Gjejmë dot një president si ky?

4 Shkurt 2022, 11:02Politika TEMA

Nga Dritan Hila

Dje, presidenti italian u betua për besnikëri ndaj Kushtetutës. Me një votim bindës që ja kalonte vetëm Sandro Pertini, Sergio Mattatella u zgjodh për një mandat të dytë president i Republikës italiane. Është hera e dytë që një president merr mandat të dytë, pas Napolitanos dhe njëkohësisht siçiliani i parë që mbulon këtë funksion. Nuk është pak për një ishull që dikur pretendonte të ndahej nga Italia dhe ende ruan një autonomi administrative dhe shpirtërore nga pjesa kontinentale e gadishullit Apenin.

Kur u zgjodh në vitin 2015, Mattarella nuk thoshte shumë për publikun e huaj. Ishte gjykatës kushtetues me profesion por kishte pasur edhe detyra politike. I inkuadruar me demokristianët, i përkiste krahut që quhej katokomunistë (katolikë komunistë) dhe kishin afinitet me të majtën italiane, çka u konfirmua edhe pas shkrirjes së Demokracisë Kristiane, ku kaloi me të majtën e cila pas shkrirjes së komunistëve mori format e Margaritës dhe më vonë Partsë Demokratike.

Kur u zgjodh ishte i ve nga bashkëshortja dhe portreti i tij jo karizmatik, dha përshtypjen se në presidencë po vinte një njeri pa ngjyrë. Në fakt, Mattarella e tregoi veten një murg kushtuar shtetit. I ftohtë, jo emocional, ai diti të mbajë ekuilibrat e një shteti i cili fuqinë ekonomike dhe rezatimin kulturor që shfaq në botë e ka në përpjestim të zhdrejtë me paqëndrueshmërinë politike dhe papjekurinë e disa liderëve politikë të tij.

Mattarella ka qenë një pikë reference e interlokutorëve dhe aleatëve. Me prejardhje nga një familje me tradita institucionale ku babai i tij ishte politikan i rangut kombëtar ndërsa vëllai Piersanti Mattarella i ekzekutuar nga mafia në vitin 1980, Sergio Mattarella është personazhi që jep sigurinë që publiku ka nevojë kur do të shikojë një institucion të përfaqësuar nga dikush që nuk ka interesa okulte dhe ka dhënë prova për besnikëri mdaj shtetit.

Fatkeqësisht shqiptarët, përjashto Alfred Moisiun, nuk kanë pasur figura të tilla. Ne kemi parë politikanë që i afrohen portretit të banditëve sesa kapitenëve që çojnë vendin drejt mirëqenies; që hedhin vendin në luftë civile në vend se të jenë mesazherë të paqes; plaçkisin rezervën e arit të bankës, bëjnë orgji të fondeve publike, degjenerojnë administratën, por jo një roje të Kushtetutës. Mbase e ardhmja e largët do na rezervojë edhe ne një president si Sergio Mattarella apo qoftë si Karolios Papulia./dritare.net

15 komente në “Gjejmë dot një president si ky?”

    1. Rududuja says:

      Jam per Fahri Balliun president, çmimi i paçes do te behej 5 leke pjata ne oferte me nje gote dhalle. Votojeni se s’do te zhgenjeheni.

      1. Vranakonti says:

        Kaci zi nga Ballshi e “meriton”per president. Keshilltar te kete krricin e Fahriut,Klevis Balliun.

  1. SADIU says:

    Jo ke të drejtë, janë rralluar. Ka patur shume aq sa na mërzitni se grindeshin njeri me tjetrin. Por këto lëvizjet e kanë ulur shume numurin e tyre, por me e keqja është rritur çmimi shume, shenjat janë qe do të na ngelen vetëm si replike. Por konkurrenca ka bërë të sajin këtë të veçantin nuk po e blejnë edhe lirë dhe na ngeli ne dere, kusuri do ta japim pa lekë se nuk kemi zajre der ne datën 2 mars. Po me e keqja bënë sikur nuk e njeh veten dhe për inat thotë që pas 20 vjetesh do bëhem prapë president. E po kësaj i thone te kesh dy, nje ta shqyesh e një ta mbashe se na duhet.

  2. shelegura says:

    KA DHE KETU PLOT
    1)PELLUM KULLA
    2) NAMIK DOKLE
    3) PERPARIM KABO
    4) DAUT GUMENI
    5) FEMI AVDIU
    E PLOT TE MENCUR JO SI KY IDJOTI

    1. Zenel Çorrushi says:

      Prevalojnë numrat 3 me 4, Përparim Kabo me Duat Gumenin.
      Të tjerët, mendoj se janë tepër të konsumuar politikisht, por si NJERËZ janë të mrekullueshëm.
      Pikës i ke rënë o SHELEGUR.
      ???

  3. Fatosi-kosove says:

    Ouuuu zoti Hila mos kerkoni tjeter se si ky çdo mjes e hudhi nje ne WC,veq berisha me tbijt nese ja kalon.

  4. Km says:

    Nuk gjen kollaj si Iliri Likefloriri.Pse?Jane te gjithe ose ne burg,ose ne psiqiatrik,ose ne dubai,ora ne kerkim.

  5. Fshatari says:

    Si nuk e ha mortja me këto poza të çpifura, me një qeshje të shtirur dhe dy gishtat përpjetë, me pamjen down dhe me atë kokë si matara?!
    Njeriu i deformuar,
    Që kurrë s’pati moral,
    Ishte i kamufluar,
    Si kurva më e përdal’!
    E thoshin pleqtë në fshat:
    -Kurvat kanë shumë fat…
    Një plak “i uronte” rrugës:
    -Bir, t’më kesh fatin e kurvës!
    Oh! Shqipja ime ç’të gjeti?!
    Shumë kurva dhe kurvarë,
    Të gjithë, sikur vijnë nga deti,
    Kërkojnë të të bëjnë varrë…
    Ti nuk vdes, Shqiponja ime!
    Ti ngrihesh, fluturon lart,
    Ishe dhe mbetesh një trime,
    Armiqtë i zhgyen në baltë!

  6. Një president për Shqipërinë. says:

    Nëse Shqipëria do një president vërtetë të paanshëm, i cili të nderon me erudicion e tij, një president mik të madh të nderit dhe drejtësisë, ky mund të ishte ARDIAN VEHBIU, erudit, anëtar i akademisë së shkencave, gjuhëtar me vlera të jashtëzakonshme, publicist i mrekullueshëm, botues i më të mirës revistë shkencore, letraro- politike shqiptare “Peisazhe të fjalës”, njeri me tradita familjare të shkëlqyera.
    Por kuptohet, për president do zgjidhet një shërbëtor i Edi Ramës dhe Sali Berishës pas ndonjë konsultimi nëndhe midis tyre.

  7. Aldi Murati says:

    Me shemtire dhe dallkauk nuk mund te gjesh as ne Afrike.

  8. Arber iliri says:

    Propozim serioz,a mund të bëjmë President një kalë me gjak të pastër arab.Perandori romak bëri kalin e tij senator.A e dini sa rehat do jemi me një kalë si President?

  9. ce says:

    Po cfare pritni nga Habib Burgiba tjeter pervecse thirrje per prerje duarsh, mprehje sepatash dhe hanxharesh e cfurqesh dhe promovimin per te futur ne parlanent nje sharebajge te neveritur me shkolle te mesme pa mbushur akoma 18 vjec vetem pse kishte mare pjese aktive ne edukimin e jenicereve te haremit erotiko naziskin te Jales.Dhe kjo Kejdi dhembcakallja doli para 140 deputeteve me nje parulle te madhe ku shkruhej Rama Dick. kjo eshte fytyra dhe imazhi i leshitlikes.

  10. rexha 10 says:

    AH MORE HILA ,PERSE NUKE THUA ME MIRE SE KUSHE E BERI PRESIDENTE ,PORE QE I HAKERROHESH KETIJE SHARREXHIU QE PERVECE SHQIPES SE BABAIT TE TIJE NUKE DI GJE TJETER .KU DO TE MESONTE KY I URUARI NE MESE TE TIRANES ,DUKE NGRENE BYREKE ME BUKE .NGANJEHERE FUDOLLEKU TE BENE QE TE MARESH INATE EDHE VEHTEN ,SA TE ARRISHE DERI ATY SE TE BESHE EDHE VETEVRASJE .PORE KY SESHTE ASE MISHE ,DHE ASE PESHKE ,KU DOMINONE LLOGJIKA E NJE PRIMITIVI SI NJE TRASHGIMI E MARRE NGA E KALUARA E FSHATIT PER NGA VJENE . KETA TIPA JANE TE TILLE QE EDHE NE MESE TE PARISIT TE SHKOJNE NGELEN GJITHMONE NJE PRIMITIVE PROVINCIAL TE PA NDREQESHEM .***
    _

  11. Skrapari says:

    Ne Shqiperi si ky ka plot jo si ky tamam por gjen jane disa zona qe nuk po i permendim se na marin ne sysh ato zonat edhe na ikin njerez si ky edhe pastaj hajt te gjejme ne si ky se na duhen per vazhdimin , por qe nuk eshte problem se gjen si ky jane specie qe shumohen vetem ne disa zona te shqiperise edhe fuqia e politikes aty eshte se jane edhe trima luftetare por nuk e themi se jane njesha te gjithe se ja u thashe nuk eshte vetem ky po si ky lloj race qe eshte pjellore gjen ore mos kini merak si nuk gjen po nuk e themi se ja u thashe hajt mirupafshim se mos na merni ne sysh sikur e thashe mos haroni ka si ky plot.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje