Në Korçë FSHF kontrollon procesin, emërohen 2 delegatët: Protestojnë Erseka, Pogradeci dhe Bilishti

28 Janar 2022, 13:51Sport TEMA

Federata Shqiptare e Futbollit po kujdeset që ta ketë gjithccka në kontroll në procesin për përcaktimin e delegatëve të Asamblesë Zgjedhore të 2 marsit, ku do të votohet edhe për kreun e Federatës Shqiptare të Futbollit.

Në Korçë sot është zhvilluar procesi i përcaktimit të delegatëve, nën vëzhgimin e përfaqësuesve të Armand Dukës nga Tiranë.

Kreu i Shoqatës Rajonale të Futbollit në Korçë Ilir Përmeti tha se ai nuk është votuar se është në mes të mandatit, kështu që përveç atij vetë është përcaktuar edhe delegati tjetër Roland Shkëlqimi.

Ndërkohë që për këtë proces kanë protestuar klubit e futbollit të Ersekës, Pogradecit dhe Bilishtit, të cilët kanë munguar në këtë mbledhje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje