Pekin, 129 persona të infektuar në fshatin olimpik

28 Janar 2022, 19:31Bota TEMA

Pavarësisht masave anti-Covid, në fshatin olimpik të Lojërave Dimërore, numri i të infektuarve ka shkuar në 129 persona.

Sipas të dhënave të përditësuara nga komiteti organizator, personat pozitivë janë konfirmuar gjatë tre javëve të fundit, nga data 4 deri më 26 janar.

Më tepër se 20 të infektuar u konstatuan në orët e fundit, pjesa më e madhe e të cilëve u zbuluan në testet e shpejta që realizohen në aeroportin e Pekinit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje