Rritja e menjëhershme e karburanteve në vendin tonë ka ardhur si pasojë e mungesës së mekanizmave që kontrollojnë tregun.
Bursat ndërkombëtare janë faktori kryesor që ndikon në çmimin e naftës dhe në Shqipëri rritja ndihet edhe më e lartë për shkak të fuqisë së vogël negociuese.
Por ndryshe nga sa ndodh në rajon, që çmimi i bursave reflektohet pas disa javësh te pompat e karburantit, në vendin tonë kjo rritje është e shpejtë.
Mungesa e shtetit, sipas ekspertëve, ndihet edhe në krahun e kundërt.
Ekspertët propozojnë modele të ndjekura dhe në vende fqinje për të mbrojtur qytetarët nga abuzimet, si vendosja e një çmimi tavan.
Shtrenjtimi i karburanteve krijon një efekt zinxhir në ekonomi dhe sipas ekspertit, shtetit duhet të ndërhyjë edhe me politika mbrojtëse për një sërë biznesesh që preken më shumë nga kjo rritje kostosh.(A2)