Muli ka porositur një biografi të re të Doktorit

29 Janar 2022, 20:19Antena TEMA

Muli ka vendosur t’i japë një përgjigje dhëmbë për dhëmbë Departamentit Amerikan të Shtetit për Doktorin. Në një konsultë të tij me Faron, Muli vendosi të sponsorizojnë ribotimin e plotësuar të librit “Berisha mes kasandrave”, duke futur personazhe të rinj, që dëshmojnë gabimet e SHBA ndaj Berishës dhe paralajmerimet ogurzeza të tyre ndaj Doktorit.

Në rolin e Kasandrës, do të jetë ambasadorja Yuri Kim. Ajo do të jetë paralajmëruesja e të zezave për Doktorin, por që në fund nuk do të dalin. Në vend të Blerim Çelës si personazh pozitiv, do jetë Evi Kokapalari e cila do të sfidojë SHBA nga brenda.

Në vend të Genc Rulit si tradhtar i Doktorit do jetë Lul Besëpreri.

Libri do bëjë paralelizma mes jetës së Gandit, Mandelës dhe Markezit, si figura të mëdha botërore që kanë pas probleme me SHBA, por i kanë tejkaluar ato, pasi u bënë njerëz të mëdhenj.

Sa i përket Gandit, Faro do bëjë një krahasim të fortë mes lëvizjes paqësore të Gandit dhe lëvizjes paqësore të 8 Janarit tek SHQUPI, duke nxjerrë në pah karakterin paqësor të Doktorit.

Sa i përket Mandelës, Faro do bëjë një krahasim mes racizmit që ekziston ndaj tropojanëve në Tiranë dhe racizmit ndaj njerëzve me ngjyrë në Afrikë të Jugut, duke dëshmuar si Mandela dhe Doktori ja kanë dalë ta mundin këtë racizëm.

Libri do të ketë po ashtu një parathënie nga Qim Peka, i cili do të shpjegojë se Kasandra Yuri Kim, do të dështojë në parashikimet e saj dhe se Doktori do rikthehet si tropojan paqësor dhe i mbështetur fort nga SHBA.

 

2 komente në “Muli ka porositur një biografi të re të Doktorit”

  1. Jorgo says:

    hehehehehe…. a i idhet je o kercikuq!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje