Përse qau në televizion ky mësues shqiptar?

31 Janar 2022, 22:25Rajoni TEMA

Pre e bullzimit të rrjeteve sociale nuk bien vetëm fëmijët por dhe burrat, madje duke qenë dhe arsimtarë në profesion. Kjo ka ndodhur së fundi në Kosovë.

Bëhet fjalë për një mësues Biologjie në Kosovë, i cili ka bërë xhiro e rrjetit për shkak të një video të publikuar në Tik Tok.

Ishte vetë ai që publikoi videon në Tik Tok duke kërcyer valle popullore në shtëpinë e tij, mirëpo në rrjet mori reagime nga komentuesit të ndryshëm të cilin e kanë bullizuar, deri duke rrezikuar vendin e punës.

Kjo e ka bërë që ai që të ndihet keq. I ftuar në KTV, ai ka shpërthyer në lot, duke thënë se i kishte vëllait të tij që të mos tregojë se e ka vëlla.

“Unë bëj çfarë dua në banesën time private! Detyrova vëllezërit e mi, njëri prej tyre që është drejtor shkencash, e i thashë: ‘nëse të pyesin se çfarë e ke Lulzim Pacajn, thuaj e kam kushëri, mos i thuaj se e ke vëlla’”, thënë këtë e më pas shkrehur në lot.

6 komente në “Përse qau në televizion ky mësues shqiptar?”

  1. Iliri90 says:

    Kohet moderne kane efekt anesor, pasi nuk ka me privaci dhe shume shpejt mund te biesh pre e kesaj bote

  2. Po pse? says:

    Po pse more zotri e ke problem se çfare thone disa njerze që munde të hen njerze shume të kqinje

  3. Shpellari says:

    “Bullizuar”….??? Shpellare zbriten ne qytet, mesuan dy fjale anglisht e u bene gazetar.

  4. Bujar Kanapari says:

    Videon nuk e kam pare e as nuk jam kurioz ta shoh.
    Nuk do e kisha fare problem.
    Ne jeten private jemi te barabarte pavaresisht nga funksioni.

  5. Toni says:

    Jeta eshte private kur mbahet private
    Ky Prof nuk me duket Fort mire per titullin
    Nese do ishte ne nje gezim familjar nuk do kishte ndonje problem po dalja ne rrjet social le per te deshiruar
    Per nje gje nuk e kuptoj cfare I paskan bere profit?

  6. Sokrati says:

    Person i drejte, i qarte per veprimet e tij, ne te drejten e tij private i gezohet kultures popullore.
    Nderim dhe respekt per ju, i nderuari qytetar, mesues apo profesor i biologjise! Cfare shikoj une nga emisioni dhe videoja, qe i bashkengjitet ketij njoftimi, ju jeni plotesisht ne te drejten tuaj (dhe gjithmone sipas meje), ju keni te drejten legjitime: -te kerkoni demshperblim per shqetesimin, qe u eshte bere. Jam i sigurte se nese drejtesia aty funksionon, ju jeni fitimtar.
    Paditi njerezit apo institucionet, qe u kane shqetesuar ne institucionin e drejtesise dhe ndiqe ceshtjen ne rruge ligjore.
    PS: Sot nuk duan kulture popullore, folklor, veshje, kostume popullore, kenge popullore te tradites dhe kjo sjellje eshte krminale. Popullit i serviret lakuriqesia, rrobat e shqyera, tatuazhet, kofshet, vithet, barku, gjoksi dhe…gati çdo pjese e trupit te mund te duket ose te jete transparente!
    Ky eshte degjenerim = shthurje e individit, e familjes dhe e shoqerise ne teresi, duke u shnderruar njeriu ne nje lloj te re kafshe…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje