Takimi me Ceferin, Rama: Qëllimi i përbashkët zhvillimi i finales në Tiranë dhe zgjedhje të besueshme në FSHF

3 Shkurt 2022, 20:24Sport TEMA

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas takimit me presidentin e UEFA-s Aleksandër Ceferin.

Përmes një postimi në Tëittër Rama shkruan se qëllimi i përbashkët ishte zhvillimi në Tiranë i finales së parë europiane në histori, si dhe të realizimit të një procesi të besueshëm për të gjitha palët e përfshira në zgjedhjet e reja.

“Takimi sot me Presidentin e UEFA-s s’mund të ishte dot më i mirë për qëllimin e përbashkët tê zhvillimit në Tiranë të finales së parë europiane në histori, si dhe të realizimit të një procesi të besueshëm për të gjitha palët e përfshira në zgjedhjet e reja të #FSHF⚽️ #FairPlay”, shkruan Rama. (TemA)

1 komente në “Takimi me Ceferin, Rama: Qëllimi i përbashkët zhvillimi i finales në Tiranë dhe zgjedhje të besueshme në FSHF”

  1. Jon says:

    Eshte krejtesisht e pakuptueshme qe UEFA, per aq kohe qe nuk pranon ndikime nga politika, nuk arrin nga ana tjeter qe ti imponoje federatave nje statut ku presidenti te mos kete mundesi per tu zgjedhur per me shume se 2 mandate, dhe jo mandate qesharake si 7-10 vjecare, por aq sa eshte per presidentin e shteteve te bashkuar, pra 2×4 vjet = 8 vjet dhe kaq. Te arrish te pranosh nje person qe te konkuroje per mandatin e 6-te, pra 24 vjet, nderkohe qe flet per demokraci dhe zgjedhje te rregullta dhe transparente, eshte tragjikomike. UEFA dhe FIFA vete duhet te bejne nje reforme te thelle, dhe jo vetem per kete ceshtje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje