“Kushtetuesja” vendos për “fatin” e tij, Meta i qeshur përcjell përfaqësuesit në Gjykatë

1 Shkurt 2022, 09:38Politika TEMA

Ilir Meta ka përcjellë përfaqësuesit ligjorë për në Gjykatën Kushtetuese e cila do të shqyrtojë kërkesën për shkarkimin e tij.

“Bashkë me Landin duke përcjellë Bledin dhe Katrinën për në Gjykatë”, shkruan Meta.

Vetë Meta siç ka deklaruar më herët, nuk do të jetë i pranishëm në seancë, por që do të dërgojë 2 përfaqësues ligjor, të cilër janë këshilltari i tij ligjor, Bledar Dervishaj dhe Katrina Treska, drejtoreshë e Përgjithshme e Shërbimeve Juridike në Presidencë.

Për herë të parë në historinë e pluralizmit politik në Shqipëri, organi më i lartë i drejtësisë do të zhvillojë një proces shkarkimi ndaj kreut të shtetit. 

Kreu i shtetit u shkarkua në shtator të vitit të kaluar në Kuvend me votat e shumicës socialiste pasi sipas tyre ai kishte shkelur kushtetutën me deklaratat dhe qëndrimet gjatë fushatës për zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit, 2021.

Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se nuk e njeh vendimin e Kushtetuese dhe se do të qëndrojë në detyrë deri në përfundim të mandatit në korrik të këtij viti.

1 komente në ““Kushtetuesja” vendos për “fatin” e tij, Meta i qeshur përcjell përfaqësuesit në Gjykatë”

  1. Taulant says:

    Hajt me kembe te mbare, nje shkarkim te lehte dhe efikas.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje