FOTOT: Kush është njeriu i Sali Berishës, që Armando Duka e shpiku sot si delegate në Gjirokastër

30 Janar 2022, 13:58Sport TEMA
FOTOT: Kush është njeriu i Sali Berishës, që Armando Duka e

Zgjedhjet e sotme të manipuluara nga ana e FSHF-së për Shoqatën Rajonale të Gjirokastrës, nxorrën në pah edhe lidhjet poltitike që Armand Duka ka, për të cilën ai është “viktimizuar” shumë së fundmi.

Në zgjedhjet fars që u zhvilluan sot në një hotel të Gjirokastrës, Armand Duka ka shpikur një delegate që nuk ka asnjë lidhje me futbollin, i cili është Altin Çomo ish kryetari i PD Gjirokastër dhe një kamikaz që i shërben Sali Berishës.

Çomo ka mbajtur pozicionin e Kryetarit të PD në Libohovë, si dhe ka qenë i emëruar si Këshilltar i Bujar Nishanit dhe gjithashtu, është shfaqur publikisht në krah të ish-kreut të PD, Sali Berisha, ku e shfaq hapur bindjen e tij me dy gishtat lart.

Çomo konsiderohet nga bota e sportit edhe si kamikaz i Armando Dukës, ndërkohë që lidhjet me vëllezërit Duka kalojnë edhe ato të sportit.

Duke qenë se shumica e anëtarëve të SHRF-së Gjirokastër kanë vendosur të mos bëhen pjesë e këtij procesi farsë, ata i janë drejtuar Prokurorisë së Gjirokastër për të nisur një kallëzim penal ndaj Federatës Shqiptare të Futbollit, e cila mësohet se ka përfshirë njerëz të panjohur për t’i bërë pjesë të procesit në mënyrë të parregullt dhe manipuluar atë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje