MESAZHI/ “Lere të flasë pa limit”, Flamur Noka kapet mat duke i shkruar privatisht Lindita Nikollës pasi i preu fjalën Berishës

27 Janar 2022, 13:42Politika TEMA
MESAZHI/ “Lere të flasë pa limit”, Flamur Noka kapet mat

Zëdhënësi dhe badigardi personal i Sali Berishës, Flamur Noka, vijon inensivën e tij brenda Kuvendit për të kërkuar kohë pa limit në foltore.

Gjatë seancës parlamentare, ai është kapur në momente tensioni duke i shkruar kryeparlamentares Lindita Nikolla privatisht në telefon, ku i kërkon që të shkelë rregulloren dhe të rezervojë sa më shumë kohë për ish kryeministrin.

Më herët, Nikolla i ndërpreu fjalën Berishës pasi ai nuk po fliste për procedurën e ditës por po apelonte që Shqipëria të ndihmohet me fishekë dhe municione Ukrainën për t’u përballur me agresionin rus.

Pushtimi i foltores nga Berisha ishte një praktikë që kishte vite që nuk ndodhte, qysh nga koha kur në krye të Kuvendit ishte Ilir Meta i cili deklaronte se për aleatin e tij të vjetër ruante dobësi të veçantë, si dhe nuk ka asnjë rregullore që duhet respektuar kur flitet për të.

Tashmë, pas përjashtimit nga Partia Demokratike, në bazë të rregullores së Kuvendit, Berisha do të ketë kohë më të shkurtër në dispozicion për të folur në seancat parlamentare.(TemA)

 

7 komente në “MESAZHI/ “Lere të flasë pa limit”, Flamur Noka kapet mat duke i shkruar privatisht Lindita Nikollës pasi i preu fjalën Berishës”

  1. Salivirusi ppsh says:

    DO TE THOTE QE KJO KA MIQESI ME F.NOKEN ?

  2. Sara says:

    keto ka ‘reshti i fundit”

  3. Kanani says:

    Po kjo ishte loja.Doni me per Bejlulin.Bluja dhe e kuqja Jane sa per te treguar qe ka “pluralizem?” sepse te gjithe vjedhin njesoj plus qe derdhin detyrimet tek shefat e medhenj(te huaj dhe vendas).”Ramazan Dacin e thirrni per…? Keni harruar qe nuk duhet t’a pyesni shefin per gjera te tilla”-Filmi Shtigje lufte.Politika eshte zanati I dyte me I vjeter ne bote MBAs atij te parit bile Jane kusherinj.

    1. Pilo Lala says:

      Qenkan ortake pse i kerkon nje gje Flamur Noka Kryetares Kuvendit?
      Keni ment, apo ju kane ikur si Ilir metes, qe po flet percart nga frika?
      Edi po icon nje nga nje ne burg.

  4. Hajde says:

    Po mer kara, meqe Noka ka komunikuar me kryetaren e parlamentit apo ministrin kjo do thote automatikisht qe jane duke bere pazare kunder LULIT. Ska dyshim qe jane me Ramen sipas Meros! !!!!.
    Hajde llogjike karash hajde.

  5. emigranti says:

    e e o pilo po ai duhet ti thoji SPAK-ut o bej punen ose do te bje FBI-nin te drejtoi ketu , qe te zhduken gjithe keta fakte ka plote. HAPJA e depove te armeve, djegia e fabrikave, firmat piramidale e shume te tjera qe nuk numerohen dot

  6. Malo says:

    Mosssss more fat paskeni zbuluarrrrrr,sipas llogjikes tua keta duhet te jeni ne hasmeri apo jo?Vfc juve me ata qe I filmojne.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje