Tirana fiton mes spektaklit ndaj Kukësit

30 Janar 2022, 18:44Sport TEMA

Super Tirana, Kukësi në tapet. Bardheblutë e Orges Shehit fituan 4-0 në “Air Albania” përballë ekipit verilindor, duke siguruar tre pikë fantastike falë një futbolli shumë të bukur në supersfidën e javës së 18-të në Abissnet Superiore.

Dy golat spektakolarë të Redon Xhixhës (7 gola sezonalë në kampionat për 23-vjeçarin laçian) dhe dy golat e Taulant Seferit, i cili i bashkohet Guindos në krye të renditjes së golashënuesve me nga 9 realizime, i dhuruan 25 herë kampionëve të Shqipërisë triumfin përballë Kukësit, që mungonte në kampionat prej 4 nëntorit të vitit 2020.

Duel spektakolar në kryeqytet, teksa Seferit iu anuluan dy gola për pozicion të parregullt.

Suksesi i sotëm ka ngjitur Tiranën në kuotën e 40 pikëve, ndërsa Kukësi, që duhet ta harrojë sa më shpejt këtë sfidë, mbetet me 31 pikë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje