Basha publikon videon me të rinjtë: Kanë zgjedhur të ardhmen, janë gati të ndryshojnë Shqipërinë

26 Janar 2022, 09:37Politika TEMA

Kryedemokrati Lulzim Basha e ka nisur ditën e sotme me një video nga takimi i tij me të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike.

Basha deklaron se të rinjtë ata që kanë sjellë ndryshimin, sot janë sërish gati të ndryshojnë Shqipërinë dhe të ndërtojnë një të ardhme më të mirë.

“Me energjinë dhe potencialin e tyre të jashtëzakonshëm, të rinjtë e FRPD kanë zgjedhur të ardhmen, kanë zgjedhur të qëndrojnë, të përballen dhe të fitojnë kundër qeverisë më të korruptuar në Europë. Kanë qenë gjithmonë të rinjtë ata që kanë sjellë ndryshimin, sot janë sërish gati të ndryshojnë Shqipërinë dhe të ndërtojnë një të ardhme më të mirë”, shkruan Basha.

Në takimin e djeshëm, Basha nuk la pa shigjetuar ish-kryeministrin Sali Berisha. Ai u shpreh se nuk mund të ecet përpara me të vjetrën, ndërsa theksoi se ka politikanë që u plakën e duan të vdesin në karrigen e pushtetit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje