Futbolli fitoi kundër manipulimeve të zgjedhjeve në Gjirokastër.
Delegatët i kanë dhënë një leksion, FSHF-së, që po përdor të gjitha mundësitë për të manipuluar zgjedhjet në Asamblenë e Shoqatave në qytet e Shqipërisë, duke shkelur me të dyja këmbët rregulloren.
Pas asaj që ka ndodhur në disa Asamble Rajonale, ku janë zgjedhur delegatë me të drejtë vote për zgjedhjet e FSHF-së mes shumë manovrash e manipulimesh, futbolli i bazës ka filluar të ngrejë krye ndaj FSHF-së.
Sinjali ka ardhur sot nga Gjirokastra, ku anëtarët e Shoqatës Rajonale të Gjirokastrës kanë bojkotuar këtë Asamble, për shkak të mungesës së transparencës, pa pasur ide të qartë se kush janë delegatët e kush votohet.
Edhe pse FSHF u përpoq të kapte këtë Asamble me përfaqësues të politikes, kjo gjë nuk ndodhi, teksa zgjedhjet e Asamblesë u shtynë. 5 nga 9 anëtarët refuzuan të marrin pjesë.
Tepelena, Memamliaj, Af Luftëtari, Delvina, Saranda, Këlcyra dhe Luftëtari kanë firmosur një peticion dërguar Federatës që mos të behet kjo mbledhje.
Jane jugore. Te zgjuar dhe te kujdesshem.