Ish ministri Saimir Tahiri, ka kaluar natën e parë në dhomat e paraburgimit të 313 në Tiranë.
Gjatë ditës së djeshme për çështje proceduriale, Saimir Tahiri, u dërgua në Drejtorinë e Policisë së Tiranës ku iu morën sendet personale. Raportohet se Tahiri ka marrë me vete në ambientet e paraburgimit vetëm cigare dhe rroba për t’u ndërruar.
GJKKO një ditë më parë pas një seance maratone e ka dënuar Saimir Tahirin me 5 vite burg për ‘Shpërdorim të detyrës’, të cilit me gjykim të shkurtuar dënimi ulet në 3 vite e 4 muaj burgim.
Tahiri u dënua vetëm për “Shpërdorim detyre” duke i ‘shpëtuar’ akuzave “Korrupsion të zyrtarëve të lartë”, “Trafik të lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim” dhe “Grup të strukturuar kriminal.
Procesi ditën e djeshme ka qenë me tensione dhe gjendje të rënduar emocionale ku pati reagime të ashpra nga avokatët e Tahirit. Ata prisnin që të lihej në fuqi vendimi i Shkallës së Parë, por jo që të hiqej neni 59, i cili ia konvertonte dënimin Tahirit në Shërbim Prove. Tashmë mbrojtja do t’i drejtohet Gjykatës së Lartë për rekurs.
Ndërkohë në argumentimet e vendimit, Apeli i GJKKO nënvizon se rezulton se Tahiri ka lidhje me Moisi Habilaj dhe Artan Habilaj dhe këto lidhje kanë ndikuar që grupi kriminal të infiltrohet në radhët e punonjësve të policisë dhe të shtetit dhe të pengojë luftën ndaj trafikut të drogës.
Hajde drejtesi hajde.Ky qe luftoi Lazaratin futet brenda. Vrasesit e shqipetareve livadhisin jashte. Po kujt I paske shkelur ne kallo mor Sajmir.Ti je I forte do e kalosh dhe kete dallge. Ministries qe solli me shume ndryshime ne dikasterin e tij.