Prangoset noterja në Tiranë që zhvaste qytetarët

4 Shkurt 2022, 11:16Kronika TEMA

Policia e Tiranës ka arrestuar një 40-vjeçare me detyrë notere për shpërdorim detyre dhe vjedhje.

Përkatësisht shtetasja R. K., 40 vjeçe, gjatë ushtrimit të detyrës si notere, në vitin 2021 ka përvetësuar në mënyrë të kundërligjshme shuma të konsiderueshme monetare nga qytetarë të ndryshëm.

Ndërkaq vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie të kundërligjshme.

Ajo akuzohet për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

 

3 komente në “Prangoset noterja në Tiranë që zhvaste qytetarët”

  1. xxxx says:

    Ndaj saj ne prill 2020 Minitria e Drejtesise kishte filluar procedimin disiplinor dhe ne maj 2021 me urdher te Ministres Gjonaj iu hoq licensa .
    Por si gjithmione me ca “fakte ‘ te tjera Gjykata Administrative pezulloi urdherin e Ministres dhe Rezarta vazhdoi ku e kish lene . Cuditerisht ,vete Ministria e Drejtesise , a thua nuk ka asnje jurist aty brenda , beri nje sy qorr e nje vesh shurdh dhe lejoi qe kjo te vazhdonte te “punonte” sikur nuk kish ndodhur asnjegje .Sepse me ngjajne me ata gjyqtaret qe lirojne para kohe kriminelet nga burgjet.Po si ka mundesi qe Ministria e Drejtesise nuk i merr vulen qe ia ka dhene , si ka mundesi qe Ministria nuk i mbyll aksesin ne Regjistrin Noterial qe administron vete por i jep mundesine qe te vazhdoje te mashtroje te tjere deri sa dalin gazetaret e Sopit , qe iu befte dita nje mije ,dhe denoncoj e publikishte kete skandal . Uf me ne fund u kujtua dhe Prokroria .Kam nje thirrje per keta te mashtruarit ,.Kerjkojane ministrise se drejhtesise tiu zhdemtoje , pasi e kishte per detyre te mos e lejonte kete mostren qe licensoi , e kish per detyre qe ti asgjesonte vullat , ti bllokonte regjistrat dhe te perballej me gjyqtaret e koruptuar qe e riktheyn ne detyre si dhe te kerkonte nje falje te madhe publike qe e kishte licensuar ate si notere.

  2. xxxx says:

    Ndaj saj ne prill 2020 Minitria e Drejtesise kishte filluar procedimin disiplinor dhe ne maj 2021 me urdher te Ministres Gjonaj iu hoq licensa .
    Por si gjithmione me ca “fakte ‘ te tjera Gjykata Administrative pezulloi urdherin e Ministres dhe Rezarta vazhdoi ku e kish lene . Cuditerisht ,vete Ministria e Drejtesise , a thua nuk ka asnje jurist aty brenda , beri nje sy qorr e nje vesh shurdh dhe lejoi qe kjo te vazhdonte te “punonte” sikur nuk kish ndodhur asnjegje .Sepse me ngjajne me ata gjyqtaret qe lirojne para kohe kriminelet nga burgjet.Po si ka mundesi qe Ministria e Drejtesise nuk i merr vulen qe ia ka dhene , si ka mundesi qe Ministria nuk i mbyll aksesin ne Regjistrin Noterial qe administron vete por i jep mundesine qe te vazhdoje te mashtroje te tjere deri sa dalin gazetaret e Sopit , qe iu befte dita nje mije ,dhe denoncoj e publikisht kete skandal . Uf me ne fund u kujtua dhe Prokroria .Kam nje thirrje per keta te mashtruarit ,.Kerjkojani Ministrise se drejtesise zhdemtimin , pasi e kishte per detyre te mos e lejonte kete mostren qe licensoi , e kish per detyre qe ti asgjesonte vulat , ti bllokonte regjistrat dhe te perballej me gjyqtaret e koruptuar qe pezulluan urdhenin e heqje s se licenses si dhe te kerkonte nje falje te madhe publike qe e kishte licensuar ate si notere. Po me sa duket kjo i paska futur ne thes .

  3. Shmil Gurra says:

    MOS PAC PUNË me NOTERË MATRAPAZË!

    Flas nga përvoja personale dhe e një rrethi të njohurish.

    1) Noterët i formulojnë vetë tekstet e kontratave, duke fshehur elemente, në dukje të parëndësishme, që pastaj dalin në shesh e shkaktojnë kokëcarje për palën më të dobët
    2) Kurrë nuk marrin parasysh kushtet (kërkesat) individuale të palës blerëse, por në mënyrë klishe rendisin do kushte të përgjithshme
    3) Sajojnë lloj-lloj situatash për të vinuar procedimin e ndërrimit të pronës dhe për evitimin 2 “këtyre pengesave” kundërvlera e shërbimeve të vogla sillet nga 1000 euro e lart; për sajesa “mëpak të rrezikshme” cmimi është 500 euro.
    4) Kurrë nuk të japin fakturë (kupon) për paratë që marrin si taksë për punën e tyre
    5) Cmimi i shërbimeve (jashtatarifor) shumë më lartë se në Perëndim.
    6) Arroganca në komunikim.
    Kërkoj ndjesë për pohimet e mia nga ata noterë që punojnë me ndërgjegje e profesionalizëm. Kam mësuar se ka edhe të ndershëm. I përgëzoj!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje