Rama: Jam i vetmi pa titull shkencor kam vetëm Bachelor, shqiptarët të gjithë me Master

28 Janar 2022, 12:10Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Universitetin Bujqësor të Tiranës. Ky universitetet, në bashkëpunim me Qeverinë Gjermane ka marrë një program Doktorature në Bujqësi, Mjedis, Bioteknologj, Agrobiznes dhe Mjekësi Veterinare, i cili synon kualifikimin e mëtejshëm të studentëve ekselentë dhe profesionistëve të rinj.

Gjatë fjalës së tij kreu i qeverisë nuk i ka kursyer batutat me të pranishmit, teksa tha se në sallën ku po mbahej takimi në fjalë, ishte i vetmi pa një titull shkencor, pasi kishte bërë vetëm ciklin e studimit Bachelor ndërsa shqiptarët janë me Master.

“Sot për mua është një ditë e shënuar e marrëdhënies me rektorin, në të drejtën e tij ai ishte shumë i shqetësuar disa kohë më parë. qoftë për faktin se ka pasur një rënie për regjistrime në universitetin Bujqësor. Qoftë për faktin e mos hapjes së doktoraturave. Për të dyja kemi pasur diskutime sesi t’ja dalim më mirë.

Në këtë sallë unë duhet të jem i vetmi pa asnjë titull shkencor dhe asnjë statusi akademik. Një Bachelor i thjeshtë jam unë nga e kaluara ime. Megjithëse Evisi thotë se po të konvertohet me të sotmen i bie të jetë Master. Por kjo fjala Master më është bërë tmerr ku të gjithë shqiptarët janë me Master.

Sot hapet një proces doktoraturash i një cilësie të garantuar. Iu jepet mundësia 30 individëve që të zhvillojnë një doktoraturë, e cila të ketë vulën e universiteteve më të mira të fushës në Gjermani, apo vende të tjera të BE. Ky është modeli që duhet të shtrijmë në të gjithë sistemin për doktoraturat. Nuk duhet të japim doktoratura lokale. Nuk duhet të kemi as universitete lokale”, tha Rama.

6 komente në “Rama: Jam i vetmi pa titull shkencor kam vetëm Bachelor, shqiptarët të gjithë me Master”

  1. Vito, mashtruesi i kerrmillit , shoku i Nikos se Orneles se Varuzhan Piranjanit says:

    Kryeminister legen

    1. Kundra says:

      Po pse eshte legen , more hajvan e injorant i felliqur ? Po eshte legen ai , atehere te gjithe politikanet shqiptare , i bije te jene mutra .

  2. koli says:

    prandaj jemi buze gremines ekonomikisht dhe moralisht. e perdor per batute injorancen e vet.
    kudo ne bote K.ministrat jane ekonomiste me tituj Dr.Prof. ky toni krenohet me bachelor.
    prit te bejme perpara ne. arroganca virtyt i njorantit.

  3. Indignados says:

    Po ku ke tru te besh me shume se bachelor -i. Ti edhe ate e ke prej babait

  4. sapa says:

    Shume bukur qe e di ,ke 9 vjete ne pushtet gjoja per te bere shtet dhe nuk je ne gjendje te besh asgje vetem gam gam gam!Ky eshte shteti jot o legen?

  5. Gogogo says:

    Mos u habit or burre. Shqiptaret jane tane Mbreter, tane trima, Mic Sokola, tane Mastera (shkencetar). Prandaj ikin. Ky vend nuk i nxen, duan perandori.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje