Nga arratisja, tek jeta në Spanjë, ish-lojtari i Dinamos Albert Stroni: Shqipëria ishte një burg

7 Shkurt 2022, 18:40Sport TEMA

Për Albert Stronin nuk kishte kthim pas. Pas një mbrëmjeje të largët në vitin 1990, në familje së bashku me prindërit, vëllezërit dhe kunatin e tij, ai u tregonte atyre se në transfertën e radhës që Shpresat e Shqipërisë do të zhvillonin në Spanjë, e kishte ndarë mendjen për të kërkuar strehim politik. Në një intervistë të dhënë për gazetën spanjolle “El Pais” në vitin 2016, ai ka rrëfyer atë mbrëmje drithëruese në shtëpinë e tij.

Ka kujtuar se si familjarët shpërthyen në lot fill pasi u tregoi planin për t’u “arratisur” për një jetë më të mirë. Edhe ai vetë emocionohet teksa kujton ndodhinë e shumë viteve më parë.

Ishin vitet kur Shqipëria po rrekej të ndahej me të kaluarën e saj komuniste dhe për të nisur një stad të ri të zhvillimit politiko-ekonomiko-shoqëror. Sot Albert Stroni jeton në Spanjë, në Monforte de Lemos (pranë Lugos) ku është sipërmarrës.

Ai merret me tregti makinash, në qytetin për të cilin ka dhënë një kontribut të madh në karrierën e tij sportive. Më poshtë po ju sjellim intervistën e dhënë prej tij më 15 qershor 2016 për gazetën e madhe spanjolle “El Pais”.

Si ishte rregjimi i Enver Hoxhës?

Ishte një regjim i hekurt, të paktën deri në momentin kur aleatët tanë të mëdhenj, Bashkimi Sovjetik dhe Kina, na braktisën. Në fund të viteve ’80 situata ishte e padurueshme, veçanërisht në planin ekonomik.

Pa ndihmën e huaj, shumë nga fabrikat pushuan së funksionuari. Madje, kujtoj një thënie të asaj kohe:

“Më mirë hamë bar se t’u kërkojmë hua imperialistëve dhe kapitalistëve”. Me këtë shprehje në xhep rrezikuam urinë. Na mungonte buka dhe kushtet më minimale për jetesë. Na kishin bërë lavazh truri.

Çfarë mendonit kur udhëtonit me Shqipërinë e futbollit në Europë?

Ishim nën vëzhgim dhe të paralajmëruar për çdo veprim që bënim, për çdo hap që hidhnim. Ne nuk mund të komentonim për asgjë dhe për askënd. Ka pasur madje raste ekstreme, kur babai ka spiunuar të birin.

Ishte një diktaturë e tmerrshme, ndërkohë që nga krahu tjetër propaganda bënte punën e vet. Na thuhej se uria vinte nga kapitalizmi dhe se kapitalizmi ishte një regjim i korruptuar e i marrë fund.

Si ishte politika e represionit?Çfarë nënkuptonte?

Ishte shumë e ashpër. Çfarëdo të thuhej kundër regjimit kishte pasoja të rënda. Quheshin të dënuar politikë, por asnjëri prej tyre nuk kishte një avokat mbrojtës. Ka pasur edhe ekzekutime, qoftë edhe pa gjyq.

Kishte dhe raste kur i internonin njerëzit në zona shumë të thella të Veriut të Shqipërisë. Nuk mund të dëgjonim radio të huaja, italiane për shembull.

Për besimin fetar as që mund të diskutohej: shumë vepra kulti u shkatërruan, një pjesë e mirë e klerit u zhduk, sepse komunistët ecnin me parimin që feja vetëm mashtronte popullin. Gjithçka ishte e kontrolluar nga Sigurimi (policia sekrete).

Si funksiononte Sigurimi?

Ai vetëm zbatonte urdhra që vinin nga lart. Ata ishin rritur në këtë klimë dhe besonin verbërisht se kjo ishte më e mira për vendin, për popullin. Vëzhgonin nëse kishte antena TV jashtë normales, sikurse dhe veshjen.

Nuk lejoheshe të mbaje pantallona të gjera ose model kauboj. Nuk lejoheshin flokët e gjatë, mjekra apo barsetat, një çmenduri. Në vitin 1984 gjërat sikur kishin nisur të ndryshonin, sepse të afërmit që kishim jashtë mund të na sillnin ndonjë veshje, për shembull si xhinset.

Sa i rëndësishëm ishte futbolli për shoqërinë shqiptare?

Ka qenë gjithnjë sporti më i rëndësishëm. Ishte nga të paktat kënaqësi që nuk të mohohej edhe pse askush nuk mund të largohej për të luajtur në kampionatet e huaja.

Një lojtar shqiptar lindte dhe vdiste në kampionatin vendas dhe natyrisht kjo i bëri dëm futbollit, sepse e pengoi të rritej, të zhvillohej. Kujtoj se në vitet ’80 ka pasur lojtar të shkëlqyer, por që nuk patën fatin të luajnë jashtë.

Veç Apolonisë keni luajtur edhe për Dinamon…

Po, ishte ekipi i Ministrisë së Brendshme, i policisë. Për të nënshkruar me Dinamon u desh një urdhër i ministrit sepse unë isha student. Edhe mua, isha si gjithë të tjerët, më dhanë punë dhe shtëpi.

Punë?

Na emëronin në një ndërmarrje shtetërore, por nuk ishte e thënë të shkonim. Shkoja në punë vetëm të hënën kur e kishim pushim në stërvitje. Por, më së shumti nuk shkonim.

Si ishte shkolla e futbollit në Shqipëri?

Ishte një imitim i stërvitjeve të modelit sovjetik, çek, polak dhe rumun. Pak a shumë modelet e ndjekura nga profesorët tanë të futbollit.

Stërvitja më së shumti ishte e fokusuar te ngarkesa fizike, ndërsa anës teknike dhe asaj taktike nuk i kushtohej shumë rëndësi. Trajnerët tanë ishin shumë të rreptë kur vinte puna te disiplina. Orari ishte i qartë: autobus-hotelnjë orë për të darkuar dhe fjetje.

Si vendosët të largoheshit?

Ishte viti 1990. U ulëm së bashku me familjen për ta vendosur. Ishte një atmosferë e tmerrshme, sepse e dinim se rrezikonim të humbnim kontaktet përjetë. Por familja ime u tregua e guximshme, me mjaft kurajë, sepse e kuptuan se kjo ishte për të mirën e fëmijës së tyre, për të pasur një jetë më të mirë, një jetë më të denjë.

Si ndodhi?

Kishim një ndeshje kundër Spanjës së Guardiolës dhe Luis Enrikes. Nuk isha i vetëm në nismën time. E dija se edhe një nga shokët e ekipit dëshironte të largohej nga Shqipëria, pasi kishim diskutuar mes nesh gjatë një udhëtimi të mëparshëm në Zvicër.

Menjëherë pas ndeshjes i thashë të merrnim një taksi e të largoheshim. Në makinë ndodheshim edhe me dy persona të tjerë. Ai kujtoi fillimisht se po e provokoja. Kjo do të ishte diçka e rëndë, sepse ne e dinim se çfarë do të thoshte në Shqipëri tradhtia ndaj vendit.

Por, në fakt, nuk ishte kështu, e kishim ndarë mendjen. Ne zbritëm nga makina, kurse të tjerët vazhduan. Më pas u mundova të kontaktoja me një gazetar që e kisha njohur në Huelva. Në pamundësi për t’u lidhur me të, për të kontaktuar, vendosëm ta kalonim natën në një diskotekë dhe me të gdhirë shkuam në komisariatin e policisë dhe kërkuam azil.

Çfarë ndodhi me familjen pas arratisjes suaj?

Prindërit e mi i dëbuan nga puna dhe vendosën t’i internonin në një vend malor. Por vendimi nuk u ekzekutua, pasi nisi përmbysja e regjimit dhe ata shpëtuan. Katër muaj nga arratisja u ktheva në Shqipëri, sepse fakti që kërkova azil politik e bënte të pamundur aktivizimin tim si futbollist për një vit e gjysmë.

Si rrodhën ngjarjet dhe trazirat në Ballkan?

Vendi ishte pa qeveri dhe nuk kishe as rezerva monetare për të mbijetuar. Natën ishte e pamundur të dilje rrugëve. Kanë qenë vite shumë të vështira, që prekën çdo fushë të jetës, përfshirë futbollin. Futbolli u ashpërsua, u bë i dhunshëm. Unë luaja për Apoloninë, por ishte e pamundur të luaje në fushat kundërshtare, ishte një kafshëri, të rrihnin, të thyenin autobusin…

Po Shqipëria e futbollit ia doli dhe u kualifikua për në Europian…

Ky është reflektim i një vendi të tërë. Karakteri ynë na bën të jemi konkurrues. Mund të humbasim ndaj kujtdo, por jo pa ia bërë jetën të vështirë. Shqipëria është rritur shumë, sepse gati të gjithë lojtarët e Kombëtares luajnë në kampionatet e huaja.

Si është kampionati në Shqipëri?

Ka investime, por problemi qëndron te mafia. Ata që drejtojnë futbollin, janë të njëjtët persona që drejtojnë firma të korruptuara. Zgjidhja dhe rregullimi i sistemit do të jenë të gjatë dhe të vështirë. (Panorama Sport)

15 komente në “Nga arratisja, tek jeta në Spanjë, ish-lojtari i Dinamos Albert Stroni: Shqipëria ishte një burg”

  1. Pak says:

    Te jeme i siqnerte buka nuk i ka munguar asnje shqiptari, ndoshta gjella po, por keshtu si flite eshte çmenduri. Pyetja eshte se kush eshte çmendur: jane çemendur ata qe duan te genjejne, per veshtiresit apo te tjera eshte tjeter pune. Dhe ky e paska gjeten kohen e azilit me keq se Kadaré, kur kalit i kishin rene dhembet dhe s’kishte me as gjunje! Ja, psh, po te shkonte Kadaré ne Paris ne vitet para 1990, kjo do bente jehone te madhe dhe vertete qe do ndikonte tek njerezit. Ai i kishte te gjitha mundesite se dilte sa here te donte jashte, por e gjeti me mire keshtu per sy e faqe. Pastaj vleresimin le ta beje kushdo sipas qejfit, njesoj si xhishen femrat lakuriq sot dhe mbrohen nga kushtet e motit me lirine.

    1. Salikoqja says:

      Sa vjec je? A e ke jetuar ate kohe? Ne vitet 1990 shqiperia ishte ne prag te urise. Shqiperia bente tregeti me klering me vendet ish socialiste dhe kur ato u kthyen ne kapitalizem Shqiperia nuk shiste dot krom dhe hekur dhe mbeten fabrikat pa pune, njerzit ne shtepi pa pune,Nuk paguante dot me rrogat. Ramiz Alia pa miratim te parlamentit fallco qe ishte ne ate kohe fshehurazi more 350 milione dollare borxh nga FMN te paguante ushtrine. Na ndihmoi fati se ne Shqiperi do te kish patur gjakdedhje. Regjimi me kriminal qe ka sunduar ne Shqiperi perfshi dhe fashizmin. Fashizmi nuk e la Shqiperine ne gjendjen qe e lane komunistet.

    2. Një e vertet e hillur says:

      70/100 e Shqiptarve kane vujtur shume për buken e gojes gjate pushtimit Turke Otomane dhe gjate komunizmit. Edhe vdekje ka pasur si do mose femi në familjet e të presekutumve. Dhe gjate pushtimit Turke Otomane në familjet e Krishtera dhe si do mose ato Katolike. Lerni propaganden që degjoni nga politikanet si Edi Rama me shoke. Ky djali veq të verteten po thote

    3. Pak si kot ia ke futur says:

      Po sa muaj mund te jetoje njeriu me buke dhe me uje mor teveqel? Ke provuar ndonjere te hash buke thate ne vend te vaktit?
      Kam qene femije dhe e mbaj mend shume mire qe ka pasur dite kur edhe per buke eshte mbajtur rradhe ne Tirane. Gjithashtu fshatareve nuk u lejohej te blinin buke gruri ne qytet, sepse Partia kishte vendosur qe stomakut fshatar i pershtatej me mire buka e misrit.

    4. Ndersa Rturyia e Erdoganit investon plot 250 milion ne Serbi, ju hani Stronin ne Shqiperi, lol says:

      Jua futi Mero me kete futbollistin qe se kemi degjuar ndonjehere, lol

  2. Xhaxhi says:

    Vari caring… cop mishi.

  3. Pilo Lala says:

    Kush qenka ky futbollist kaq i talentuar, qe nuk e kemi degjuar asnjehere.
    Me keta Fieraket eshte bela, se dy prej tyre dolen Partizane ne vitin 1945…
    Edhe ky ka ikur mbas 2 Korrikut 1990, nga Gushti apo Shtatori, mbas Ambasadave…
    Histori leshi, dhe preshi.., jo preshi se eshte vetem ne Lushnje, ky eshte nga Fieri.

  4. Komunizmi, erresira says:

    Ka thene pak. Ishte kohe e cmendur. Regjim muti. Nuk kishe te drejte te flisje. Po te flisje kunder regjimit shkoje ne burg. Spiunim gjithandej. As te levizje nga nje qytet ne tjetrin. Per te leviz jashte shtetit nuk behej fjale. As televizionet e huja nuk lejoheshin. Njerzit nuk njihnin cemcakizin. Nuk kishte asgje private, vetem shteterore. Prodhimi i bukes ne vend ishte qellimi kryesor.

  5. Sul Koburja says:

    Trim mbas lufte,në 1990 .

    1. Pse kur doje ti te behej trim ai, para 90 – s qe ta fusnin ne burg ?
      Eshte njesoj si te thuash pse komunistet nuk te fusin ne burg sot, por benin si trima atehere kur kishin pushtet.

  6. Roberto says:

    Te dhjefsha trute o Stroni. Dilni e hani m..t pas 50 vjetesh. Deri dje keni qene me te priviligjuarit bashke me artistet e tani del e na can trapin. Legen komplet.

  7. Ambasada Gjermane says:

    ky paska kerkuar “Azilpolitik”mbas 2korrikut te Ambasadave hahahhah kishte ikur vapa me gusht bashk atehere …paska qene dhe i talentuar !Askush nuk e ka degjuar ndonjehere kete klloun

  8. Muli says:

    Ky Stroni ka qënë një futbollist i madh, aq i madh sa nuk e njeh asnjë bashkëkohës i tij. Ka ndërtuar jetën e vetë atje, bravo i qoftë, por kam idenë se çfarë thotë mbetet në kuadrin e përrallave për fëmijë. Për trim harrojeni se nuk ishte. Thjesht nuk u kthye nga një aktivitet futbolli që u luajt në Spanjë, bashkë me të nuk u kthyen dhe disa futbollistë të tjerë, të cilët jetojnë dhe sot e kësaj dite në Spanjë, në kohën që skishte më as shtet dhe as Shqipëri.

  9. Iso says:

    Dava b . qirash, qenka arratisur ne fund te 90-es duke qene lojtar i ‘dinamos “(kuptohet me mik) dhe ne shkolle te larte!!

  10. xhoxhi says:

    Të gjithë nuk lënë gjë pa thënë për kohën e Enverit.Edhe unë mund të them shumë gjëra,por është dhe shumë e vërtetë se shumë shqiptarë edhe sot shkojnë dhe vendosin lule tek vari i Enverit.Pra ka që kanë jetuar jo keq në atë kohë kur edhe sot gjoja në demokraci ka shumë që me të vjedhur e mashtrime jetojnë në lluks dhe shumica vuan edhe në punë edhe në papunësi.Na u bë koka daulle me këtë demokraci por vetëm demokraci nuk mud të quhet .Kur kemi demokraci pse kemi frikë të bëjmë referendum dhe ti themi popullit:më mirë në kohën e Enverit apo tani?Po fituan demokratët hallall,por duke e ditur se kjo jetë është e pakuptimitë kështu siç është katandisur vetëm me krime kanë frikë ta lejojnë popullin të bëjë referendum.Kjo është e vërteta.Shumica ka të drejtë na thonë por kanë frikë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje