Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka është vënë nën hetim nga 5 prokurori të ndryshme të Shqipërisë, për falsifikim firmash, abuzime dhe shpërdorim detyre.
Aktualisht janë dy Shoqata Rajonale të Futbollit, ajo e Tiranës, përmes bashkisë e cila është aksionere e KF Tirana, dhe e Durrësit, që kanë depozituar në Prokuroritë e qyteteve përkatëse kallëzimet ndaj Armando Dukës dhe drejtuesve të tjerë të FSHF për abuzime të rënda me detyrën, si dhe përpjekje për të manipuluar rezultatin për llogari të Armand Dukës.
Fshehja e listave të votuesve dhe futja e delegatëve fiktivë në lista ka bërë që bota e sportit të ngrihet kundër Armand Dukës, të cilët po i drejtohen organeve të drejtësisë që të rikthejnë legjitimitetin e zgjedhjeve.
Me shkresën me nr. 23859 prot. më datë 26.11.2021, Bashkia e Tiranës i ka referuar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë materialin procedurial për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga neni 248 i k. Penal në ngarkim të drejtuesve e punonjësve të Federatës Shqiptare të Futbollit. Në lidhje me këtë çështje, bashkia ka dërguar material shtesë me shkresën 23859/k/1, prot më datë 03.12.2021. Gjithashtu, me shkresën 23859/k/2 prot. më datë 16.12. 2021, është dërguar sërish material shtesë ku faktohen abuzimet e Dukës dhe të drejtuesve të tjerë të FSHF me detyrën.
Në Durrës situata është e njëjtë: përmes manipulimit dhe presioneve, Armand Duka arriti të manipulojë rezultatin dhe të caktojë njerëzit e tij si delegatë, duke shtuar emra fiktivë. Për këtë arsye, SHRF e Durrësit ka regjistruar pranë Prokurorisë së Rrethit një kallëzim për manipulim të rezultatit, abuzim me detyrën dhe falsifikim të firmave për drejtuesit e FSHF-së.
Javën e kaluar u ndalua nga policia delegati i Dukes, Fundim Dollaku, për falsifikim të firmës së Kryetarit të Bashkisë së Shijakut, që të votonte paligjshmërisht Dukën. Burime theksojne se edhe ky rast po hetohet nga Prokuroria e Durresit.
Padia e Bashkisë së Tiranës
Sikurse është bërë publike, kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj, në cilësinë e aksionierit të FK Tiranës, kanë paditur dy sekretarët e FSHF-së, Ilir Shulkun dhe Ardian Haçin, për falsifikim dhe shpërdorim detyre pasi kanë paracaktuan rezultatin për interes të Dukës në kryeqytet. Mësohet se Prokuroria e Tiranës ka nisur me shpejtësi hetimet dhe ka marrë në pyetje dy të akuzuart, Shulkun dhe Haçin.
Ilir Shulku, me detyrë Sekretar i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Futbollit, dhe Ardian Haçi, me detyrë Sekretar i Përgjithshëm i Shoqatës Rajonale të Futbollit Tiranë, akuzohen se kanë manipuluar zgjedhjet për kreun e Shoqatës Rajonale të Futbollit të Tiranës. Bashkia e Tiranës rendit një sërë shkeljesh, teksa thekson se ato janë bërë me një qëllim të vetëm, ndikimin apo paracaktimin e rezultatit të zgjedhjesh së Kreut të Shoqatës së Futbollit të Tiranës, sipas interesave klienteliste të kreut aktual të FSHF-së. “Ka informacione se në mbledhjen e datës 24.01.2022 të orës 15 të Shoqatës Rajonale të Futbollit Tiranë, me telefon nga Sekretari i Pergjithshëm i Federatës Shqiptare të Futbollit, Ilir Shulku është kërkuar e kanë marrë pjesë në këtë mbledhje persona që nuk kanë asnjë lloj lidhje me shoqatën, në kundërshtim të plotë me statutin e federatës që përcakton se delegatët duhet të jenë punonjës të anëtarëve të SHRF Tiranë. Personat për të cilët ka një informacion të tillë janë: Altin Kello, Ajson Lala, Ervin Bukaci dhe Aldi Masha” thuhet në kallëzimin penal.
Aty nënvizohet se Komisioni i Verifikimit nuk ka bërë identifikimin e plotë të delegatëve me të drejtë vote, si dhe lista përkatëse e delegatëve legjitim nuk i është vënë në dispozicion kandidatëve paraprakisht. Kjo ka bërë që në atë mbledhje të jenë prezent 67 persona nga 41 që duhet të ishin, sipas 41 shoqatave që ekzistojnë në Tiranë.
Tre kallëzime të reja të hënën
Në vijim të Durrësit dhe Tiranës, mozaikun e super-akuzave do ta plotësojnë ditën e hënë edhe tre kallëzime të tjera ndaj drejtuesve të FSHF me të njëjtat akuza: abuzimet me detyrën dhe falsifikim. Mësohet se Shoqata Rajonale e Gjirokastrës, ajo e Fierit dhe e Korçës, kanë bërë gati dosjen e plotë me të gjitha shkeljet që Armando Duka, bashkë me stafin e tij të FSHF, kanë kryer për të siguruar me çdo kusht edhe mandatin e 6-të.
Të treja këto shoqata i cilësojnë vendimet e marra dhe veprimet procedurale të kryera, deri më tani, nga FSHF dhe disa SHRF, në lidhje me organizimin e zgjedhjeve për caktimin e delegatëve në punimet e Asamblesë së Përgjithshme të FSHF-së, të pavlefshme dhe të marra në kundërshtim dhe mosrespektim të përcaktimeve të bëra në Statutin e SHRF-së dhe Rregulloren e Asamblesë së Përgjithshme të FSHF-së. Njëzëri, të treja shoqatat theksojnë se FSHF-ja po i kryen zgjedhjet në mungesë të plotë të transparencës dhe në mosrespektim të hapur të përcaktimeve statusore.
Sipas tyre, FSHF po tenton me sajime mediatike dhe shkresore të transformojë dhe të inskenojë si një ndërhyrje politike në proces, çdo pretendim të përligjur të anëtarësisë për zhvillimin nga FSHF të një procesi të parregullt zgjedhor.
Hetimi ndërkombëtar
Pak ditë më parë në media u publikua lajmi se një skuadër juristësh shqiptarë, amerikanë dhe britanikë po asistojnë Bashkinë e Tiranës, si aksionere e FK Tiranës, në një dosje voluminoze shkeljesh, për t’ia prezantuar FBI, DEA, NCA, Scotland Yard, SPAK, Prokurorisë së Tiranës, Krimit Ekonomik, Agjencisë së Pastrimit të Parave, AMA, Hetimit Tatimor, AKU, si dhe ambasadave Amerikane e Britanike në Tiranë.
Çështjet e shitjeve ndërkombëtare të ndeshjeve dhe basteve të paracaktuara do t’i paraqiten oficerëve rajonalë të FBI. Po ashtu, agjentet e DEA me qendër rajonale në Athinë – agjencia amerikane e antidrogës – do të prezantohen me të gjitha provat e parave të drogës në sport, me dijeni e mbështetje të Armando Dukës me elementë të botës së krimit në Shijak e vende të tjera të Europës e Amerikës Latine.
Nuk mbetet pas dosja britanike, për të dhëna të burimeve dhe shpenzimeve të pajustifikuara të familjes Duka në blerje pronash, makinash luksoze e asetesh në shifra të jashtëzakonshme. Scotland Yard dhe NCA, që gjurmon posaçërisht pastrimin e parave nga subjektet e huaja në Britaninë e Madhe, do të kenë të hënën prova të pakundërshtueshme sipas aksionerëve të Tiranës.
Një sërë veprash të tjera për të drejtat e transmetimit, pastrimin e parave, apo kontratat e paligjshme në konflikt interesi të marketingut në futboll të kompanive të Dukës si AIBA, SuperSport, EcoMarket, GoTech, Kantina Duka, do t’i paraqiten për evazion fiskal agjencive shqiptare të Pastrimit të Parave, Krimit Ekonomik dhe Hetimit Tatimor! Duke qenë se aksionet janë të përbashkëta mes Armando Dukës dhe vëllait deputet Agron Duka, dosja voluminoze do t’i paraqitet edhe SPAK dhe ILDKP, si institucione që ndjekin posaçërisht politikanët e përfshirë në aktivitet kriminal.
Lajm do beni kur te na thoni kur dhe per cfare do vihet ne hetim Erjona e fiqve
Shpresoje se sa më shpejt Edi Rame Erdogani Sali Berisha ilir Meta Armando Duka me shoke të dalin para drejtsise.. këta njerze Jane horra hajdute dhe Saliu eshte edhe vrase.. Pa ndeshkimin e ketyre horrave Shqiprie nuke e merre veten as ne futbolke as ne politike Armando Duka nje mafjoze.. Jo se Velija e Lulzim Jane të mire por kane pasure më pake pushtet
Sara! Nuk i ka për ty fiqt Eri. Merak e ke pas, po ç’ti bësh kështu jan kto punë. Mblidhu me ndonjë afgan dhe jepi pasaportën.
sara eshte mamaja jote o rrote.
Pse e trashi zullumin kaq shume ky Duka?! Ca budallai?!
Kështu pëson kur e ka SYRIN E PANGOPSHËM.
Gjithmone kur hajduti ben milionshin e pare mendon per miliarden e pare
Kjo tregon qe duka eshte dhe hajduti dhe budalla
Kur tja sekuestrojne te gjitha atehere duka kalon me kembe ne toke
Mendimi i pare do jete “cbera”
Duka mund te kete probleme, por po i fryjne shume qe ta heqin qafe e te marin vete ne dore edhe ate qe ka mbetur pa mare nga ky vend. Erjoni ka punuar goxha mire. Edi Rama gjithashtu ka punuar mjaft mire por, edhe Duka ka punuar shume mire me futbollin. Prandaj, per mua tani behet fjale per lufte te pandershme nga oreksmedhenjte. Kur kombetarja u kthye nga Franca, Veliaj mbajti 1 ore fjalim vetem per Duken, 5 minuta per lojtare!! Cfare ndryshoi prej atehere?! Konkluzionet njeriu I nxjer vete… njeriu e jo majmunet qe manipulohen.
Hajduti me i madh i ketij vendi,,, uroj ta shporrni nga futbolli dhe ta fusni ne burg kte kriminel
Njeri felliqsire
Duken do ta martojme me kete Saren …..kopilin e Sali Berishes
uau kjo”shoqja” e Erjones do te beje edhe mblesin… prit sa te miratohet ligji per martesat brenda gjinise e mund ta legalizoni marrdheniet tuaj si b. q.-ra
E gjithe e keqja keti vendi i vjen nga korrupsioni ne FUTBOLL. Mos e kerkoni askund tjeter.
Ishalla rregullohet perfundimisht kjo pune edhe fale kontributit shume te madh qe po i vjen nga Tema dhe vecanerisht ikona e antikorrupsionit zoti Mero Baze.
5×5=25 vjet Don Duka vdes ne Rec.
Faj ka dhe shteti qe ky u be sulltan.Duka me fondet e fshf merrte njerez pa lidhje me ekipin kombetar te futbollit ne ndeshjet jashte duke paguar udhetimin dhe cdo gje .Kush ja jep te drejten ketij anadollaku te shperdoroi fondet e institucionit.Shteti e ka pare me ze dhe figure si perdhosi simbolin e shtetit duke i kercyer cengiet e bjellorusise dhe duke na kujtuar haremet e sulltaneve.Ky duhet jo vetem te largohet por edhe te ktheje ato leke qe ka harxhuar per miqte e tij qe i merte me vetene ndeshjet jashte
Prokuroret bene 2 vjet per te nisur hetimet per pergjimet per zgjedhjet , me birbil nisin hetimet per futbollin.
Shume mire bejne qe kallxojne ne prokurori cdo shkelje te ligjeve apo Vkm- ve.
Shume mire ben dhe prokuroria qe nis hetimet me nxitim, sepse tregon se nga kush varet.
Po per inceratorin e Tiranes me aq sa kemi pare ne shtyp e degjuar neper televizore, perse prokuroria nuk nis asnje hetim, te pakten mesa dime nuk ka nisur.
Prokuroria edhe po te mos kete kallxim nis kryesisht hetimet kur problemet behen publike.
Duka kanceri sportit Shqiptar!!
A ju loqe te gjithe ,popull dele dhe parazit, po keta mostrat qe na qeverisin jane te marre peng te gjithe , thjesht duan te vendosin njeriun e tyre dhe te prishin aq pak komplekse sportive qe kane mbetur per kullat e tyre, o popull I paditur po ku do socializohet e ardhmja femijeve , apo vk se kemi televizorin, mendoheni mire se pa parqe pa terrene sportive te droga do I gjeni femijet , kshu qe mos ferkoni duart per sektin e frrocove qe drejtojn venin
Mos gënjeni njerzit me ato fusha me bar sintetik per stadiume si ai i partizanit apo ai kuksit në një lagje në Padova ku banoj unë në një perimetër distancë janë nja 20 fusha të denja me bar natyral apo sintetik ku nuk është e mundur per bar natyral me ndriçim të gjitha fusha perfekte pra fusha lagjesh ky na mburret pse shtron me bar sintetik fushat e ndeshjeve pra stadiumet apo anekset ku stërviten ekipet e superliges më pak fjalë Skandal Turp
Te dy vellezerit Armando dhe Agron Duka e futen ne burg per te gjitha keto abuzime si dhe inskenimin e venjes se tritolit nga vet Armando te porta e tij.Qenka dhe mashtrues tamam si Sali Berisha qe ta le dobiçin ne preher.Por iku ajo dite,kane ardhur dite qe jane me afer drejtesise.
Bastardi….fuck Armando Duka!
O komentuesa :
A nuk e kini kuptuar qe Erion Veliaj ësht mjeshtër i manipulimit!?
Atij nuk i pret barku për futbollin, por do të bëj të veten dhe FSHF-në, se realisht aty ka parà!.Mbi të gjitha, e hapi tani këtë çështje, se do të tërheqë vëmendjen nga prishjet ( dhe vjedhjet) që po bën tek 5Maji dhe në Laprakë!
( U harruan ata që po flejn jasht në këtë të ftohtë të acartë e po merremi me fjalorin prej rrugaçi të E.Veliajt)!
edhe ty te kishim mangut o Sefer ziu
NE QOFTE SE ERION VELIA do ta plase ne BURG kete qe eshte bere si Pasha Osman me pamje prej DOSE Une do ta votoj per jete partine socialiste edhe pse jam demokrat dhe student i dhjetorit.