Vlerësimi i Standard & Poor’s për Shqipërinë, Ibrahimaj: Rimëkëmbja e vendit, jashtëzakonisht e fortë

29 Janar 2022, 14:35Ekonomia TEMA

Ministrja e Financës dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj përmes një postimi në  Facebook njoftoi se Agjencia Standard & Poor’s ka konfirmuar vlerësimin “B+” për ekonominë shqiptare, të shoqëruar nga një perspektivë  “të qëndrueshme”.

Një lajm i mirë, sipas ministres, që shton se “Agjencia vlerëson se rimëkëmbja ekonomike e Shqipërisë në vitin 2021 ishte jashtëzakonisht e fortë dhe parashikon që ritmet reale të rritjes për këtë vit të jenë 8.5%-9% në terma realë. Edhe në periudhë afatmesme rritja reale do të mbetet e qëndrueshme në 3.5%-4.3%, e mbështetur fort nga konsumi familjar, investimet në infrastrukturë dhe gjallërimi i turizmit”.

Ibrahimaj deklaroi se S&P parashikon se  “deficiti fiskal  do të vijë në ulje në afatmesëm, duke sjellë rënie të borxhit të qeverisë në raport me PBB-në”.

5 komente në “Vlerësimi i Standard & Poor’s për Shqipërinë, Ibrahimaj: Rimëkëmbja e vendit, jashtëzakonisht e fortë”

  1. Elio says:

    Keto mashtrues lindur ne bisht kujtojne se njerzit jane te gjithe me bisht

  2. Heroina e Punes Demokratike pe Liboniku. pe says:

    Une, si pensionist do te kem ndonje rritje ekonomike apo……..
    Meram llafi, ato çika leka pensioni qe marrim nde posten shqiptare, pse nuk i rrumbullakosni, p. sh. 14.910 leka te reja qe mar une, 10 leka nuk mi jep ajo punonjësja e postës por i mban per vete. Mua nuk me vjen mire qe ajo me mer sy per sy ate qe me takon, i kam thene disa here, por ato bejne sikur nuk dëgjojnë. Pra, mua ma shënoni pensionin 14.900 leka, kete qindeshen shtojini atij ose asaj qe mer p. sh me mbarese 40 leka bëjani 50 leka. Me vjen turp te beje llaf per ate qe me takon. Une kete qindeshe te vjetër qe nuk ma jep posta, pse t’ja le asaj, ajo ka goxha rroge, por ja jap nje lypesi nde udhe qe ka shume nevoje.
    Ja kaq llaf kisha une. Do Zoti dhe e kexon kjo ministrja kete ankese qe ta rregulloje kete vjedhje.

    1. Poçi says:

      Bëje prezent posten ku merr pensionin dhe mundesisht emrin e sportelistes dhe do shohesh qe e drejta shkon në vend. Ju lumte për guximin.

  3. Djali i pleqerise says:

    “Poçi”!
    Ky eshte nje fenomen mbareshqiptar, te gjitha punonjëset e postave qe japin pensionin te tilla jane, si ne Libonik, si ne Shëngjergj, si ne Tatzat, si ne Tirane.
    Me vjen zor kur mar pensionin, me thote babai, sa hyn, punonjësja te shikon ne sy e te peshon ne je nga ata qe le bakshish (kuptoje ne je tip qe nuk reagon kur ajo te mban leket e vogla) apo je tip qe kërkon hakun tend.
    Dha e dha babai u detyrua qe pensionin ta mare ne banke me karte, e jo me ne poste.

  4. B+ nje m… says:

    Kush ka netflix ne shtepi te shohe “Inside Job”, qe flet mbi krizen financiare te 2008, shume interesant! Nje pjese e dokumentarit flet pikerisht per vleresimet e manipuluara te ketyre agjensive, te paguara nga vete bankat dhe firmat qe vleresoheshin! Mderkohe qe vleresoheshin pozitivisht e te sigurta, ne fund kriza mori miliarda dollare e miliona vende pune te humbura! Fabula: vetem nje idiot mund t’i besoje ketyre vleresimeve! Ekonomia e nje vendi me nje borxh publik mbi 80% te PBB, pa asnje lloj industrie te rendesishme prodhuese, me nje varesi totale nga importet, ku e vetmja e ardhur eshte ajo nga emigrantet per familjet e tyre, s’mund te kete kurre nje vleresim me plus! Ibrahimaj le t’ia tregoje plakes se vete keto anektoda, ose idioteve te partise e forumeve te patronazhisteve qe tema i akomodon me shumice si media “e dedikuar” ndaj fjales se lire dhe “paanesise”!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje