Pas Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike, në zgjedhjet e 6 marsit është regjistruar edhe Lëvizja Socialiste për Integrim.
LSI ka dërguar sot në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dokumentin, ku thuhet se kjo forcë politike është regjistruar për të marrë pjesë në zgjedhjet që do të zhvillohen në 6 mars në bashkitë Durrës, Shkodër, Lushnje, Dibër, Vorë dhe Rrogzhinë.
Pak ditë me parë u regjistrua Partia Demokratike, e cila në dokumentin e Gjykatës së Tiranës, Lulzim Basha njihet si kryetari i Partisë Demokratike. Në zgjedhjet e pjesshme te 6 marsit eshte regjistruar edhe Partia Socialiste.
Force e Pare.