VIDEO/ Armand Duka si shef negociatash për blerje ndeshjesh, Mero Baze: Po Edmond Leka çfarë fiksimi ka me Rusmalin?

3 Shkurt 2022, 17:44Sport TEMA

Kreu i FSHF-së Armando Duka dhe aksionerët e tjerë të Super Sport, kanë dal zbuluar në aferat që ata kryejnë për blerjet e ndeshjeve.

Gazeta TemA ka publikuar dje dhe sot me video bashkëbisedimet e Armand Dukës që është njeriu kryesorë që ka marrë përsipër punë për të kryer aferat e blerjeve të ndeshjeve, duke pasur miratimin e Aleksandër Frangajt dhe Edmond Lekës.

Gazetari Mero Baze teksa ka publikuar një video në rrjetin e tij social shkruan se përveç Dukës që ka shqetësim kryesor rivalët që blejnë të drejta ndeshjesh dhe dëmtojnë biznesin e tij, ironizon dhe drejtorin e Union Bank Edmond Lekën, i cili në një moment sulmon Ilir Rusmalin që nuk ka asnjë lidhje me bisedën që ata kryejnë.

“Kjo video aksionerësh tregon si drejtuesi i Federatës Armando Duka, ka shqetësim kryesor rivalët që blejnë të drejta ndeshjesh dhe dëmtojnë biznesin e tij.

Dhe bashkë me Edmond Lekën si drejtor banke, paskan fiksim Ilir Rusmalin, në një debat që ska lidhje me të.

Me sa duket atë kanë simbol të juristit që u prishë punë.

As djali Berishës nuk e ka marrë kaq inat sa këta.

Me sa duket e dinë mirë çkanë bërë”, shkruan gazetari Mero Baze. (TemA)

 

2 komente në “VIDEO/ Armand Duka si shef negociatash për blerje ndeshjesh, Mero Baze: Po Edmond Leka çfarë fiksimi ka me Rusmalin?”

  1. Vito, mashtruesi i kerrmillit , shoku i Nikos se Orneles se Varuzhan Piranjanit says:

    Edmond Leka duhet hetuar edhe per lidhjet e tij me banden e Shullazit dhe si ai mbaron “disa pune” me Gilmando Danin, ndersa lidhja e ij me Duken eshe me nje kompani qe lidhet me posten e shpejte ku jane bashke aksionere dhe Union Bank ishte sponsor zyrtar i FSHF ne konflik te hapur interesi.

  2. Ilirjan says:

    “Beteja e jetes” e Erjon Veliajt na u be beteje e Meros tani ?! Edi Rama lidhi qenushin Veliaj pas vizites se Ceferin. Une si zgjedhes, figuren “di Merda” te Veliajt ne fakt ja faturoj Edi Rames. Evitojini keto egzagjerime parazgjedhore… amatoreske Foshnjore… alla sali berisha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje