"Reformë për të gjitha fasoneritë"

3 Shkurt 2022, 12:26Ekonomia TEMA

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë në Shqipëri, Delina Ibrahimaj, ka kryer një kontroll blic në një nga fasoneritë e qytetit të Korçës.

Kjo pasi një ditë më parë, punonjësit e fasonerisë organizuan një protestë kundër shkeljeve të Kodit të Punës.

Ministrja takoi të dyja palët, duke theksuar se do të hartojnë një kontratë që subjekti në fjalë do të jetë i detyruar ta zbatojë për punonjëset.

Nuk mungoi as edhe një paralajmërim për një reformë në të gjitha fasoneritë e vendit.

“Pas protestës së djeshme jemi angazhuar me strukturat që janë duke verifikuar dokumentacionin e punonjësve dhe biznesit”, deklaroi ajo.

Ibrahimaj ravijëzoi se ishte në dijeni ankesave për mospagesë të orëve shtesë apo për punën në fundjavë që duhet të jetë e paguar më shumë sipas Kodit të Punës.

“Të tjera problematika që lidhen me kushtet e punës dhe pastërtinë”, shtoi ajo.

Sipas ministres, gratë kryejnë sakrifica të jashtëzakonshme në punë.

“Duhet të ulemi bashkë për një kontratë të re pune. Do ndjekim në ditët në vijim që kjo kontratë të ndiqet për punonjëset”, deklaroi Ibrahimaj.

Nga ana tjetër punonjëset e fasonerisë kanë njoftuar se nuk do ndalen derisa problemi i tyre të zgjidhet.

“Do vazhdojmë të protestojmë derisa të na zgjidhet e drejta. I lutemi 100 herë të ndizet ngrohësja nuk ndizet. Pastruesja nuk vjen fare. Themi me ardhjen e ministres të zgjidhet”, thanë ato njëzëri.

2 komente në ““Reformë për të gjitha fasoneritë””

  1. qamili11 says:

    Nje fasoneri ketu ne Durres, pa pike pergjegjsie, kur nje puntor mungon nje dite ne pune edhe pse me arsye, raport apo edhe duke marre leje, i hiqet dita e punes edhe te nesermen qe ai paraqitet ne pune e punon gjith dite. Mjer njerzit ne nevoje, qe nga halli u nenshtrohen ketyre rregullave barbare, e askush nuk i merr ne mbrojtje.

  2. Patriot says:

    nje mut do zgjidhni. kete e zgjidh drejtesia. Denoncim te firmosur nga punonjesit. cojeni pronarin ne prokurori se ka shkel kodin e punes. nqs prokurori nuk i jep drejtim coni prokurorin ne ILD. Nqs ILD nuk vepron …cojini nr SPAK. Kjo eshte rruga.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje