Trupa shtesë amerikane pritet të dërgohen në lindje të Evropës

2 Shkurt 2022, 16:00Bota TEMA

Pentagoni pritet të konfirmojë të mërkurën vendimin e presidentit amerikan, Joe Biden për të dërguar trupa ushtarake shtesë në lindje të Evropës, ka thënë një zyrtar amerikan për agjencinë e lajmeve, Reuters.

Biden ka marrë vendim që më shumë se 3,000 trupa amerikane të pozicionohen për të mbështetur aleatët evropianë, ka raportuar Wall Street Journal.

Rreth 2,000 trupa amerikane do të nisen nga Shtetet e Bashkuara në Poloni dhe Gjermani dhe rreth 1,000 do të barten nga Gjermania në Rumani, ka raportuar Wall Street Journal.

Pentagoni ka sugjeruar këtë javë se lëvizjet e trupave mund të kryen brenda Evropës.

Tensionet mes Perëndimit dhe Rusisë janë rritur prej pozicionimit të mbi 100 mijë trupave ruse afër kufirit me Ukrainën.

Shtetet e Bashkuara kanë refuzuar një kërkesë kyçe të Moskës që NATO-ja të mos pranojë Ukrainën – mirëpo kanë insistuar se po i ofrojnë Rusisë “një rrugë diplomatike serioze”.

Presidenti rus, Vladimir Putin ka akuzuar Perëndimin se po injoron shqetësimet e Rusisë për çështje të sigurisë.

Në kërkesat e Moskës ndaj Perëndimit përfshihen edhe ato që:

Ukraina të mos pranohet në NATO

NATO-ja t’i japë fund aktivitetit ushtarak në Evropën Lindore dhe të tërheqë trupat nga Polonia dhe republikat baltike, Estonia, Letonia dhe Lituania

Aleanca veriatlantike të mos pozicionojë raketa në shtetet afër apo në kufi me Rusinë

Shtetet e Bashkuara dhe NATO-ja janë përgjigjur duke thënë se Ukraina ka të drejtë të zgjedhë aleatët e vet, mirëpo i kanë ofruar Rusisë mundësinë e negocimit rreth raketave dhe çështjeve tjera.

Nëse Rusia pushton Ukrainën, kjo nuk do të ishte hera e parë.

Rusia ka aneksuar Gadishullin ukrainas të Krimesë më 2014.

Ky vend po ashtu mbështet rebelët në konfliktet në rajonet lindore të Ukrainës, në të cilat kanë vdekur rreth 14,000 persona.

1 komente në “Trupa shtesë amerikane pritet të dërgohen në lindje të Evropës”

  1. Km says:

    Kane trupa te lira,te pa angazhuara.Nuk mund te rrine pa ndezur lufte.”faji e ka Rusia qe leviz truppa ne territorit e saj shteteror”.Ndaj duhet te vine trupat amerikane nga 10 mije km larg,sepse kercenohet siguria e SHBA .Me mund e djerse i kane prodhuar armet,por bejne sakrifica dhe i ndajne me Ukrainen.Si tha presidenti i ukraines?Ndihma amerikane per sigurine ne ukraine na ka dhene mundesite per forcimin e ekonomise se vendit.Ndaj do te shtojme edhe 100 mije ushtare,Ndaj blejme cdo dite 90 ton armatime qe i duhen ekonomise. Ja si u forcua Talebania.Mori dhurate 20 miliardi dollari makineri dhe armati per ekonomike e Talebanise.Sa sakrifica qe ben Shba per forcimin ekonomik te vendeve me rendesi per interesat strategjine te saj.Ja psh ne shqiperi per forcimin e ekonomise se vendit po investon 50 milion dollare vetem ne kucove.Do lulezoje kucova

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje