VIDEO-SKANDALI: Nisen nga Tirana dhe votuesit dhe rojet e FSHF për zgjedhjet në....Gjirokastër

29 Janar 2022, 13:11Sport TEMA

Ditën e sotme pritet që FSHF të kryejë një tjetër manipulim skandaloz në Shoqatën Rajonale të Gjirokastrës.

Edhe pse të gjithë klubet antare kane firmosur një deklaratë noteriale kundër këtij proçesi për shkak të mos transparencës nga ana e FSHF për delegatët që do votojnë, njerëzit e Armando Dukës të ardhur nga Tirana kanë zbarkuar në Gjirokastër për të kryer një fars zgjedhore.

Siç shihet në video e siguruar nga Gazeta TemA, Armando Duka ka nisur për në Gjirokastër njerëz jo legjitim dhe roje private të paguar nga ai nga qyteti i Tiranës për të votuar në zgjedhjet e Shoqatës Rajonale Gjirokastër.

Një skandal dhe vepër penale flagrante e kryer nga FSHF që po manipulon zgjedhjet ne kete Shoqate.

Por, fakti është se antaret legjitim e kanë bojkotuar procesin e Dukes dhe kane depozutuar në Gjykatë padinë. (TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje