Karburantet janë shtrenjtuar sërish ditët e fundit duke rënduar më tej buxhetet e familjeve shqiptare. Ministrja Delina Ibrahimaj është pyetur nëse ka një strategji që kjo rritje çmimi të mos ketë efekt zinxhir në rritjen e çmimeve të tjera të tregut në vendin tonë.
Ibrahimaj tha se priten që çmimet të reduktohen pas 6 muajve të parë të këtij viti ndërsa përcaktimi i çmimit të naftës bazohet tek bursa, ndaj vijojnë monitorimin e vazhdueshëm të luhatjes së çmimeve.
Ibrahimaj: Rritja e çmimit të naftës kanë qenë subjekt i rritjeve prej muajsh, jo vetëm në Shqipëri, rajon dhe Europë. Jemi në monitorim të çmimeve të bursave që të parashikojmë të gjithë ndërhyrjet që mund të bëhem, megjithatë dua të them që ne nuk operojmë në ekonomi tregu të lirë. Sipas të gjithë parashikimeve të ekspertëve ndërkombëtarë, priten që këto çmime të reduktohen pas 6 mujorit të parë të këtij viti, por jemi të kujdesshëm dhe në monitorim të vazhdueshëm.
Pyetje: A keni menduar që të hiqni taksat e naftës të paktën?
Ibrahimaj: Politika e taksave nuk mund të ndikohen nga luhatjet momentale të rritjes së çmimeve. Për momentin nuk ka asnjë iniciativë të rishikimit të politikës së taksave.
Nafta së fundmi duket se po i afrohet nivelit të 200 lekë për litër. Në disa pika të karburanteve në kryeqytet nafta shitet për 193 lekë, duke u shtrenjtuar me gati 8 lekë në raport me rritje e fundit. Rritja ka vijuar edhe për benzinën. Aktualisht, në pikat e tregtimit me pakicë të karburanteve benzina tregtohet për rreth 195 lekë për litër duke shënuar një shtrenjtim të ngjashëm me naftën, teksa nuk ka ndalur shtrenjtimin as çmimi i gazit. Ky i fundit në disa nga karburantet shitet për rreth 94 lekë për litër.
Ndër të tjera, ministrja e Financave komunikoi vendimin e qeverisë për naftëtarët e Ballshit duke thënë se ata do të kenë një mbështetje sociale përgjatë gjithë vitit 2022.
Ibrahimaj: Sot miratuam një vendim që ka të bëjë me mbështetjen sociale për punonjësit e rafinerisë në Ballsh u jepet listës së miratuar që në nëntor 2020. Do të ketë një pagesë, të barabartë me pagën minimale, që do u jepet ish-punonjësve të Rafinerisë së Ballshit. Ftoj të gjithë punonjësit dhe ish-punonjësit e kësaj rafinerie që t’i drejtohen zyrave të punës, me qëllim dërgimin e dokumentacionit, për të përfituar këtë ndihmë, që do të jepet përgjatë vitit 2022.
Turpet vazhdojne, ritini me teper se mban ky popull…
Edi Rama do te mbahet mend per kete gomerllik qe po i shkaketon popullit me cmiin e karburanteve por mir ja ben se popull dele jemi, nuk ngrihen per rritjet e cmimeve por ngrihen per partite….
Qelbesirlliku me i madh ne kete vend te mjere jane OJQ dhe SINDIKATAT qe jane te gjitha te kapura nga politika si majtas ashtu dhe djathtas te gjitha nuk jane te besushme….. Mjer ky vend…. Rritje cmimesh, rroga te ulta, pensione qesharake….. Cmimi energjis i larte, uje nuk ka dhe uje paguhet, jemi shtet bidonash….. Po shkojne 12 vite dhe asnje ndryshim, ku po shkojme….. Ne krahun tjeter krimineli NON GRATA i kunderhihet Amerikes se bashku me hajdutin Like FLORIRI, kujt ti besojme Lul BRAVES apo Lul BERISHES….??
JEMI VEND I BEKUAR ME NJEREZ TE MALLKUAR prandaj kemi mbetur te fundit ne Europe.
Cmimi i karbuantit tek ne Z.Rama shkon 230 a 250 leke litri, se pervec cmimit te larte pra atij 30 leke per lite qe ty nuk te mbushet mendja ta heqesh, abuzimi skanadaloz me karburantin per litrat qe marrim eshte super korroptiv. Per arsye se militantet e PS qe jane ne krye te Drejtoria e Metrologjisë dhe Kalibrimit jane te babziturit,te pangopurit,lafaraket,rrugacet dhe lekistet qe i perdorni ju sa here ka zgjedhje per te financuar deri ne fund aktivitetet tuaja.
Ne fund pervec 30 leke per cdo liter shqiptaret te gjithe pa perjashtim paguajne min 30% vjedhje e deklaruar nga pistoletat me gryke te madhe te karburanteve qe i jane drejtuar per ti vrare ne menyre te ngadalte dhe te pameshirme shpresat e shqiptareve per te bere ekonomi me te mire e per te mos u larguar nga vendi.
Jane bere pale kontrolloret e shtetit pra ate qe duhet te kontrollojne sasine e litrave dhe kolaudimin e psitoletave bashkeporonare me grosistet e karburanteve. Sa e do perqindjen thone 20% vjedhje ne psitolete? Me jep nja 20 miion ne dore se e mbyllim pa problem. Keshtu shkon kjo pune pastaj dhe 20 milioneshi shperndahet, ca i merr ai qe ben marreveshjen, ca ministri i linjes, pastaj ca leke per fushaten e ardhshme. Ci qi temen se ky popull mban sa te duash, merri frymen e shtrengoji lakun derisa te mos percillet me, por te vdese. Mire ti behet ketij populli qe nuk ngrihet per veten e vet dhe te femijeve. Zatem keshtu kane bere edhe sterstergjyshet,stergjyshet,gjysherit, baballaret, po bejme ne te njeten gje dhe kerkojme nga femijet qe te ndryshojne kete hale vend. Sic ka qene ashtu do mbesin shqiptaret pa nje revolucion te fuqishem qe ti shkule nga rrenjet keta hale