Zbulohet dosja e STASI-t! Ja përse dështuan misionet e CIA-s për përmbysjen e Enver Hoxhës, dëshmia sekrete e agjentit të dyfish të Kim Philby

28 Janar 2022, 12:38Politika TEMA
Zbulohet dosja e STASI-t! Ja përse dështuan misionet e CIA-s për

Nga Armand Plaka

Ai njihet si spiuni më i famshëm i Luftës së Ftohtë dhe me veprimet e mosveprimet e tij bëri që të dështonte një nga sipërmarrjet më të mëdha inteligjente të kohës së Luftës së Ftohtë: aksioni i koordinuar mes CIA-s amerikane dhe “Intelligence Service”-it britanik. Loja e tij bëri që edhe komunizmi në Shqipëri të vijonte i pashqetësuar rrugëtimin e tij dhe për më tepër për vite e dekada me radhë të ngrihej një mit mbi organet e Sigurimit të Shtetit si të pathyeshme dhe (përtej aspektit ideologjik) teknikisht shumë të përgatitura.

Shumë vite më vonë, në 2003, ndërsa Dhoma e Komunëve e Parlamentit Britanik po diskutonte për çështjen e ndërhyrjes ushtarake në Irak, ndërsa fliste përballë deputetëve, ish-Kryeministri karizmatik Tony Blair s’do harronte të përmendte edhe “rastin shqiptar” në vitet ‘50, duke theksuar se: “Dështimi i aksioneve britanike në Shqipërinë e viteve ‘50 renditet si njëri ndër dështimet më emblematike të shërbimeve të fshehta britanike të shekullit të shkuar”.

Ai veç të tjerave ishte dhe njëri ndër rastet më emblematike (duke pasuar parasysh edhe krizën e Suezit, ndërhyrjen në Vietnam etj.) ku amerikanët nisën të shohin me dyshim bashkëpunimet me britanikët, për shkak se rrjedhjet e informacionit kishin qenë aq të mëdha në drejtim të sovjetikëve, saqë kishin tronditur besimin te partnerët e tyre në Londër në terma afatgjatë.

Edhe pse për publikun ndërkombëtar janë nxjerrë në dritë shumë fakte e dëshmi, janë shkruar madje dhe libra e vepra letrare, qysh nga arratisja e tij në vitin 1963 (në fakt për shqiptarët shumëçka do të bëhej e qartë vetëm pas viteve ‘90), sërish diskutimi mbi atë ngjarje ka vijuar duke hasur në këmbënguljen e ish-punonjësve të Sigurimit, anëtarëve e protagonistëve të aksioneve të kohës, nostalgjikëve të regjimit komunist, por në raste të tjera edhe nga historianë e specialistë të fushës, sikurse dhe gazetarë e lexues.

Gjithçka lidhet më atë që njihet tashmë si “Liqeni i Vajkalit” një nga aksionet më të bujshme të Sigurimit, të cilit i janë kushtuar edhe vepra artistike (më vjen ndërmend tani filmi “Gracka”, prodhim i Kinostudios “Shqipëria e Re” në vitin 1984 me regji të Sajmir Kumbaros).

Edhe vetë para më shumë se 10 viteve kam shkruar disa artikuj në lidhje me Kim Philby-n, duke dashur të ofroj fakte e materiale që dëshmonin se ishte pikërisht ai dhe shokët e tij, informacionet që sidomos ai transmetonte te KGB-ja sovjetike e që përcilleshin në kohë reale tek ish-Sigurimi Shqiptar, të cilat më pas përpunoheshin dhe bënin që Sigurimi të përgatitej më së miri për dështimin e aksionit amerikanobritanik. Nuk duhet mohuar se Sigurimi gjithsesi arriti të luante një lojë shumë precize e të kujdesshme, por gjithçka s’do të mund të ishte bërë e mundur nëse s’do t’i ofroheshin saktësisht e në kohën e duhur emrat, vendet e zbarkimit (desantimit), oraret dhe listat e strehuesve, mbështetësve dhe ndërlidhësve të aksioneve të pritshme.

Operacioni “Shqipëria” dhe gjithë ndërmarrja që lidhej me të, siç do të vërente në atë kohë një gazetë gjermane, përfundoi në një katastrofë të vërtetë, zhytur në një bilanc tragjik. Brenda një muaji, ishin rreth 150 luftëtarë guerilas (apo diversantë, siç i quante propaganda shtetërore asokohe) – thuajse gjysma e gjithë trupës – të vrarë apo të kapur rob e po kështu një numër i madh shqiptarësh vendas, të cilët u treguan të gatshëm e nuk treguan kujdes, ndërsa prisnin e strehonin guerilasit antikomunistë, duke besuar se kauza e tyre do të fitonte.

Me dështimin e aksionit të koordinuar amerikano-britanik, Philby bëri që të vriteshin, torturoheshin e të dënoheshin me vdekje më pas edhe dhjetëra vetë të tjerë dhe si pasojë të vuanin dënime e internime, sikurse dhe përndjekje shumë mizore deri në fund të sistemit edhe plot familjarë e miq të atyre që në atë kohë propaganda i cilësonte si “diversantë”

Sidoqoftë, ajo që dua të sjell si risi në këtë prurje është një dëshmi e panjohur deri më tani e që na vjen nga arkivat e STASI-t, ish-Ministrisë së Sigurisë Shtetërore me qendër në Berlinin Lindor.

Bëhet fjalë për disa pohime të shkurtra në volum, por shumë të rëndësishme në përmbajtje, të nxjerra nga goja e vetë Philby-t në gusht të vitit 1981, marrë nga një video e regjistruar për përdorim të brendshëm nga ish-anëtarët e STASI-t, gjatë një aktiviteti që ata kishin organizuar në atë kohë në një nga sallat e Ministrisë së tyre me spiunin e famshëm, i cili për ta ishte sigurisht një i ftuar aspak i zakonshëm, një “i ftuar nderi” shumë i veçantë, sikurse shprehet në prezantimin që i bën atij Nr. 2 i STASI-t në atë kohë, Markus Volf, edhe ky i fundit njëri ndër kryeagjentët e spiunët më të famshëm të kohës, për të cilin Perëndimi deri në atë kohë thuhej se mezi kishte arritur ta identifikonte

Ai shprehet në fillim se STASI kishte pasur rast të ftonte edhe më parë heronj të përmasave të mëdha që ecnin në shembullin e ish-agjentit të famshëm të kohës së LIIB, Richard Sorge, apo ish-agjentit sovjetik, Rudolf Ivanoviç Abel (1903 –1971), të cilët sipas tij ishin të përmasave e kontributeve si të Feliks Gjergjinskit, themeluesit të ÇEKA-s sovjetike etj., duke shërbyer si shembull frymëzimi për anëtarët dhe punonjësit e STASI-t.

Philby, i cili në atë kohë (sikurse thotë dhe prezantuesi në fjalimin e tij hapës) kishte tashmë rreth 18 vite që bashkë me të shoqen jetonte në Moskë dhe njihej e nderohej nga KGB-ja për shërbimet që ai i kishte ofruar me kohë Moskës e socializmit.

Në sfond dallohet qartë fotoja e ish-kreut të shtetit në ishRDGJ, Erih Honeker. Në podium e presin disa ofiqarë të STASI-t, ndërsa përballë salla duket e mbushur plot për të nderuar spiunin Philby dhe dëgjuar “leksionin” e tij, ndërsa në krah i qëndron një përkthyes, pasi referati i tij mbahet në anglisht.

I gjithë aktiviteti zgjat rreth 45 minuta, ose të paktën aq na sugjeron videoregjistrimi, i cili gjendet në Arkivin e Zyrës së të Ngarkuarit Federal për Dosjet e Stasi-t në Berlin, ndërsa data e saktë nuk gjendet (duke na dhënë vetëm: gusht 1981). Duhet thënë se transkriptimi i materialit është bërë i plotë, por vende-vende vihen re boshllëqe që shoqërohen me fjalën “e paqartë” në kllapa, pasi vetë videoja duket se nuk ka një cilësi madhore. Sidoqoftë, ajo ka rritur të arkivohet e të vihet në shërbim të publikut, vendas e të huaj, ku sigurisht se shumë të interesuar në këtë rast do të duhej të ishin posaçërisht shqiptarët.

Pasi nis fjalën e tij, ish-agjenti i dyfishtë (në vendin e tij, Mbretërinë e Bashkuar, sidoqoftë i damkosur përjetë si tradhtar dhe ai shihet si anëtari më i spikatur i një grupi prej pesë spiunësh të njohur si “Rrethi i Kembrixhit” pasi kishin studiuar atje) rrëfen disa detaje nga puna, rekrutimi, kontaktet e para me oficerin ndërlidhës sovjetik, pritjen e durimin për të marrë përsipër detyra etj., kontributet gjatë Luftës së Dytë e në fund edhe kyçjen në operacionin e fshehtë “eksperimental” siç e cilëson ai, për të desantuar 2 deri në 3 mijë vetë në Shqipëri, të cilët sipas CIA-s dhe Shërbimit të Fshehtë Britanik do të mund të bënin të mundur rrëzimin e regjimit të Tiranës.

“Nëse kjo do të kishte sukses, atëherë radhën do ta kishin vende si Bullgaria e kësisoj do të provokohej ndërhyrja sovjetike, çka do sillte si pasojë edhe shpërthimin e Luftës së Tretë Botërore”, sipas Phylbi-t, i cili me këtë rast na shfaqet edhe si idealist, si njeri që ka shpëtuar botën e njerëzimin nga një luftë e tretë shkatërrimtare për njerëzimin.

Sidoqoftë, dëshmia që po sjell, thënë nga vetë goja e Philby-t në një aktivitet të mbyllur mes njerëzish të besuar “të sojit të vet”, që na vjen e zbardhur për publikun tashmë pas 40 vitesh, i vë kapakun çdo pretendimi se Sigurimi Shqiptar ishte ai që kish bërë të mundur dështimin e atij aksioni, duke e vendosur rolin e tij në vendin që i takon dhe duke i hequr përfundimisht atë cipën mitike apo mistike që e shoqëronte dhe madje e ka shoqëruar deri në ditët e sotme.

Më poshtë po sjell paragrafët, në të cilat ai flet në mënyrë eksplicite për rastin shqiptar në fund të referatit të tij (ndërsa videon e plotë mund ta ndiqni në faqen zyrtare të “Panorama Online”):

DËSHMIA E KIM PHILBY

Unë isha për shtatë vjet tanimë në Londër. Tani unë mund të angazhohesha edhe në shërbimin e jashtëm. Si zgjedhje m’u vunë në dispozicion Stambolli [nuk dallohet qartë se ç’thotë], një vend shumë i përshtatshëm, pasi e dinim se Stambolli ishte porta e çdo përpjekjeje për të hyrë në Bashkimin Sovjetik. Kështu që nuk do të hyj në detaje rreth kohës që kalova në Stamboll, sepse koha ecën. Kështu që tani do të bëj një kapërcim të madh, domethënë do kaloj në vjeshtën e vitit ‘49, transferimin tim në […].

Ky ishte një hap shumë i rëndësishëm, CIA sapo ishte themeluar dhe çdo gjë po ecte shumë shpejt. Ishte e qartë tashmë se të gjitha vendimet e rëndësishme në fushën e inteligjencës për Uashingtonin merreshin këtu. CIA duhej të paraqitej si boshti qendror, rreth të cilit rrotullohej gjithçka. Veprimtaria ime ishte ajo e një oficeri ndërlidhës për CIA-n dhe FBI-në. Unë duhet të kujdesesha të forcoja lidhjet me CIA-n, por pa rrezikuar të dëmtoja ato me FBI-në. Duhej të zbuloja se fusha në të cilën përmbushej kjo punë, ishte shumë më e madhe se sa ajo që mund të bënte një person i veçantë. Unë duhej të merresha me të gjitha çështjet e shërbimit të fshehtë, të zbulimit, të kundërzbulimit, të subversionit dhe të gjithë harkut të veprimtarisë së shërbimeve të fshehta, gjithçka vinte në tavolinën time të punës

Prandaj është mjaft e vështirë të veçosh një shembull tipik nga ajo periudhë. Ndoshta këtu duhet të përmend operacionin “Shqipëria”, i cili ishte një operacion i përbashkët i CIA-s dhe SIS-it (Shërbimit të Kundërzbulimit Britanik që më së miri njihet si MI6 – shpjegim i përkthyesit). Aksioni u përgatit nga përfaqësues të CIA-s, SIS-it dhe të dy ministrive të jashtme respektive. Ideja ishte që të hidheshin nga ajri dhe nga deti grupe të vogla me gjithsej dy deri në tre mijë burra: supozohej se ata do të ishin në gjendje të fillonin një kryengritje të përgjithshme kundër qeverisë dhe për ta përmbysur atë.

Meqenëse unë isha anëtar i kësaj komande të lartë që drejtonte këtë operacion dhe të gjitha informacionet kalonin në tavolinën time që në fillim, nuk është për t’u habitur që ky operacion ishte një dështim. Megjithatë, gjëja domethënëse ishte se ky operacion do të shihej si një eksperiment. Nëse do të kishte qenë i suksesshëm, objektivi tjetër do të ishte Bullgaria dhe do të ekzistonte rreziku që të tërhiqej në konflikt Bashkimi Sovjetik, i cili padyshim do të kishte rezultuar në një Luftë të Tretë Botërore. Dështimi i operacionit shqiptar arriti që t’i frenonte ata për të vijuar më tej duke rrezikuar një disfatë të dytë.

25 komente në “Zbulohet dosja e STASI-t! Ja përse dështuan misionet e CIA-s për përmbysjen e Enver Hoxhës, dëshmia sekrete e agjentit të dyfish të Kim Philby”

  1. Taulant says:

    Ne asnje vend nuk jane rrezuar qeverite komuniste me operacione te organizuara nga CIA.
    Sidomos ne Shqiperi ku komunistet e pare ishin idealist dhe bashkepunetoret e CIA-s Greket e Jugosllavet punonin per te copetuar Shqiperin akoma me shume.
    Si mund te kishin sukses keto operacione kur Anglezet deri ne vitin 1953 nuk njihnin sovranitetin e vendit .

  2. Golemi Moisi says:

    Idiotësira. Kim Philby është përjashtuar si i dyshuar për spiun që disa muaj përpara se të niste misioni i Shqipërisë. Por meqënëse “Vajkali” bëri bujë në botë, Kimi do që të imponojë një lidhje të paqenë, që t’i ngrejë kredon vetes në sytë e të tjerëve. Nuk ka asnjë dokument për përfshirjen e tij në atë operacion. Janë vetëm intervistat dhe kujtimet e tij, të cilat kurrë nuk merren si fakte historike.

    1. ben says:

      Moisi-lere se e qelbe fare. Po me cfare i zbuloi Sigurimi vend desantimet, apo si gjithmone, nen udheheqjen e shokut Enver, qe pa ne enderr se ku do desantonin diversantet?

      1. Dikur Nxenes ne Diktature says:

        @@ben i Nderuar..pa pasur Kompleksin e te Dashuruarit me Diktaturen..do te thoja se:Sigurimi i Shtetit Shqipetare, Bashkepunoj Ngushte me KGB-ne Sovjetike,mesoj nga Pervoja e saj….kuptohet qe edhe u Ndihmua nga KGB-ja(Me mire te themi ish )..Por Sigurimi i Shtetit Shqipetare kishte Agjentet e vete te Infiltruar ne Radhet e Emigracjonit Shqipetare-Politike ne Europe dhe Amerike..sepse e dinte se Berthama e Rezistences kunder Diktatures ishin Kontigjente nga ky Emigracjon,dhe me Kryesori ai i Legalitetit qe ishte i Mbretit Zoge..
        1-Agjenti i sig-sh- Isuf Mullaj,qe u Infiltura ne radhet e Legalitetit arrit te behej edhe Sekretare i Partise se Legalitettit ne Bruksel dhe pritej vete nga ish-Mbreti Leka Zogu…por ku Qendron Suksesi i Agjentit Isuf Mullaj??Ai kerkoj nga kreret e Ministrise se Brendshme(Mehmet-Shehu dhe Kadri Hazbiu)..se Emri i tije nuk do te jepej per Bashkepunim me Agjenturat Bashkepunuese me vendet mike te kohes si p.sh-Bashkimi Sovjetik…
        2-Dime se pas Prishjes me BS-ke..shume Agjente Shqipetare te Kunderzbulimit me jashte u “Vrane Aksidentalisht”,apo u Dekonspiruan..dhe Deportuan ne Shqiperi si te pa-deshirueshem..
        3-Fakte eshte se Sigurimi i Shteti kishte Agjente te saj, te Afte..si ne rastin e Agjentit “Kobra”,nje ish-Oficer i zbulimit Shqipetare qe arriti te ishte edhe Inspektor i CIA-s per Operacjonet ne Europen Lindore….Shikoni LIbrat me Kujtime te Shkruara nga Nazif Bezhani..shkurt…Kim Filby..ha mute kote,dhe ben “Leksjone Marrezie” duke treguar Oficereve te STASIT_Gjermano-Lindore se ai “Paska Shpetuar Boten”..kur dihet se Filby…pas vitit 1951-ishte ne Rrethin e Ngushte te te dyshuarve nga FBI_Byroja Federale e Hetimeve ne SHBA…dhe nga Legjenda dhe Shefi i saj Edgar Hower…pra ishte i Eleminuar nga Planet Operative dhe nuk kishte asnje Accses..(Hyrje)..
        Eshte per te Nderuar dhe Respektuar Inteligjencen e Burrave Shqipetaree te Kohes(Akoma edhe Diktature qofte)..sepse i thane Botes se Shqipetaret kishin KOQE dhe Mendje..dhe u bene Nene si Amerikaneve edhe Anglezeve….Nuk shikojme se kujti Sistemi i Sherb yen, por shikojme Vlerat e Inteligjences, vlerat te cilat duhet ti Repektojme edhe sote…dhe KRENOHEMI me to…lol

  3. Martin says:

    Operacionet we CIA-se deshtuan se pari ne Shqiperi, pastaj ne Vietnam e se fundmi ne Afganistan,
    sepse ashtu si rendi socialist edhe ai kapitalist nuk u imponohet popujve me dhune.

  4. Populli says:

    Ndersa ne Çeki ku populli u ngrit vete, pa ndihmen e cia-s, amerika beri namin per ti mbrojtur. A pika thuaj.
    Sa perciptas i marrin gjerat ne shqiptaret, harrojme qe ndarja e shteteve pro dhe kunder, pra kapitalizem ose komunizem, u be nga me marrveshie burrash usa-rusi dhe kurre nuk u prish.
    Harrojme qe vete usa i dha bomben atomike b. s.
    Harrojme qe vete sistemi komunist i drejtuar nga b. s dergoi shkrese udhezime se si do binte komunizmi dhe si do veprohej me tej Pra ti qe shkruan kete artikull historik, ke harruar se edhe sistemi komunist ra me “deshire udhezuese”, por fajin e ka ky phelbi qe nuk u rrezua dot enveri????
    Pastaj kemi dhe perpjekjet e cia-s ne cube, kur ky phimbi kishte vdekur dhe asnje perpjekje nuk doli me sukses.
    Po per cuben kush i informoi?
    Nderhyrjet per nderrim pushteti apo sistemi, sic thone vete drejtuesit e cia-s, rrjedhen e informacioneve e bejne vete drejtoret pasi gjithmone ne ambjetet e sherbimeve sekrete buxhet ligji i pashkruar’ sikur ti rregullojme gjerat sic i duan politikanet, ne ku do punojme?!
    Ndersa tani qe ameriken e kemi aleate, ne rrojme shume mire. Vendi lulezon, ekonomia ne stratosfere, drejtesia mbi te gjitha.
    Asgje me teper nuk tregon ky shkrim se mentalitetin tone ky gjithmone sillemi rreth individit dhe jo teresise.

  5. Radio Elbasani says:

    Cfare mendon Mustafa Xhepa, xhon turku antikomunist qe jeton ne Washington?
    A e njihni ju valle Muçin e Xhepave Hans Klosin e Elbasanit?
    Cfare mendon Llazi, dhe TV SKAMPA per Mustafain e Xhepave alias Gugu?
    Shkoni o popull ne fb e Muç Xhepes dhe te lexoni bolbat e daj Muçit, atentator antikomunist i oreve te para.

    1. TV Skampa says:

      Muci ka qene djale me zemer, ka qene nje djale trim qe luftonte me gjithe shpirt regjimin, dega e puneve te mbrendeshme angazhoi disa civile per ta ndjekur Mucin por nuk e arriti dot sepse Muci kishte nje intuite te jashtezakonshme dhe asnjehere nuk ra ne gracken e tyre. Bert Pano dhe Sulo, Perparim Balla e kishin Mucin ne listat e tyre por Muci vazhdoi si zgaleb me aktivitetin e tij kunder rregjimit. Muci vuri jeten ne rrezik ne kulmin e rinise se tij dhe shkoi me Pip Dunin te hidhte ne ere uzinen 12. Ky ishte Muci, nje psikopat i dekompensuar, nje njeri me fantazi skizofrenike, i perkedheluri i regjimit. Por kush eshte ai debil qe blen ose lexon librat e Muc Xhepes, librat e nje mitomani skizofrenik

  6. Shaqo says:

    Cfard rrumpallhane, me grupe 2-3veta do te organizonin kryengritje e de te rrezonin qeverine!!!???
    Kush eshte ky budall qe shkruan keshtu? Kim Filbi i vuri ne loje te gjithe zbulimet, ky flet brockulla.
    O Mero, e drejton ti gazeten apo Cim Peka?

  7. Hasan Spahiu says:

    Per kuriozitet:-pse autori ve ne dyshim fjalen diversant duke e zevendesuar me “guerilas”d.m.th “luftetar”.pse nuk i quan me nocionin e sotem “terrorist”ose te pakten “mercenar”.Nese do te nisesh nje grup ne shba dhe do bente te njejtat krime si diversantet ne shqiperi,si do i quante shba?Terroriste.Te tille nuk jane vetem talebana apo kundershtaret apo “guerilasit anti shba Te tille jane te gjithe ata qe proteine sakte terrori ,pavarsisht se kush i hedh.Jane veprimet e tyre qe percaktoje emerimin.Ne shkrim e duhet te jemi objekteve dhe te pafajshem.Aq me teper kur ke te besh me veprime terroriste kunder vendit tend,kunder njerezve te paarmatosur;vetem se jane mbeshtetje te pushtetit te tyre .per te tjerat ,jam dakord me komentuesi volermi.

  8. Gent says:

    Habaha. Dosjet e CIAs, qe jane deklasifikuar qe ne vitin 1990, e nxjerrin Kim Filbin si nje hic ne operacionin shqiptar. Filbi, qe ne vitin 1950 doli i shyshimte per sherbimet inteligjente perendimore. Ne 1951 au u debua nga anerikanet. Radioloja 16 mujore e Sigurimit shqiptar eshte zhvilluar ne vitet 1952-1953.

  9. Moisi Golemi says:

    O Golemi nga Shkembi i Kavajes!! Mos e ke pas gje shok ti kete Kimin, se me duket e njeh shume mire..
    Hajd tung.

  10. Taulant says:

    Si mund te kishte sukses misioni Anglez ne Shqiperi kur shteti Anglez nuk njihte sovranitetin e vendit .
    Kerkonte copetimin e Shqiperise .
    Ne vitin 1942 Anglez min.jashtem ju premtoi Grekerve Jugun ndersa Titos Veriun.
    Turqis Anglezet i premtonin gjithe ishujt e Egjeut ndersa Bullgarise Thraken.
    Qysh mund t’ju besonte populli ????

  11. Haka Tekizoti says:

    Kësaj i thonë pirdh e lyej lakrat. E ç’mund të bëjë tjetër një spiun përveçse të mburret para rekrutuesve të vetë? Jo vetëm që Filbi ka qenë i përjashtuar si i dyshuar, por edhe i vënë nën kontroll. Kuptohet që vënien e tij në kontroll, përderisa gjithçka ishte në fazën e dyshimeve, e kanë ditur shumë pak vetë, kështu që të tjerët mund t’i kenë treguar episode mbi zhvillimin e operacionit në Shqipëri dhe ai i ka përcjellë te eprorët sovjetikë. Kaq mjafton për të përvetësuar të tërë suksesin e dështimit.
    Pastaj, prisni ndonjë kohë tjetër, kur të dalë që Filbi është futur te sovjetikët për llogari të anglezëve. Mos na lodhni veshët me historira të vdekura.

  12. Free mind says:

    Menyra e frikacakeve per te manipuluar historine nga deshtimet e tyre te turpshme.
    I kane veshur Kim Fibit cdo pergjegjesi, biles edhe kur ishte arratisur ne Rusi,, a thua se ky dinte ne cdo kohe, per 1200 operacjonet te deshtuara, emrat, oren, vendin e zbarkimit qe ndryshonte nga rrethanat e momenti te fundit, emrat e pritesve, kodet etj, etj.
    Ngelet fakti qe Enver Hoxha i poshteroi. U tregua gjithmone me i zgjuar. Dhe ju mbijetoi mu ne hunde, ne krye te shtetit me te vogel dhe me te dobet te Europes, i vetem mu ne mes te ferkimeve te frikshme globale, duke ju shkerdhyer miljardat, bombat atomike, armatat, inteligjencen e bythes, NATOn, etj, etj.
    Po e mbyll me nje shprehjes lapidare te shefit te shtabit te ushtrise se Enver Hoxhes per fortifikimet dhe egersine e diktarures;
    “Luften e Ftohte se krijuam ne! Ne vuajtem pasojat. Ne kemi pergjegjesite tona. Po ata qe kishin dhe hidhnin bomba atomike, a nuk kishin pergjegjesi?!
    Mjafton te shohesh edhe pa Luften e Ftohte, Sirine, 5000 vjet qyteterim, qe e zhduken nga harta e botes, per te kuptuar fundin qe mund te kishin pasur”

  13. I bregasi says:

    Te vertetat thuhen ne Librin e kreut te Operacionit i ngarkuar nga Qeveria Shqiptar per te shkateruar “Banden” e Hamit Matjanit.
    Autor PILO SHANTO Libri “Bora filloi”.
    Ai thote as Cia as FBI,as Intelegjent Servis e as Kim Flib, nuk zbuloi kete nderhyrje nga Jashte por vec Sigurimi Shqiptar…

  14. RAIFI says:

    Pse amerikanët dhe anglezët ishin aq anti shqiptar ç’ju bënë shqiptarët atyre.Asnjë shtet tjetër nuk bënë përpjekje për ta ndryshuar rendin shoqëror apo qeverinë.Si dukët të gjitha këto përpjekje janë bërë për të shëndrruar Shqipërinë në republikën e shtatë Jugosllave ndersa Jugun të i jepnin Greqisë.Kjo përpjekje po vazhdon edhe sot dhe jo rastësisht fuqit e mëdha po heshtin për futjen e Shqipërisë nën.protektoratin e Serbisë.

  15. Niko Shpiragu says:

    E verteta eshte ndryshe. Vet ata qe e organizuan kete diversitet, vet ata e shkaterruan. Perendimi e dinte shume mire qe alternativa me e mire per te ndryshuar regjimin ne Shqiperi ishte marrja e kalase nga brenda. Ata ishin shume te sigurte se as ish mbreti Zog dhe as ndonje tjeter nuk mund te vendosej me ne pushtet ne Shqiperi. CIA dhe zbulimi britanik nuk mund te vepronin pa u mare vesh ne fillim me Jugosllavet qe donin ta rrezonin Enver Hoxhen, por nuk mund te pranonin ardhjen e ish feudaleve sepse ata ishin vet kunder tyre. Alternativa ishte te vinte ne pushtet nje njeri i majte, por ai te punonte per ta. Pas deshtimit me Koci Xoxen qe ta binin ne pushtet, ata donin qe te vinte ne krye Mehmet Shehun. Por ai duhet te pranohej nga shqiptaret se ndryshe ai nuk mund te rrinte ne fuqi ne se ata nuk e donin. Atij duhet ti krijoheshin kultet e heroit popullor te jashtezakonshem qe te pranohej. Vet zbulimet e huaja ia dergonin te dhenat e zbarkimit ne menyre ekzakte Mehmet Shehut qe ai ti kapte e eliminonte per tu bere nje njeri i jashtezakonshem ne popull dhe para Enver Hoxhes. Nuk ishte as merit e anglezit ne fjale dhe as e sigurimit te shtetit se atij i vinin vet te dhenat nepermjet Mehmetit dhe njerezve te tij. Ne enciklopedine britanike flitet se te gjithe pa perjashtim keta diversante u kaper nga Mehmet Shehu ne vendin ku ata hidheshin me parashute. Kjo beri qe Mehmet Shehu u konsiderua si hero legjendar ne syte e Enver Hoxhes dhe popullit shqiptar. Ai qendroi ne pushtet deri sa vdiq, por sic e dime prap ai nuk erdhi ne krye per te ndryshuar regjimin ose per ta kthyer Shqiperine ne nje republike te shtate te Jugosllavise.

  16. lenci says:

    O Niko Shpiragu! Po qenke koqe, o burre! Anglezet ia conin te dhenat Mehmet Shehut, ndersa CIA bente plane ta vriste. Mendje sa e zogut.

  17. taso kume says:

    Megjithate faktore kryesore ishte KATERSHJA E KEMBRIXHIT, me vone evoluan ngjarjet dhe AMERIKANEVE nuk u leverdiste nje aksion i rezikshem dhe pezulloje ish te aratisurit qe kishte duke pregatitur ne MALTE.

  18. Gent says:

    Perkthyesi e ka perkthyer me bythe…MI6 eshte zbulimi i SIS, ndersa kunderzbulimi eshte MI5.

  19. Cati says:

    Gjynah qe Toni Bler qenka kaq I pa ditur pse nuk pyet Armand Plakun

  20. Cati says:

    Gjynah Toni Bler kaq i painformuar

  21. Zeni i Slobodankes says:

    O Raif Rriji larg politikes se komplet rrot kari dhe behesh qesharak

  22. Ilia says:

    Është pretendim i madh të pëpiqesh të nxjerrësh konkluzione, dhe jo vetëm historike, me një apo tre burime. Kjo bëhet ende më evidente, kur burimet janë të kompromentuara historikisht me prova zyrtare nga ata menaxhuesit e Kim Phlibit, CIA, MI5, por edhe nga fakti se vetë pretenduesi, Phlib, si çdo njeri, kërkonte të mbijetonte dhe të gëzonte jetën në sajë të bëmave të tija…pa përfshirë edhe faktorë të tjerë. I rekomandoj autorit të këtij shkrimi të gërmojë pak më shumë ndër arkivat e këtyre shërbimeve sekrete, ose tëbpaktën të lexojë botime të plota shkencore, si psh: ” Covert action in the Cold War- US policy, Itelligence and CIA operations”, botim i vitit 2010, autori James Callanan …përpos gjithë librit, fokusohuni tek rasti i Shipërisë, në faqet 70-86 dhe rastin e Ukrainës gjatë viteve 1945-1954…etj. Dalja në konkluzione të shpejta, në rastin më të mirë tregon mungesë informacioni, në rastin më të keq tregon mungesë ” dixhestimi”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje