Presidenti i UEFA, nga Rama te Duka, katër orët e Ceferin në Tiranë

3 Shkurt 2022, 19:07Sport TEMA

Një vizitë me takime kokë më kokë, larg syve kuriozë të mediave dhe pa dhënë asnjë deklaratë zyrtare për temat e diskutimit. Prezenca përreth katër orë e kreut të UEFA-s, Aleksander Ceferin në Tiranë u karakterizua nga vonesa për afro dy orë për shkak të shtyrjes së udhëtimit prej kushteve atmosferike dhe ndryshimit të agjendës.

Edhe pse duhej të prezantohej në kryeqytet pak pas mesditës, drejtuesi i futbollit kontinental mbërriti vetëm disa minuta përpara takimit me kryeministrin Rama, i përcaktuar në orën 15:00. Me saktësinë e huazuar të një zvicerani, Ceferin hyri në godinën e kryeministrisë pak minuta përpara orarit, ku i’u kërkua që të vendoste edhe maskë.

Ajo që ra në sy, ishte se në takimin që zgjati afro 70 minuta, mungonte kreu i Federatës së Futbollit, Armand Duka, i cili i kishte vendosur makinën e tij në dispozicion presidentit të UEFA-s.

Në daljen nga kryeministria, u regjistrua ndryshimi i radhës në agjendë. Edhe pse ishte njoftuar vizita në selinë e FSHF, Ceferin u transferua në ambientet e Arenës Kombëtare, aty ku e priste zoti Duka.

Pas 60 minutave në stadium dhe të shoqëruar nga stafet e ngushta, ata u spostuan në zyrat e federatës, ku pas një takimi të shkurtër me zyrtarët që e prisnin, Ceferin u nis drejt aeroportit duke lënë pas shumë pikëpyetje, të cilat pritet të zgjidhen në orët në vazhdim nga deklaratat zyrtare të UEFA-s.

1 komente në “Presidenti i UEFA, nga Rama te Duka, katër orët e Ceferin në Tiranë”

  1. Koli says:

    Kjo eshte e keqja e kesaj bote.Nje Mafioz si Duka,nje Hajdut dhe Maskara si Duka,qe te gjithe e dine per shit – blerjet e ndeshjeve,per marrje paresh atyre qe donin te vinin tek Shqiperia para 10-15 vjetesh,e faktuar dhe nga Xhaka dhe Shaqiri,abuzime marramendese me Eurot e UEFAS dhe FIFAS,dhe shume e shume gjera te tjera,nuk munt te preket se thone pastaj qe nderhyn politika.Po mos nderhyj asnje per kete Mafioz Family Duka nga Shijaku,i bie qe Duka do rrije dhe 30 vjete te tjera,.Me vjen per te Vjelle kur shoh figura si Sul Demollari,nje ish djale i persosur,qe flet ne mbrojtje te Dukes per ca therrime qe merr nga Duka.Mos them pastaj kur shikon Bythqimin e Kavajes Krye Sindikalistin Andi Lila,kete ish futbollist medioker,servil dhe spiun i qelbet.,qe hiqet si i zgjut dhe ben mbrojtesin e Mafiozit Duka.Te gjithe keta qe mbrojne Duken,tregojne Fytyren e Vertete e kalbezimit te shoqerise shqiptare,ku per interesa personale dhe per pare,jane kthyer ne njerez pa virtyte dhe moral.Mjere Shqiperia si eshte katandis,me njerez qe Hajdutin dhe Mafiozin,e quajne Burre te Mire,qe Menaxhon mire futbollin.O zot Duka,qe hante dhe pinte dhe ndante fitimet me Ben Lazen,ndjes paste qe te gjithe ne Elbasan e dine qe ishte nga te paret qe u morr me Tregtine e Droges,dhe si Drogmen qe ishte u be dhe President i Labinotit.Kto jane Presidentet e sportit te Futbollit ne Shqipni,Drogaxhinj,Hajdut,Mafioze,Kriminele.Turp,funderrima.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje