Zgjedhjet fars në Gjirokastër: Propozohet Duka si president, përcakton edhe delegatet për në asamble

30 Janar 2022, 12:13Sport TEMA

Nuk ka surpriza nga Shoqata Rajonale e Gjirokastrës, nga ku sot është propozuar Armand Duka për një tjetër mandat si president i Federatës Shqiptare të Futbollit.

Përmes manipulimit dhe presionit, Asambljea e Gjirokastrës sot ka propozuar edhe emrat e Altin Çomos ish kryetar i PD dhe Xhevit Kaçorrit si delegate për ne Asamblenë e 2 marsit.

Ditën e djeshme, Federata tentoi të mbajë zgjedhjet në Gjirokastër pavarësisht se 8 anëtarë të Shoqatës kishin firmosur një dokument për shtyrjen e Asamblesë zgjedhore pasi zbuluan manipulimet që Federata kishte nisur të bënte duke shtuar ose hequr nga lista anëtarë të shoqatës me të drejtë vote, në interes të personave që Armand Duka i sheh si potencial për t’i marrë votën edhe në garën për president më 2 mars.

Me gjithë tentativën e FSHF-së dhe njerëzit që shkuan për votim, zgjedhjet nuk u mbajtën pasi ambientet e stadiumit “Luftëtari” që do shërbenin për këtë proces, ishin të mbyllura.

1 komente në “Zgjedhjet fars në Gjirokastër: Propozohet Duka si president, përcakton edhe delegatet për në asamble”

  1. Realiteti says:

    Turp.prokuroria duhet urgjentisht te zbertheje aferat korruptive te ketij hajduti te federates

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje