Pse Gjermania refuzon të armatosë Ukrainën, kundër Rusisë?

25 Janar 2022, 22:40Politika TEMA

Refuzimi i Gjermanisë për t’i ofruar armë Ukrainës, ndryshe nga anëtarët e tjerë të NATO-s, ka irrituar disa aleatë dhe ka ngritur pikëpyetje rreth vendosmërisë së Berlinit për t’i dalë kundër Rusisë.

Kjo çështje u vu në qendër të vëmendjes gjatë fundjavës pas një njoftimi se Berlini kishte arritur deri aty sa të mos lejonte Estoninë që të dërgonte avionë të vjetër gjermanë në Kiev për ta ndihmuar në mbrojtjen përballë trupave ruse që janë grumbulluar në masë pranë kufirit ukrainas.

Qëndrimi i Gjermanisë lidhur me furnizimet me armë “nuk është në përputhje me nivelin e marrëdhënieve tona dhe situatën aktuale të sigurisë,” tha në Twitter Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba.

Duke folur me gazetarët të hënën në Berlin, kancelari gjerman Olaf Scholz mohoi të ishte marrë një vendim për avionët dhe këmbënguli se vendi i tij është në krah të aleatëve të NATO-s dhe Bashkimit Evropian, në kundërshtimin ndaj çdo inkursioni rus në Ukrainë.

“Nëse kjo ndodh, ne do të veprojmë së bashku,” u tha ai gazetarëve. “Do të kishte një kosto të lartë.”

Por ai tha se megjithëse Gjermania do të vazhdojë të ofrojë ndihmë për Ukrainën, do të kishte një përjashtim:

“Ne nuk ofrojmë asnjë armë vdekjeprurëse.”

Ky qëndrim, i kritikuar në Kiev dhe në një farë mase në Uashington dhe Londër, ka shkaktuar shqetësim tek disa në Gjermani që thonë se vendi i tyre mund të mos konsiderohet si një partner i besueshëm.

“Politika jonë e paqartë lidhur me Ukrainën dëmton jo vetëm Gjermaninë por të gjithë BE-në?” thotë Wolfgang Ischinger, ish-ambasadori i Gjermanisë në Shtetet e Bashkuara, aktualisht kreu i Konferencës vjetore të Sigurisë në Mynih.

Ekspertët thonë se pozicioni i Gjermanisë i atribuohet pjesërisht historisë së saj të agresionit gjatë shekullit të 20-të.

“Është e qartë që trashëgimia e militarizimit të vetë Gjermanisë në Evropë gjatë dy Luftërave Botërore, ka bërë që shumë udhëheqës gjermanë ta shohin çdo përgjigje ushtarake si alternativën e fundit,” thotë Rachel Ellehuus, zëvendësdrejtore e programit për Evropën, Rusinë dhe Euroazinë në Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare në Uashington.

Por ky qëndrim mund të japë efektin e kundërt në këtë rast, tha ajo. “Qeveria aktuale nuk duket se po e kupton që dërgimi i armëve mbrojtëse në Ukrainë mund të frenojë në fakt agresionin e mëtejshëm rus.”

Dhe ndërsa Gjermania ka përmendur pozicionin e saj për të mos eksportuar armë në zonat e konfliktit në të kaluarën, analistët thonë se ky rregull nuk është zbatuar gjithmonë.

“Ka pasur gjithmonë përjashtime, si lufta e Kosovës ose mbështetja për kurdët kundër ISIS-it në Siri,” thotë Sabine Fischer, një eksperte për Rusinë në Institutin Gjerman për Çështjet Ndërkombëtare dhe të Sigurisë.

Debati mbi armët gjermane po ndodh disa ditë pasi kreu i marinës gjermane dha dorëheqjen pas kritikave brenda dhe jashtë vendit për komentet lidhur me Ukrainën dhe Rusinë. Duke folur të premten në Indi, zëvendësadmirali Kay-Achim Schoenbach tha se ishte e rëndësishme që Rusia të ishte në krah të BE-së kundër Kinës dhe sugjeroi që presidenti rus Vladimir Putin meritonte “respekt”.

Ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock e bëri të qartë se megjithë shqetësimet për eksportimin e armëve në Ukrainë, Berlini e sheh me shqetësim qëndrimin e Rusisë.

“Javët e fundit, më shumë se 100,000 trupa ruse me tanke dhe armë janë grumbulluar pranë Ukrainës pa ndonjë arsye të kuptueshme. Dhe është e vështirë që kjo të mos shihet si kërcënim,” tha ajo gjatë një vizite në Moskë.

Duke folur së bashku me homologun e saj rus, ajo paralajmëroi se Gjermania ishte e gatshme të konsideronte hapa të ashpër nëse Rusia vepron kundër Ukrainës.

Kjo përfshin vënien në pikëpyetje të së ardhmes së gazsjellësit Nord Stream 2 që synon të sjellë gaz natyror nga Rusia në Gjermani.

Një veprim i tillë kundër furnizuesit të saj më të madh të energjisë do të kishte një çmim të lartë edhe për Gjermaninë.

Duke pasur parasysh planet për të mbyllur tre termocentralet e saj të fundit bërthamore këtë vit dhe për të eliminuar përdorimin e qymyrit deri në vitin 2030, varësia e Gjermanisë nga gazi do të rritet në të ardhmen e afërt derisa të ketë sasi të mjaftueshme energjie të rinovueshme, thotë Georg Zachmann, i Institutit ekonomik të Bruegelit në Bruksel.

Megjithatë, zyrtarët gjermanë besojnë se fakti që vendi i tyre është një klient me peshë për gazin rus, mund t’i japë ndikim, pasi Moska nuk do të dëshironte të dëmtonte reputacionin e saj si një furnizues i besueshëm.

Por fqinjët e Gjermanisë nuk janë të bindur se kjo taktikë do të funksionojë.

“Për gati tre dekada, Gjermania ka nxitur një qasje më përfshirëse ndaj Rusisë bazuar në politikën e ndryshimit përmes tregtisë. Por kjo nuk e ndryshoi Rusinë,” thotë Slawomir Debski, drejtor i Institutit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Varshavë të Polonisë.

Por ai shton se as mospërputhjet mes aleatëve të NATO-s dhe BE-së nuk ndihmojnë.

Nëse Berlini preferon të fokusohet tek presioni ekonomik ndaj Moskës, ndërsa të tjerët ofrojnë ndihmë ushtarake për Ukrainën, një qasje e tillë mund të funksionojë, thotë zoti Debski, “me kusht që të jetë pjesë e një strategjie dhe një objektivi final për të cilin aleatët të kenë rënë dakord”.

Të hënën në një takim të ministrave të jashtëm të BE-së në Bruksel, ministrja Baerbock tha se përparësia e qeverisë gjermane është të zbusë tensionet rreth Ukrainës.

“Berlini do të duhet të përballet me kritikat që vijnë nga Ukraina, vendet e tjera evropiane dhe Uashingtoni,” thotë eskpertja Fischer. “Në të njëjtën kohë, Gjermania mbetet një lojtare e rëndësishme në negociatat rreth konfliktit ruso-ukrainas dhe parashikoj se do të vazhdojë të mbështesë sanksionet dhe masat e tjera në të ardhmen.”

12 komente në “Pse Gjermania refuzon të armatosë Ukrainën, kundër Rusisë?”

  1. american16al says:

    Gjermania me historine e luftes II boterore mundohet te justifikoje politiken e saj per t’u mos angazhuar ne lufte por vetem per paqe, good… por paqja vjen me lufte.
    Perse Gjermania bene pjese ne NATO kur ka kete politike, perse qendron ne kete aleance…!!!!!!???????

    1. Janullistan Airways says:

      Nato esht korrake islamike, bombardoi Milosheviçin e pafajshem edhe Serbine Xristiane Irthodhoxe, ne Favor te Kosoves Islamike, ne Favor te Kroacis Uslamike, kunder Xrustianeve Serbe.

    2. Kalec Dega says:

      Jua tregoi te verteten Trump po juve nuk ju pelqen e verteta.
      =
      Ndersa Rusia eshte ne bllokade nga EU, Putini furnizohej me miliona nga Merkel.
      Si puna e Berishes qe i urrente Serbet por i furnizonte me nafte.
      =
      Beqira, nje dite do baheni dhe ju njerez…ne Mars….

  2. demokrati says:

    Gjermanet sado te ftohte duken kane shpirt levantine.interesat e tyre ekonomike jane paresore.pasi e perdoren NATO deri ne 90 dhe ribashkim, gjermanet po behen te moralshem.A nuk ishin ata qe me te drejte armatosen Kroacine perball agresionit serb?politika e Merkel dhe gjermane nje harakiri me dritshurtesine e politikes se tyre energjitike, rob te kgb-istit te Kremlinit.Gjermania kujton se Ukraina eshte si te tallesh me Shqiperine, kur pas pergezimeve vinin 9 kishte.Ata qe mbajne te pushtuar Koninsbergun jane me afer Berlinit se Washingtonit.

    1. Asd says:

      Eshte e qarte qe Gjermania heziton te dale kunder ushtrive te medha. Keshtu forcon ekonomine e saj nga njera ane, dhe ua le te tjereve te luftojne per paqen. No good. Asnje nuk eshte budalla. Ne dy tasa nuk ha dot. Shume shpejte do te vije kushti ” in or out” i NATO. Pavaresisht nga justifikimet e luftes se dyte boterore, Gjermania pritet te beje ate qe eshte me e drejte.

  3. furnella me valeguri says:

    1 fjale : Gazi

  4. spata says:

    Anglezet nuk qene budallenje qe u shkeputen nga Evropa .Gjermanija ,me politikat e saja ,pas 90,kapatur piksynim te rikuperonte ekomomine ruse .Jemi deshmimtare te fondeve qe ajo i dha Rusise per 10 vjete .Rusija tani eshte fuqizuar ushtarakishte dhe Evropa, pa SH.B.A ,nuk ja del dote cfaredo konflikti qe mund te linde .Kete situate e cfrytezon dhe Franca qe ka ruajtur e ruan politika pro Rusise .

  5. Alb says:

    Per gjermanin ukraina eshte me mir ne kontrollin e rusise gjermania me mir mbane 3 milion arab sesa ukrainas te alkolizuar qe skan vlera morale.

  6. Olsi says:

    Terci verci jo ashtu po keshtu, evropa i paguan harac amerikes, se ndryshe evropa plaka kurve qe beri pazare me ne, ne 1912, sot do flisnin rusisht.

  7. Nick_the_dick says:

    Kur vjen puna për me pa se nga i leverdis ma mir, çdo shtet serjoz ashtu siç asht dhe Gjermania, i vë n’kandar për me i peshu interesat, edhe n’kët mes Gjermanis i ha kandari ma shum nga ana e Rusis se sa nga Ukraina. Për shembull ish kancelari gjerman Gerhard Shreder asht drejtor i kompanis ruse të naftës Rosneft, si edhe kryetar i bordit drejtus të gazsjellsit northstream 2. Por edhe megjithse asht fuqi e madhe ekonomike Germania nuk asht nji vend i lir dhe sovran që nga mbarimi i luftës dyt botrore. Që t’kuptohemi, edhe pse prodhon tanket dhe nëndetset ma t’mira n’qarkullim, Gjermania gati me gati 90 miljon banor ka ushtri ma t’vogël se Greqia me 10 miljon banor. Gjermanis nuk i lejohet me ba ushtri t’madhe e me shit arm pa hesap se ka akoma Çeçua biçak. Jo ma kot ish sekretari i par i përgjithshëm i NATO-s, lordi dhe baroni Ismay ka ba që n’fillim deklaratën legjendare ku tha që: kjo aleanc u kriju për ta mbajt Rusin jasht, Amerikën brenda dhe Gjermanin posht.

  8. Nick_the_dick says:

    Kur vjen puna për me pa se nga i leverdis ma mir, vendet serjoze siç asht Gremania i vën n’kandar dhe i peshojn interesat, e n’rastin midis Rusis dhe Ukrainës duket se Gjermanis i ha kandari n’anën e Rusis. Për shembull ish kancelari Gjerman Gerhard Shreder asht drejtor i kompanis ruse t’karburanteve Rosneft, si dhe kryetar i bordit drejtus t’gazsjellsit northstream 2. Përveç t’gjitha ktyne duhet than se edhe pse nji fuqi e madhe ekonomike, Gjermania nuk asht vend i lir dhe sovran që nga fundi i luftës dyt botrore. Pra edhe pse prodhon tanket dhe nëndetset ma t’mira n’qarkullim, Gjermanis nuk i lejohet t’ket ushtri t’madhe dhe t’shesi arm ku i don qefi se ka akoma Çeçua biçak. Për shembull Gjermania me rreth 90 miljon banor ka ushtri ma t’vogël se Greqia me 10 miljon banor. Jo ma kot ish sekretari i par i përgjithshëm i NATO-s lordi dhe baroni Ismay ka ba që n’fillim deklaratën legjendare ku tha që: kjo aleanc u kriju për t’mbajt Rusin jasht, Amerikën brenda dhe Gjermanin posht.

  9. american16al says:

    NATO duhet t’a perjashtoje Gjermanine nga aleanca, ajo eshte nje anetare e cila nuk eshte cudi te punoje per Rusine brenda saj, lereni jashte aleances te shijoje frutet e politikes ae saj me dy fytyra..!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje