U arrestua për korrupsion, shtyhet gjyqi ndaj gjyqtares Enkelejda Hoxha

7 Shkurt 2022, 16:00Kronika TEMA

Gjykata e Posaçme ka shtyrë për në 14 shkurt procesin gjyqësor ndaj Enkelejda Hoxhës, ish-gjyqtares së Krujës, të akuzuar për “korrupsion”.

Shkak i shtyrjes për të dytën herë radhazi u bë mungesa e gjyqtarit Erjon Çela, për arsye familjare.

Në konkluzionet përfundimtare, SPAK ka kërkuar dënim me 3 vjet e 6 muaj burg për Hoxhën.

Ish-gjyqtarja e Krujës dhe 9 të pandehurit e dosjes akuzohen për ngritjen e një skeme korruptive në Gjykatën e Krujës, ku kundrejt ryshfetit nga 6 deri në 12 mijë euro, “shtronin rrugën” për lirimin e parakohshëm të të dënuarve që vuanin dënimin në burgun e Fushë-Krujës.

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje