Ina-Ina, Ilir, po kështu na the edhe para 25 prillit!

28 Janar 2022, 11:34Politika TEMA

Nga Bledi Lumani

Në një konferencë për mediat, këtë të premte, Ilir Meta u shpreh se do të marrë pjesë në garë në zgjedhjet lokale të pjesshme të 6 marsit, në emër të popullit të 2 marsit.

“Të bëhen gati sepse pas ballafaqimit të parë, i cili do të jetë, më e largëta në një vit, kur janë zgjedhjet e përgjithshme vendore, koalicionit Bravo-Brava, i cili ka 8 vite që qeveris Shqipërinë, që e di teatër politikën edhe luftën ndaj korrupsionit, do t’i recitoj një poezi që e ka bërë vetë shefi i këtij koalicioni Bravo-Brava, atë Ina-Ina, por pas zgjedhjeve, pas garës së parë”, tha Meta, që po kërkon të marrë sërish revansh, pasi iu zy gryka dhe zëri pas 25 prillit.

Edhe pse president, edhe atëhere ai doli zyrtarisht në fushatë për LSI-në, duke ulëritur e kërcënuar televizion më televizion, se do të bënte namin me kosore e cfurk në dorë më 25 prill, që të ndalonte fitoren e Edi Ramës.

Dhe premtoi publikisht madje, se do të jepte edhe dorëheqjen, nëse Rama merrte më shumë se 71 deputetë.

Rezultati dihet: Ilir Meta nuk mori dot më shumë se 4 deputetë, nga 19 që kishte, ndërsa Edi Rama mori mandatin e tretë.

Tani, pas disa muajsh heshtje dhe meditimi, Ilir Meta ka filluar të trashë zërin sërish, pasi këtë radhë ka në krah edhe Sali Berishën.

Por a mund të trembin më njeri ata?

25 prilli foli qartë, ndaj tani Ilir Metës nuk i ngelet veçse të na recitojë ndonjë poezi me Inën.

Kuptohet, deri sa t’i vijë mandata përtej detit edhe atij.

Pastaj kushedi, ndoshta qetësohet dhe mbledh mëndjen njëherë e mirë!

P.S: “Ina, Ina” është pjesë e publicistikës “Triptiku i laryshisë” së Edi Ramës, ku mes rreshtave të rrëfimit ka edhe një pjesë “Ina, Ina hiqi brekët”, të cilës i referohet Ilir Meta. Vetëm se në rastin konkret, vështirë se mund t’ja recitojë Meta, Ramës këtë poezi, pasi Rama ua ka “hequr brekët” rregullisht këto vitet e fundit, duke i lënë lakuriq jo vetëm fizikisht, por dhe mendërisht.

7 komente në “Ina-Ina, Ilir, po kështu na the edhe para 25 prillit!”

  1. Turkyia e Erdoganit 250 mil investim ne Serbi po vetem xhami ne Shqiperine. e Rahmiut, lol says:

    Tema e Meros e ka me rralle, fillon me kritika dhe sharje e sulme kunder Bashes……sapo kujtohet, vazhdon me Berishen…bile dhe Makronin…dhe prape kthehet te Ilir Meta….(te gjithe keta “armiq” te Edvin Rames),lol
    =
    …kemi kohe qe degjojme se si mbron Bashen ne Tema, kunder Berishes……kuptohet….
    =
    lol
    =
    lol
    kaq shume e paguan Rama , thua….!

    =

  2. ina ina kush te qina o ilirqina

  3. Deda says:

    E keqja e këtij vendi erdhi që kur sali berisha të mbrojti mbrojti nga drejtësia për korrupsion pastaj ti po i lan borxhin.që nga ajo kohë SHQIPËRINË e mori dreqi

  4. Taulant says:

    Ne ka bure me te felliqur, me buracak, me laskar dhe tinzar budalla se Meta, do ta mohoja qenien time ne kete bote.

  5. Shqiptari says:

    —Eshte e pafalshme per te gjithe shqiptaret te vazhdojne te votojne nivele te tilla sharlatanesh provinciale,hajdute dhe tinzare,lolo teveqele,sarahoshe inateçor, me ide dhe bindje ekstremisht te majta,te zhytur ne llumin e korrupsionit.
    —Pasi e vodhen,e degjeneruan moralisht dhe ekonomikisht,pasi e dogjen dhe e shkaterruan kete vend,tallen ekraneve si lolo duke recituar dejshem poezi.
    —Eshte per te qare dhe per te qeshur kur ende ka te marre qe leqndisen “foltoreve” dhe 2 marseve neper sheshe per te ruajtur karriget e delenxhinjve maskarenj polititik.
    -Po ende enveriste mbeten keta mjerane dhe nuk e kuptojne qe Amerika e ka dhjere kete rrace politikanesh??!!
    —Ooo zot!Si ka mundesi te zderhallesh pas komunisto malokut Sahli,pas Tritanit,Mulit,Nishan sakatit,Spahos,malokeve tropojane e kuksiane dhe tere aradhase injorante me leva,hunj dhe molotov ne dore.
    —Duhet nje zgjim nga kjo enderr mashtrese qe po i lodh jo vetem mjeranet besimtare,por dhe mbare nje popull te tere
    —Kete zgjim duhet ta beje çdo shqiptar i mençur.Ndoshta!

  6. kasemi says:

    Mjer shqiptaret cfare shohin, cfare degjojne e cfare lexojne.
    Turp per Ilirin qe sipas shkrimit paska kenduar nje kenge me nje vazhdim aspak ne perputhje me hallet e problemeve te shqiptareve.
    Turp dhe per artikull shkruasin qe perserit po te njejten kenge, se Rama ja paska hequr…. atyre.
    Une e dij qe Rama paguhet t’i sherbeje shqiptareve, ne permisimin, garantimin, perparimin dhe berjen e vendit me shprese per shqiptaret, te cilet per fatin e tyre te keq po ikin nga syte kembet.

  7. Loku says:

    I ka ikur mendja eshte bere karagjoz.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje