Kastrioti thyen Dinamon dhe rihap garën për mbijetesë

5 Shkurt 2022, 15:42Sport TEMA

Dy gola të Bedri Grecës vendosën sfidën Kastrioti-Dinamo. Ekipi krutan fitoi 2-0 në sfidën e luajtur në stadiumin e Kamzës, duke siguruar tre pikë të arta për objektivin mbijetesë.

Djemtë e Emiliano Çelës janë ngjitur në kuotën e 15 pikëve, dhe tani ndodhen vetëm katër pikë poshtë Dinamos, që ka marrë vetëm një pikë në tre takimet e fundit në kampionat.

Miqtë e nisën më mirë ndeshjen dhe dominuan kundërshtarin në 30 minutat e para. Chinedu kishte një shans të artë në minutën e 14-të, teksa tentuan edhe Reginaldo e Bardhi.

Kastrioti e mori veten pas minutës së 30-të dhe filloi të shfaqej i rrezikshëm me Grecën dhe sulmuesin Kaina. Dida pati një mundësi të mirë për vendasit në minutën e 37-të.

Kaq për pjesën e parë, teksa Kastrioti e filloi shumë mirë fraksionin e dytë, duke realizuar dy herë brenda 18 minutave.

Asiste të Edon Hasanit dhe Henry Okebugwut dhe finalizime të Bedri Grecës. Katër gola sezonalë në Superiore për 31-vjeçarin. Dinamo tentoi të hapte ndeshjen, por nuk pati forcë, me Kastriotin që menaxhoi shumë mirë avantazhin e dyfishtë dhe festoi në fund.

1 komente në “Kastrioti thyen Dinamon dhe rihap garën për mbijetesë”

  1. Koli says:

    Dinamo lojtaret i ka por traineri eshte totalisht i pa afte.Kete ai e ka treguar kudo ku ka qene trainer.Urgjentisht dinamo duhet ta largoje ka gati 20 jave vetem justifikohet dhe nuk sheh qe problemi eshte vet ai.Nese dinamo bdryshon trainer dinamo fiton kupen dhe renditet minimalisht ne vend te 5 ndersa po vazhdoi shkembi eshte e sigurt qe zbret nga kategoria pasi dhe kur ka fituar ndonje ndeshje nuk ka bindur

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje