Koalicioni "Shtëpia e lirisë", reagon PD: U zyrtarizua partia e vjetër Meta-Berisha-Rama, po zbulojnë fijet që i lidhin

1 Shkurt 2022, 12:20Politika TEMA

PD reagon pas zyrtarizimit të marrëveshjes LSI-Berisha.

Në qëndrimin zyrtar thuhet se sot u finalizua partia e vjetër “Meta-Berisha-Rama”.

Më në fund Sali Berisha zyrtarizoi partinë e vjetër Meta-Berisha-Rama që simbolizon gjithçka që nuk shkon në Shqipëri:

Korrupsionin

Politikën e vjetër

Lajmet e rreme dhe disinformimin.

Kandidimi në Dibër i bashkëshortit të prokurores që mbrojti bandën e Edi Ramës, duke mos hetuar dosjen 184 të vjedhjes së zgjedhjeve në Dibër, është provokim i rëndë për çdo demokrat dibran që masakrën zgjedhore e provuan të parët në 2016.

Premtim Kryemadhi mund të jetë kushëriri i Monika Kryemadhit, mund të jetë edhe bashkëshorti i prokurores që mbrojti dhe shpëtoi nga burgu Edi Ramën dhe bandën e tij, por me PD dhe demokratët nuk ka asnjë lidhje.

Kandidimi i tij shpjegon më së miri edhe komunikimin privat të Flamur Nokës dhe Ulsi Manjës. Kandidatin e koalicionit “Non-Grata” e kanë zgjedhur bashkërisht. Ulsi Manja, nëse bashkëshortja e kandidatit të Flamur Nokës në Dibër do të zbatonte ligjin dhe do hetonte dosjen 184, do ishte në burg dhe jo në krye të Ministrisë së Drejtësisë.

Partia e vjetër Meta-Berisha-Rama ka 2 qëllime:

Ajo është streha për Ilirin dhe Saliun.

Zgjedh Ramën, mban Berishën dhe Metën.

Zgjedh Berishën dhe Metën, dhe mban Ramën.

1 komente në “Koalicioni “Shtëpia e lirisë”, reagon PD: U zyrtarizua partia e vjetër Meta-Berisha-Rama, po zbulojnë fijet që i lidhin”

  1. Loni says:

    Rama ju vë në majë te jarit ju te gjithëve or pisa!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje