Identikiti i presidentit të ri: Cili do të ishte modeli më i përshtatshëm pas precedentit Meta?!

25 Janar 2022, 11:49Politika TEMA

Nga Ylli Pata

Ilir Meta kishte të gjitha mundësitë që të përfaqësonte unitetin e popullit. Kishte qenë kryeministër i vendit, kryetar Kuvendi, ministër disa herë, edhe si përfaqësues politik kishte pasur pika takimi me PD-më, madje kishte qenë i domosdoshëm që Sali Berisha të vinte në pushtet.

Pa Ilir Metën, Sali Berisha nuk mund të rikthehej në vitin 2005. Nuk do të kishte asnjë mundësi objective. Shumë nga e majta, njerëz që me Berishën kishin ide se ai përfaqëson kataklizmën nuk e pranuan, por realisht Ilir Meta përfaqësonte logjikën se Berisha është një lloj Nano-je ndryshe, madje më i mirë.

E në vite kjo folozofi zuri vend fort tek LSI se koalicioni me PD, është më i mirë se më PS-në. Në zgjedhjet e 2007-s, ishin përfaqësuesit e LSI-së që denoncuan në opinionin publik se Rama jo vetëm nuk ju jepte, por ju merrte pushtet.

Ndaj, përpara koalicionit të vitit 2009, LSI bashkoi votat me PD-në në këshillat bashkiakë për të rrëzuar buxhetet e bashkive ku kishte fituar PS në aleancë me LSI.

Më pas, pra në 2009, 2011, 2013, historia dihet. LSI është ndjerë më rehat me Partinë Demokratike sesa me Partinë Socialiste në koalicion, pavarësisht sa ka fituar nga situate. Ilir Meta hyri në aleancë me Edi Ramën në vitin 2013, duke tradhëtuar Berishën, e ky aspekt rëndoi më shumë se tradhëtia e 2009-s që Meta i bëri PS-së dhe elektoratit të së majtës.

Pse ndodhi kjo? Sepse Ilir Meta, pas 2009-s hyri në një marrëdhënie të rëndësishme me pjesë të votuesve të PD-së, që siç u pa ishte vitale për rritjen e LSI-së.

Ilir Meta, sapo mori së bashku me Edi Ramën 1 milion votat e famshme, u pa nga e djathta si shpresa politike për tu rikthyer. Armët kimike të Sirisë ishin dëshmia e parë, ku Meta i tha Ramës “JO”. Madje e detyroi që Rama t’i thojë SHBA “JO”. Që në fakt ndodhi ashtu.

Jemi në shtatorin e 2013-s. Pas kësaj çdo zhvillim që kishte të bëjë me Ilir Metën, ishte sikur ai të ishte në koalicion me Sali Berishën.

Po atëherë pse e zgjodhi Edi Rama, Ilir Metën President të Republikës kur nuk e kishte qejf, kur e kishte një aleat të besdissshëm, kur nuk e kishte besim?

Kjo është një pikëpyetje që realisht nuk se ka marrë përgjigje të shterueshme, por gjasat janë që Edi Rama e ka zgjedhur Ilir Metën sepse ja kishte premtuar, e ka zgjedhur Ilir Metën sepse e kishte më të lehtë për ta bërë këtë gjë, e ka zgjedhur Ilir Metën sepse mendonte se do ta hiqte qafe atë.

E në fund të fundit një zgjedhje e tillë, pra e një Presidenti të Republikës, mund të vijë si një zgjidhje e detyruar.

A nuk ishte edhe zgjedhja e Bamir Topit një zgjedhje e detyruar për Sali Berishën? Doktori, siç u pa më vonë preferonte Bujar Nishanin, i cili ndryshe nga Topi, emëroi edhe kreun e SHISH edhe Kryeprokurorin siç donte Berisha.

Të gjitha këto pyetje bëhen sot, edhe për arsye se Ilir Meta dha një model krejt të ndryshëm të Presidentit të Republikës që prej largimit të Sali Berishës.

Dikush e quan Metën si një digë e autoritarizmit të Edi Ramës, si një garanci për ekuilibrimin e pushteteve në vend.

Po t’i referohemi modeleve që kanë lënë në zyrën më të rëndësishme të shtetit, kemi mjaft presidentë të Republikës që kanë qenë digë e pushtetit të kryeministrave. Madje të fortë. Duke nisur nga Rexhep Meidani, i cili, në disa raste ndaloi vrullin e kryeministrit Fatos Nano, qoftë për ministrant e rëndësishëm të kabineit, por sidomos për institucionet e pavarura, siç është SHISH.

Ndërkaq, Presidenti Alfred Moisiu ishte një model më i theksuar i një pushteti të ekuililruar, e që e tregoi këtë edhe me Fatos Nanon edhe me Sali Berishën.

Rasti më i fortë ishte ai për Kryeprokurorin e Repuvlikës, kur Berisha kërkonte ta shkarkonte, duke anashkaluar ligjin dhe Moisiu nuk e lejoi.

Një model të tillë e ka ndjekur edhe Bamir Topi, i cili edhe pse vinte nga PD, pati mjaft raste ku bllokoi orekset e Sali Berishës-kryeministër. Rastet e Gërdecit dhe 21 janarit ishin dhe kulmet që destabilizuan Berishën që e quajti edhe “horr bulevardi”.

Edhe Bujar Nishani, i cili ishte një luajal i Berishës dhe është akoma, por gjatë kohës së 5 vjeçarit të Presidencës nuk krijoi asnjë precedent të përmbysjes kushtetuese të rolit të kreut të shtetit.

Ilir Meta, kur erdhi në krye të pushtetit premtoi hapur se do të ishte një president që do të refuzonte dekretet e Edi Ramës, nuk do ta linte rehat, do të kufizonte pushtetin e mazhorancës.

Një model i një presidenti, i cili do të ndalonte fuqinë e mazhorancës, nuk do të ishte problem. Por Meta e ka tejkaluar këtë model, duke kërkuar negocim për çështjet që i kanë interesuar. Siç është rasti i Gjykatës Kushtetuese apo KED, kur kapërceu kompetencat.

Në fillim duke emëruar në Kushtetuese një gjyqtar që nuk kishte kaluar në vetting, e më pas bëri betejë për të pasur gjysmën e anëtarëve luajalë ndaj tij. Duke zgjedhur edhe anëtarë që nuk plotësonin asnjë kriter.

Kur në precedencën e institucionit të tij kishte rastin e Presidentit Bamir Topi, për çëshjen e emërimeve në organet e larta të drejtësisë. Kur pas impasit me mazhorancën e Berishës, Topi dhe PD arritën një akord që para çdo emërimi në organet e drejtësisë do të kishte një konsultim paraprak. Gjë që solli një zgjidhje pa trauma mes institucioneve, e që në fund nuk pati kontestim nga palët.

Megjithatë rasti më ekstrem i Metës, ishte përplasja me SHBA-në para zgjedhjeve të 25 korrikut.

Një përplasje që ka dëmtuar mjaft Presidencën, insittucion që prej asaj kohe është jasht loje nga perceptimi i kancelarive perëndimore.

Po në fakt, cili është modeli i një kryetari shteti që i duhet Shqipërisë, referuar përvojës 30 vjeçare që kanë sjellë presidentët që janë betuar në zyrën më të rëndësishme të shtetit.

Krahasuar me të gjithë rastet e modelet, duket se Alfred Moisiu, jo vetëm si personalitet i qëlluar, por edhe si vullnet politik, ka qëlluar më adekuati.

Që do të thotë; jo më president i njërës palë, por i zgjedhur detyrimisht si pasojë e një konsensusi sa më të gjerë, madje edhe kur mazhoranca i ka votat. PS-ja në vitin 2001 i kishte votat, por SHBA e BE e detyroi të zgjedhë një president konsensual.

Ky model do të jetë realisht një mundësi, apo edhe precedent që të zbatohet një frymë pajtimi dhe qetësie në politikën e polarizuar në vend, në të gjitha drejtimet…

18 komente në “Identikiti i presidentit të ri: Cili do të ishte modeli më i përshtatshëm pas precedentit Meta?!”

  1. Tironsi says:

    ILIR MUTI ISHTE NJE PRECEDENT QE NUK KA NDODHUR NE BOTE POR NDODHI NE KATUNDIN TONE.
    KY FSHARAR NE MENTALITET DHE NE FORMIM, ME NJE GRUA TELENDARE QE ASNJE MEHALLE NUK DI DESHERONTE TA KISHTE, KY HAJDUT ORDINER I PANGOPUR NE VJEDHJET E TIJ, KY PALAÇO I PABESE SI ASKUSH TJETER DO TE MBAHET MEND SI NJE AKSIDENT I NDODHUR, QE ME SIGURI NUK DO TE NDODHE ME PASI MONSTRA TE TILLA NUK GJENDEN KOLLAJ NE KOMUNITETE.
    JU SHOFTE EMRI KETIJ MASKARAI DHE PALAÇOJE ME EMRIN ILIR MUTI.

    1. njoni says:

      kete shtangist te deformuar e vuri maloku i Drragobise bashke me karikaturistin e Institutit te Arteve
      …dhe akoma me keq ky pis milet i pabese se shpejti do te kete kukullen Nikolla

      filloni shani me jarge dhe qurre tani lol

  2. Ruajtesi i patave says:

    Cfare fytyr fshatari,president i fshatareve.

    1. Demir Jako says:

      Vetëm një emër, DAUT GUMENI, pasi të këpusë qafën i krisuri e i paudhi Ilir Meta.

      1. mergim tari says:

        Po PELLUMB XHUFI si te duket?
        Kane shume gjera te mira te perbashketa, jane edhe te dy nga Tepelena, madje Xhufi eshte edhe nga Progonati.

  3. Stela Pata says:

    Kandidatet e EDramës për president post-Metës
    Nga jashtë Shqipërisë: Igli Tare, Enri Sala,
    Nga brënda Shqipërisë: Delina Fico, Karlo Bollino, Bython Haxhiu.

  4. Nuk e di çfarë identikiti i presidentit të ri është duke u thurrur,por ajo që do të duhej të mos ndodhte është që,Edi Rama të mos i dhunoj dinjitetin shqiptarëve me këso personaliteti prej presidenti të depersonalizuar e të shthurrur deri në vuajtje.

  5. Kris 1 says:

    Mire eshte qe me kandidatet te behest nje sfilate.Mire eshte qe te mirren nga rradhet e perputhen ose nga big bradher.
    Nje president qe te na kenaqi syte e te na ngrehe rrogen apo pensionin

  6. sokrat says:

    Presidentet Mejdani dhe Moisiu kane qene me te miret, me te ndershmit dhe me te ekuilibruarit, qe e kane nderuar karrigen ku u ulen. Personalisht do te preferoja nje President te modelit te tyre. Nuk na duhet nje President as i “bute” dhe as i “forte”, por nje President “normal”. Mendoj se duhet te paraqitet nje liste me njerez te pranueshem per kete post dhe te shtohet nje pike keshillimi me popullin. Jo pazar pozite-opozite, jo nje President partiak. Kandidati per President te kaloje Vetingun. Lufta President-Kryeminister apo President-maxhorance duhet te marre fund se u beme gazi i botes.

  7. a jemi me shqiptare? says:

    Ne themi demokraci, dmth, vullnet i popullit, pastaj biem ne çthurje te shtetit ligjor, dmth tallje me voten e popullit. Kushtetuta e percakton sakte zgjedhjen e presidentit dhe nuk ka nevoje per konsensus qe te flene bashke ne darke, bejne dhe qejf e ne mengez ngrihen duke u rrahur me hunje. Vota e popullit per mazhorancen eshte zgjidhja e duhur. Ndryshoni kushtetuten qe te ndryshoni zgjedhjen e pesidentit me konsensus. Ndryshe Vendi s’do te kete kurre rehat me konsensuset qe jane provuar qysh nga 1997 e ketej. Nuk na duhet me stabilitet formal, na duhet udheheqje dhe shtet ligjor: poshte konsensusi. Diku lexova dhe nenkuptova ata qe enderrat i lexojjne si fallxhore ne mengjes dhe i hedhin ne shportat e kazanit mediatik se sikur eshte ndermend nje njeri qe te mos kene probleme palet! Kjo eshte rruga drejte vdekjes. Duhet zgjedhur nje person kompetent, patriot, intelektua, i paanshem dhe korrekt me popullin dhe ligjin, jo brashnjare apo dhe pleq qe u çfryne bytha dhe presin ç’te rrembejne akoma per boten tjeter. Dhe nga sa kuptova ishte fjala per Ismail Kadarene, do tu thosha edhe ate mos e diskretitoni me, boll me me ate çmimin qe s’erdhi kurre, pavaresisht se sa ka perfituar nga ai popull, por dhe vendin mos e bastardoni me, se Shqiperise sot i duhet energji qe te mbuloje erresiren qe i kane krijuar. Ka plot te rinj me shpîrt dhe zemer per Shqiperine. Nuk vdes Shqiperia se e kriminalizoi per 30 vjet Sali Berisha, pavaresisht se prokuroret dhe gjykatesit vazhdojne te ushqehen me fotosintezen e tij. Lerini shembujt e Italise apo te Amerikes se bejne veze tjeter ata, ne Shqiperi vazhdon mastrubimi Sali Berishe kermes. Booll i shkaterruat ata njerez dhe ne na e mohuat ate vend duke i qendruar larg; nuk e shikonim as ne enderr.

  8. Emiljano says:

    Vini nje gomar se me mire se ky do jete

  9. Elio says:

    Po u zgjodh nga politika mafjoz si like flori do jete

  10. joel shkodra says:

    Z. Pata, a ka mbetur ndonje jashte paleve apo mbi palet per president?

  11. aaa says:

    Alfred Moisiu edhe sot eshte me i pershteshmi per president.

    Mosha eshte nje avantazh!

  12. Bobi says:

    Kushdo qe te zgjidhet do jete me i mire se ky hale.

  13. Buda says:

    Une kam studiuar sistemet qeverisese te shteteve me te perparuara demokrtike te botes dhe kam arritur ne kete perfundim:

    Shqipëria ka 30 vjet që nuk po shndërrohet dot nga një ish-shtet Diktatorial Komunist në një Shtet të ri Demokratik.
    Historia e këtyre 30 vjetëve vërtetoi se “konstitucionalistët” amatorë Sabri Godo e Arben Imami hartuan një Kushtetutë të dobët për Shqipërinë Demokratike, e cila u duk e pershtatshme për kohën. Por Sali Berisha dhe Edi Rama e shndërruan brenda natës, më 21 prill 2008, në një instrument diktatorial në duart e kryetarit të Partisë në Pushtet, siç ishte dikur në duart e Sekretarit I të PPSH, Enver Hoxha.
    Sipas devijimeve të Kushtetutes më 21 prill 2008:
    1. Në Shqipëri nuk ka asnjë ligj që e kufizon mandatin e Kryetarit të Partisë dhe ata shndërrohen në Diktatorë.
    2. Kryetari i Partisë që fiton zgjedhjet ngjitet në kreun e Pushtetit Ekzekutiv, bëhet Kryeministër.
    3. Kryetari i Partisë-Kryeministër zgjedh Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, bëhet edhe Kryetar i Pushtetit Legjislativ.
    4. Kryetari i Partisë, Kryeministër e Kryetar i Pushtetit Legjislativ zgjedh Presidentin e Shqipërisë. Pra behet edhe Kryetar i Pushtetit Juridik.
    Kështu, në Shqipëri, në vend të tre pushteteve që balancojnë dhe kontrollojnë njëri-tjetrin, kemi një Kryetar Partie
    që kontrollon të tre Kolonat Themelore të një Shteti Demokratik.
    E vetmja mënyrë për të balancuar dhe kontrolluar tre pushtetet në Shqipëri do të ishte zgjedhja në postin e Presidentit të një juristi konstitucionalist me votim direkt nga populli, i cili do të përfaqesojë Pushtetin Juridik.

    Me respekt Buda nga USA

  14. Vaso Pasko says:

    META DHE BERISHA NDJEKIN TRADITEN E PARTIS NEN TE TYRE. BENIN NJEMIJE PISLLEQE ORDINERE DHE TE GJITHA “PASTROHESHIN” ME NJE AUTOKRITIK TE “NDERSHME” PARA PARTIS. TANI NUK BEJNE AUTOKRITIK SE NUK PRANOJNE ASGJE, POR NGREJNE DY GISHTAT PERPJET DHE MENDOJNE SE U HODHEN HI SYVE POPULLIT E TE TJEREVE. SI STRUCAT QE FSHEHIN KOKEN NE NJE SHKURRE DHE U DUKET SE JANE FSHEHUR.

  15. Patronazhisti says:

    Edvini do te beje part time edhe Presidentin. Pra edhe kryeminister edhe president. Pa mandat. Sa ti doje qejfi. Te gjithe kane rene dakort qe eshte me I miri, sgenjen asnjehere, smashtron kurre, nuk vjedh per qamet, eshte shkencetar ne ekonomi politike e jashteme strategji ushtarake; lufton korrupsionin, oligarket, monopole, pastrimin e lekeve, drogen se duron dot fare, urren kriminelet , ska llogari ne offshore, kundër ndertimeve dhe abuzimit frenetic me te drejten e prones…..e shume te tjera ane te shkelqyera positive. Edhe impotencen po e kuron. Me ndihmen e Allahut ti kthehet buzeqeshja e “vegles” se ngeli duke perforuar vetem bythën. Rrofte presidenti Edvin Rama

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje