Zgjedhjet fars: Armand Duka emëron delegat për Shoqatën e Mjekëve punonjësin e tij, fizioterapistin e Kombetarës

4 Shkurt 2022, 15:25Sport TEMA

Zgjedhjet e manipuluara që presidenti i FSHF-së Armand Duka po kryen me Shoqatat, ka vijuar dhe me Shoqatën e Mjekëve.

Mbledhja e fundit që kjo Shoqata ka berë daton në vitin 1994 dhe që prej asaj periudhe kjo Shoqatë Mjekësh ka qenë komplet fantazëm dhe shfaqej vetëm për zgjedhje ku votonte Armando Dukën.

Pas mbledhjes së fundit që ka qenë në vitin 1994, kjo Shoqatë nën dirigjimin e Dukës është thirrur të mblidhet për të votuar delegatin e saj për zgjedhjet e 2 marsit.

Burime për Gazetën TemA kanë bërë me dije se Armand Duka e ka caktuar se cili do jetë personi që do votojë në Asamble dhe nuk ka zhgenjyer ku ka planifikuar emerimin e punonjësit të tij të cilin e paguan nga parat e FSHF-së.

Bëhet fjalë pëe fizioterapistin e Kombëtares shqiptare Arjan Llaperin.

Emërimi i fizioterapistit Arjan Llaperi si delegat shton numrin e punonjësve të Dukës të cilët kanë të drejtë vote për të votuar pronarin e tyre në krye të FSHF-së. (TemA)

1 komente në “Zgjedhjet fars: Armand Duka emëron delegat për Shoqatën e Mjekëve punonjësin e tij, fizioterapistin e Kombetarës”

  1. Arber iliri says:

    Duhet të ndërhyjnë organet e drejtësisë për të mos e bërë situatën më komplekse.Tentakula të Mafias gjithandej.Drejtësi godit me forcë e gjithandej,O të bëhemi si shtet modern o të shkërmoqur,nuk ka rrugë tjetër.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje