Raporti i fundit i “Transparency International”, Basha: Armiku i mirëqenies së shqiptarëve është korrupsioni

25 Janar 2022, 10:56Politika TEMA

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar për raportin e “Transparency International” për korrupsionin ku Shqipëria është përkeqësuar.

Në një postim në rrjetet sociale, Basha shkruan se ky raport konfirmon se armiku i mirëqenies së shqiptarëve është korrupsioni. Kreu i demokratëve thekson se  lufta kundër korrupsionit është interesi i tyre kombëtar.

“Raporti i fundit i “Transparency International” konfirmon se armiku i mirëqenies së shqiptarëve është korrupsioni. Përhapja e tij në çdo nivel të qeverisë Rama po e mban Shqipërinë në vendnumëro.

Lufta kundër korrupsionit është sot interesi ynë kombëtar, për të çliruar vendin dhe institucionet e tij nga të korruptuarit. Ndonëse një grusht i vogël njerëzish po mundohen ta mbajnë peng të ardhmen, ajo tashmë ju përket shqiptarëve!” shkruan Basha.

1 komente në “Raporti i fundit i “Transparency International”, Basha: Armiku i mirëqenies së shqiptarëve është korrupsioni”

  1. LALËZ says:

    Ja kush flet per korrupsionin ! Dhe jemi ne demokraci, ,e shtet ligjor jemi me breket ne fund te kembeve. Miljarderet flasin per korrupsionin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje