Ditën e djeshme FSHF-ja në fshehtësi të plotë siç ka zhvilluar të gjitha zgjedhjet për Shoqatat Rajonale ku janë vërtetuar manipulime dhe falsifikime flagrante, të njëjtën medotë përdori dhe për kryetarin e ri të Shoqatës së Mjekëve.
Një Shoqatë e cila mbledhjen e fundit e kishte kryer në vitin 1994 dhe ditën e djeshme ka zhvilluar mbledhjen e saj të dytë, për të emëruar njeriun e Armando Dukës si delegat në zgjedhjet e 2 marsit.
Në krye të Shoqatës së Mjekëve u emërua një punonjës që paguhet drejtëpërdrejt nga Armando Duka, i cili është fizioterapisti i Kombëtares shqiptare Arjan Llaperi.
Emërimi i fizioterapistit Arjan Llaperi si delegat, shton numrin e punonjësve të Dukës të cilët kanë të drejtë vote për të votuar pronarin e tyre në krye të FSHF-së.
Megjithatë manipulimet e Dukës do vijojnë dhe për zgjedhjet në Shoqatën e tajnerëve.
Burime për Gazetën Sport kanë bërë të ditur se edhe në këtë Shoqatë, Armand Duka ka planifikuar emërimin e një tjetër punjonjësi.
Gazeta Sport ka mësuar se si delegat për këtë Shoqatë do të jetë Sulejman Mema, njeriu i afërt i Dukës që gjatë zgjedhjeve ne Shoqatën Rajonale të Tiranës përdori një fjalor vulgar ndaj kundërshtarëve të tij duke i sharë me fjalë të rënda që ende sot e kësaj dite nuk ka kërkuar qoftë dhe një ndjesë.
“’Kush po ua q* ropt këtyre”, ishin fjalët që Sulejman Mema përdori në atë Asamble dhe pas këtij fjalori Armand Duka ka vendosur të shpërblejë për gjithë shërbimin që i ka kryer duke planifikuar emërimin e tij në krye të Shoqatës së trajnerëve. /Gazeta Sport/
Veliaj ne fakt,ne “betejen e jetes “ishte me… delikat ne deklarata?Hani hani… paguan Ceferin edhe per erjonet(Brace e Veliaj) e Rames ?!