Arrestohet sipërmarrësi nga Durrësi që vendosi ekspolziv tek porta e shtëpisë së Armand Dukës

25 Janar 2022, 22:15Politika TEMA

Policia ka arrestuar autorin, i cili vendosi eksplozivin në shtëpinë e presidentit aktual të FSHF-së Armand Duka në Durrës.

Autori është identifikuar si Arlen Hasanaj, 34-vjeç, pronar i një biznesi në qytetin bregdetar.

I dyshuari është sipërmarrës dhe ende nuk dihet konflikti që ka mes tij dhe Armando Dukës.

Nga hetimet rezultoi se shtetasi që vendosi dhe aktivizoi lëndën eksplozive pranë portës së oborrit të familjes Duka është fiksuar nga kamerat e sigurisë në rrugën paralele me portin duke hipur në një automjet tip ML të cilin e ka lëvizur pak metra.

Sipas Top Channel, i riu me kapuç është parë të futet edhe në një pallat në Durrës. Kanë mjaftuar këto pamje për ta çuar grupin hetimor drejt zbulimit të identitetit përmes targës së automjetit.

Nga veprimet hetimore rezulton se Hasanaj është banor i pallatit ku kamerat e sigurisë e kanë fiksuar natën e së hënës duke hyrë e dalë. Ai është një person pa precedentë penalë.

Do të jenë veprimet e mëtejshme hetimore që do të zbardhin motivet që e shtynë atë drejt ngjarjes kriminale që u regjistrua natën e së hënës në lagjen 3 të qytetit ku banon kreu i FSHF-së, i cili pak pas ngjarjes teksa kërkoi gjetjen e autorit u shfaq dyshues nëse autoritet do të zbardhnin në kohë rastin.

20 komente në “Arrestohet sipërmarrësi nga Durrësi që vendosi ekspolziv tek porta e shtëpisë së Armand Dukës”

  1. Ilir says:

    Te mbylle sqepin Erjoni dhe gjithe erjonet e politikes. Ta kuptojne rendesine e fjales qe leshojne. Ju gazetaret gjithashtu.

    1. Mario says:

      Perse ta mbylle sqepin, per krimet e Dukes?

      1. Ilir says:

        Sepse ka shume trapa si ky… sipermarresi biznesmen apo si Stresi i berishes ne kete vend, qe frymezohen nga politika apo shtypi. Kaq duhej ta kishin kuptuar. Ketu ndizet zjarrin edhe pa i fryre fare.

        1. taulant says:

          mos u ngut, te presim hetimet. Edhe Pango e pesoi njehere kur po hapte qenepin e garazhid, por rezultoi se e kishte vendosur vete. Duka i krimit kerkon te viktimizohet dhe mbase ka paguar dike per ti hedhur nje shashke tek porta e jashteme prej hekri.

      2. Ose Ose says:

        Ose Duka e ka porositur dinamitin per te bere viktimen

  2. Andi says:

    O ato robt e shpise e ca te permban libri, mire i ke mor badole shijaks e dhjaks. Po ik mor e merru me bageti, e ke marre peng FSHF ka 100 vjet.

  3. kthhh says:

    Bravo policise dhe investiguesve.

  4. Marsel says:

    nuk ka konflikt midis Dukes dhe ketij Hasanaj Perkundrazi Hasanaj eshte paguar te veri nje pako me fishekzjarre te dera e Dukes sa per te bere zhurem Duka do kerkoj azil pasi i “kercenohet”jeta dhe do iki bashke me parate e vjedhura dhe te droges

  5. Kajo Karafili says:

    …e gjetem Vangjeeel…

    1. pjeter says:

      Hahaha, koment perfekt.

  6. lori2 says:

    “Marceli” ka te drejte. Keshtu kane vepruar shume mafioze shqiptare per t’i shpetuar ligjit.

  7. faro says:

    Marsel e ke gjet saktë. Duka po LUAN viktimën. UEFA iu përgjigj menjëherë. Pse kaq shpejt me një shqiptar?

  8. Iso says:

    Une dyshoj qe e ka sajuar duka per te fajsuar Veliajn e shtetin!

  9. Neri says:

    Ta kuptoje Duka se kreminelet dhe hajdutet nuk gjesdisin me kale dhe gomar por me ML.Ata police dhe hetues qe ishin aty ,ti mbushet mendja Dukes se bejne nje pune kolosle se cdo gje e nisin nga hici dhe jo si ai qe EUROT i gjen te gatsheme.

  10. Jo mashtrimit says:

    Marseli ka te drejte! Sepse Duka ne deklarate e pare per shperthimit, beri aludim politik me batuten e filmit Pylli lirise ” qe vrases i eshte hypur mbi kale. Ky aludim ishte per E.Veliaj.

  11. Tagriu says:

    Pra bomben e Ka vene vete Duka qe the duket si viktime!

  12. Skenderbegasi says:

    Kajo,
    aq e goditur eshte kjo shprehja
    e filmit shqiptar:
    ” …e gjetem vangjeeel … ” sa mban
    arom karafili.
    Te pershendes.

  13. Marko Gjoni says:

    Atentatori është dora e zezë e Sali Pisit ose e Dukës vetë. Këta dy janë aq gjakpirësa, sa edhe me fatin e shtetit luajn për interesa personale.

  14. Pak says:

    Personi qe ka vendosur explozivin eshte ai qe ka vendosur vete Armando Duka, bile e ka paguar per ta vendosur. Prisni dhe do shikoni perfundimin kur ai ta tregoje e te thote qe me tha vete Armando.

  15. Samiu says:

    ME BERI PERSHTYPJE GAZETARJA ME FYTYRE KALI KLODIANA LALA. KUR FOLI ME TELEFON NGA VENDI I NGJARJES NE OPINION PER BLENDI FEVZIUN PAK PASI KISHTE NDODHUR NGJARJA DHE THA SHPREHIMISHT “PER SHKAK TE KONFLIKTIT ME KRYETARIN E PARTISE, (LAPSUS QE E KORIGJOI PO VETE) KRYETARIN E BASHKISE ERJON VELIAJ. E KUPTONI CFARE M’T GAZETARESH KEMI QE BEJNE EDHE PROKURORIN EDHE GJYKATESIN… PTU…. RRACE E POSHTER….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje