Përplasje për rehabilitimin e banesës së kolaboracionistit shqiptar, kush është Xhafer Deva: Raporti me nazistët dhe rezistenca ndaj partizanëve

8 Shkurt 2022, 17:12Dossier TEMA

Historianët në Kosovë nuk pajtohen me cilësimet e ambasadorit gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde, i cili duke kundërshtuar restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës në Mitrovicë, e lidhi figurën e tij me krimet që kryen nazistët, gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Përmes një reagimi, Rohde e cilësoi Xhafer Devën si “bashkëpunëtor të ngushtë të nazistëve”.

“Mos e shtrembëroni të vërtetën në lidhje me Holokaustin ose krimet e luftës, të kryera nga nazistët dhe bashkëpunëtorët vendas”, shkroi Rohde në Twitter.

This is memory culture the wrong way!

— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) February 7, 2022

Ky reagim dhe të tjera nisën pas njoftimit për fillimin e restaurimit të shtëpisë së tij në Mitrovicë nga Zyra e Bashkimit Evropian në Prishtinë, Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Kosovës (MKRS).

Për figurën e Xhafer Devës ka interpretime të ndryshme në mesin e studiuesve kosovarë.

Historiani Jusuf Buxhovi thotë se Xhafer Deva nuk mund të lidhet me Holokaustin e viteve 1941-1945, kur nazistët vranë rreth gjashtë milionë hebrenj.

“Nuk mund të lidhet [me Holokaustin]. Mua më ka habitur ajo e ambasadorit gjerman. Xhafer Deva ka qenë vetëm përfaqësues i një shteti të pavarur shqiptar në atë kohë, qeveri e pavarur. Xhafer Deva nuk ka marrë pjesë – sa e dimë ne historikisht – në asnjë aksion, burgosjen apo dënimin e hebrenjve”, thotë Buxhovi për Radion Evropa e Lirë.

Sipas tij, hebrenjtë, si rrallë kund në Evropë në atë periudhë, kanë gjetur mbrojtje te shqiptarët.

Xhafer Deva ishte politikan shqiptar në periudhën e Luftës së Dytë Botërore, 1939-1945.

Ai u lind në Mitrovicë në vitin 1904 dhe një pjesë të shkollimit e kreu në Greqi, Turqi dhe Austri.

Sipas historianëve, ai ishte i njohur për veprimtarinë e tij nacionaliste dhe ishte antikomunist.

Deva udhëhoqi Lidhjen Shqiptare të Prizrenit deri në përfundim të Luftës së Dytë Botërore, kur, sipas studiueseve, drejtoi rezistencën kundër futjes në Kosovë të trupave partizane jugosllave.

Në vitin 1944, Deva u emërua ministër i Punëve të Brendshme në Qeverinë e Shqipërisë, e cila u formua me mbështetje të Gjermanisë naziste.

Historiani Haxhi Ademi, nga Instituti i Historisë “Ali Hadri” në Prishtinë, thotë se arsye përse Deva mund të ketë bashkëpunuar me nazistët, ka qenë fakti se shqiptarët, sipas tij, nuk i gëzonin të drejtat bazike në periudhën në mes të dy Luftërave Botërore.

Në këtë periudhë, sipas tij, janë vrarë dhjetëra politikanë shqiptarë dhe janë kryer masakra ndaj shqiptarëve.

“Xhafer Deva ka qenë ndër ato personalitete që kanë bashkëpunuar me gjermanët, duke e ditur gjithnjë rrezikun e jashtëm që ne kishim, do të thotë nga serbët dhe sllavët në përgjithësi”, thotë Ademi për Radion Evropa e Lirë.

Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore, Xhafer Deva ishte larguar nga Kosova për në Austri, pastaj Itali, Egjipt dhe Siri, prej ku kishte zhvilluar aktivitete politike, kryesisht përmes botimit të gazetave.

Në vitin 1956, ai migroi në SHBA, ku jetoi deri në fund të jetës.

Fakti se ai, pas Luftës së Dytë Botërore, kishte migruar për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sipas historianit Jusuf Buxhovi, tregon se nuk kishte lidhje me krimet e nazizmit.

“Po qe se Xhafer Deva, në çfarëdo forme, do të lidhej me Holokaust, SHBA-ja nuk do ta pranonte. Ai ka pasur azil në SHBA. Ka jetuar në SHBA dhe ka vdekur në SHBA. SHBA-ja ka qenë shumë e ashpër ndaj atyre që kanë pasur çfarëdo lidhjeje me fashizmin. Kjo tregon se Xhafer Deva ka qenë një politikan pragmatik në rrethanat e kohës”, thotë Buxhovi.

Çfarë thanë BE-ja, UNDP-ja dhe MKRS-ja?

Ka shumë vite qëkur shtëpia e Xhafer Devës ka mbetur një objekt bosh dhe është në rrezik të rrëzimit.

Në të kaluarën, në këtë objekt janë kryer disa faza të restaurimit, kryesisht në përforcimin e konstruksionit. Por, më 1 shkurt, 2022, u njoftua se ka nisur një fazë e re e restaurimit – gjë që nxiti reagime si në mediat sociale, ashtu edhe nga ana e disa zyrtarëve.

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, UNDP-ja dhe MKRS-ja thanë përmes një deklarate të përbashkët për media se iniciativa për restaurimin e shtëpisë së Xhafer Devës është në kuadër të atij që njihet si Instrument i Bashkimit Evropian që kontribuon në stabilitet dhe paqe (IcSP).

Sipas këtyre institucioneve, projekti ka për qëllim që të shërbejë në ruajtjen dhe rehabilitimin e trashëgimisë kulturore në Kosovë.

Pas debatit rreth nisjes së restaurimit, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit i Kosovës, Hajrullah Çeku, tha në një postim në Facebook se restaurimi ka për qëllim t’i shërbejë komunitetit dhe jo rehabilitimin e figurave historike.

“Pas restaurimit, monumenti është planifikuar t’i shërbejë komunitetit dhe, përveç akomodimit të Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Mitrovicë, do të ketë hapësirë për galeri arti, funksion muzeal dhe ngjarje të tjera kulturore”, shkroi Çeku.

Minsitri Çeku tha se “kundërshtimi i restaurimit, duke u thirrur në narracionin historik, është në kundërshtim me konventat botërore dhe praktikat e përparuara evropiane për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore”.

Projekti nxiti reagim në Serbi

Pas njoftimeve se kanë filluar restaurimet e shtëpisë së Xhevat Devës, zëvendëskryeministrja e Serbisë dhe ministrja e Kulturës dhe Informacionit e këtij vendi, Maja Gojkoviq, iu ankua Komisionares evropiane për Inovacion, Kërkim, Kulturë, Arsim dhe Rini, Maria Gabriel, si dhe drejtorit ekzekutiv të Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim, Akim Steiner.

Përmes një letre, ajo apeloi që “projekti kontestues” të mos realizohet.

Siç u tha në njoftimin e zyrës së saj, shtëpia e një personaliteti si Xhafer Deva, “i njohur për përgatitjen dhe kryerjen e krimeve kundër serbëve dhe hebrenjve”, nuk duhet ndërtuar.

Ajo tha se projekti për restaurimin e shtëpisë së Xhafër Devës paraqet “ankth të thellë për popullin serb”.

Pas reagimeve të ndryshme, Zyra e BE-së, UNDP-ja dhe MKRS-ja thanë më 4 shkurt, përmes një komunikate për media, se kanë marrë parasysh polemikat që lidhen me të kaluarën e ndërtesës.

Sipas tyre, përmes këtij projekti, është duke u punuar në gjetjen e alternativave më të mira për komunitetin lokal dhe nxitjen e dialogut ndërmjet komuniteteve.

Shtëpia, objekt i mbrojtur

Shtëpia e Xhafer Devës thuhet se është ndërtuar në vitin 1930 nga arkitektë dhe punëtorë austriakë.

Që nga viti 1945 ka qenë në pronësi publike dhe është shfrytëzuar si qendër mjekësore, vendqëndrim për familjet e pastreha, jetimore, ndërsa në një periudhë të caktuar kohore ka shërbyer edhe si ndërtesë komunale.

 

Sipas MKRS-së, objekti ka stil modern perëndimor-evropian dhe është i pari i këtij lloji në Mitrovicë. Karakterizohet me dekorime të shumta që, sipas MKRS-së, janë tipike për stilin e tij.

Shtëpia është në listën e përkohshme të monumenteve të mbrojtura të trashëgimisë kulturore në Kosovë.

Çfarë parasheh projekti i restaurimit?

Projekti i përbashkët i Zyrës së BE-së, UNDP-së dhe MKRS-ë thuhet se ka për qëllim që, përmes restaurimit, t’i ruajë vlerat unike të këtij objekti.

Projekti do të jetë një bashkëfinancim i këtyre institucioneve në vlerë prej rreth 300 mijë eurosh. Pasi të përfundojë restaurimi, parashihet që objekti të kthehet në shërbim të komuniteteve të ndryshme që jetojnë në Mitrovicë.

Sipas projektit, shtëpia do të shërbejë për qëllim të dyfishtë: kati përdhese do të ofrojë një hapësirë për ngjarje kulturore dhe komunitare, ndërsa kati i parë dhe i dytë do të strehojnë Qendrën Rajonale të Trashëgimisë Kulturore.

Qendra Kulturore, pasi të rinovohet plotësisht, parashihet të shërbejë si një qendër për komunitetet lokale që të bashkohen, të eksplorojnë ide, të promovojnë ndërkulturalizmin, tolerancën dhe bashkëpunimin.

Përkundër reagimeve, historiani Jusuf Buxhovi thotë se objekti në fjalë duhet të restaurohet, sepse “bart në vete vlera të trashëgimisë kulturore”./REL

17 komente në “Përplasje për rehabilitimin e banesës së kolaboracionistit shqiptar, kush është Xhafer Deva: Raporti me nazistët dhe rezistenca ndaj partizanëve”

  1. Ndroqi says:

    Le te restaurohet si monument kulture, por te mos justifikohen krimet e kriminelit Xhaferr Deva,me mendjen e ketij Xhaferri sot edhe Shqiperia mund te mos ishte kjo e sotmja,kurse Emri Kosove nuk do ekzistonte, ashtu si dhe Cameria.

  2. I magjinoni ju tru bunkeret sikur mos te fitonte kolera sllavo komuniste , por te fitonte ndonje force me pikpamje perendimore … a nuk do te ishim te pakten pak ma rire se Mali i zi , ose se Maqedonia …… Pra u vertetua mas 45 vjetesh , kushdo qe te fitonte do ishte ma mire se sa kjofte largu Enver ….

    1. uhahahaaaaaa says:

      Po ti qe s’ke tru o Trushpelar, cfare imagjinon se po te kishte halla koqe …

    2. anticensurë ??? says:

      o tru shpëlarë
      si mnud të fitonte një forcë me pikpamje perëndimore kur ata që nënkupton ti!?
      ishin kundër perëndimit??
      dhe më e keqja është se akoma bastardët e tyre,pra këlyshët idiotë të lindur nga ata,thonë që “lufta kundër perëndimit,lufta në krah të gjrmanisë naziste,ishte e drejtë”!!
      a e kupton se çfar paradoksi shkruan??

    3. DAVIES Trocki says:

      Cila ishte ajo force me pikpamje pro perendimore o te shk*rdhefsha faren e felliqur?Enver Hoxha ishte i vetmi lider lindor qe kishte studiuar ne nje vend demokrat perëndimor.Ata sumq**at e tu ishin me pikpamje profashiste dhe shyqyr Zotit thuaj duall Enver Hoxha qe krijoi levizjen nacional clirimtare me shokë dhe udhëhoqi popullin drejt luftes antifashiste.Se pas lufte kur Gjermania te kapitullonte Shqiperia do ishte copetuar totalisht o klysh putane si nje vend i vogel e paperkrahje sanksionet do ishin fatale.Ptu te q*fsha tët tëmë farë e ndyrë.

  3. ILIRET says:

    Heu, u dhje dhe ky mit i shqiptareve si mbrojtes te hebrenjve.
    Dhe me mire se gjermanet kete pune nuk e di askush…

  4. Alfred says:

    Po ky ambasadori gjerman e di qe shtepia ku ka lindur Adolf Hitleri eshte mese e mirembajtur dhe nuk eshte “ciflosur” as nje milimeter ne asnje rrethane?….

    1. qe te kuptosh says:

      Hitleri nuk ishte kolaboracionist i te huajve o RROT CARI!

  5. Sara says:

    Ky ambasadori gjerman mos merr gje rroge nga serbet?! pervec se ishte nacioalist shqiptar Deva ishte dhe agjent i CIA[s dhe mesa di vdiq si i tille ne Florida ne vitet ’70

    1. ca po thua says:

      CIA i beri bashkepunetore te gjithe ish-kolaboracionistet e fashizmit, se ata te perkyer ishin ndaj nuk e kishin problem te perlyheshin perseri. Kaq e trashe je moj Sara!?

  6. Shume e thjeshte uhaha , sikur te mos fitonte kolera komuniste , ose ajo qe ndolli ne 90 kur kur komunizmi ra ne hale te bunkereve ,, a nuk do te ishte ma mire jo vetem per ne qe e urrejme kjofte largun Enver , por edhe per ju tru bunkeret qe vazhdoni te jeni te dashuruar mjerisht me djallin e Gjirokastres …Me duhet ta perseris qe adhe pse deshtuat totalisht akoma vazhdoni te jeni ne dashuri me kjofte largun Enver , si nuk keni turp te pakten para femijve tuaj , megjethse ju ish komunistet i keni infektuar edhe femijet tuaj duke i genjyer me sindromen e koleres komuniste , se gjoja ai sistem kishte edhe shume te mira , por e verteta eshte se sistemi i kjofte largut mbase nuk kishte asnje te mire , kur mendon te keqiat pothuajse te pa riparueshme qe la mas shembjes totale , e e keqja me e madhe jeni ju njeriu i ri ma trurin e sakatuar ne kohen e turpeshme te komunizmit gjakatare Envero sllavo bolshevik …..e qe e sundoni vendim akoma me mendjet tuaja shume te djadhezuara , se kushtu ju u çedukuat ne shkollat e kjofte largut ….

    1. baci says:

      Topi se luan, tamam tru shperlare qenke

    2. uhahahaaaaaa says:

      O Trushpelar
      shpejt ne klase te pare
      se je kokerr …

  7. Per tru shpellarin. says:

    Or tru shpe(r)llar qe je pjerdhur fare e gjithnje mendon per Enver Hoxhen edhe kur nuk flitet per te. A ke te thuajsh ndonje gje per heroin tend, bashkepuntorin e nazisteve. Pa tjeter qe jo se je njesoj…..

  8. Te pjerdhur ne tru jeni ju qe kurr nuk deshironi te shkruhet per kjofte largun Enver , ju jashteqitja e Shqiperise , e jo vetem , arsyeja dihet , ju i keni duart e lyera me gjak shqipetaresh …E ndersa kur thua nuk flitet per kjofte largun , perse te shqeteson shoku ish hetues i dadhit ???!!! ne fakt flitet sepse mas 41 gjithçka eshte e lidhur me gjakatarin shqipetare Enver , a nuk mund ta kuptoni se si ja u ka qelbur trurin qysh ne vitet kur ne joja ishim populli ma i lumtur ne bote …

  9. emigranti says:

    Akuza e ambasadorit gjerman se Xhafer Deva ne bashkepunim me nazistet ka marre pjese ne eleminimin e hebrejve eshte e pabaze sepse gjate gjithe kohes se qeverisjes kolaboracioniste ose me pare nuk eshte dorezuar asnje hebre gjermaneve , perkundrazi jane perkrahur.
    Nga ana tjeter akuzohet nga serbet sepse kundershtoi represionin serb ne mbrojtje te te drejtave te shqiptareve.
    U be pjese e qeverise kolaboracioniste pasi vetem keshtu mbrohej popullsia shqiptare nga represioni serb, nderkohe qe Anglia kishte kohe qe bente perpjekje per copetimin e Shqiperise .
    Xhaferr Deva anatemohet ne Shqiperi sepse masakroi ne 4 shkurt te rinj komuniste.
    Po a ka pyetur njeri se si rrodhen ngjarjet ne kete ” masaker ” , pra pse ndodhi ajo.
    Ka ardhur koha te shkruhet historia e vertete larg propogandes sllavo-komuniste.

    1. ec aty says:

      O Bojaxhi, ka ardhur koha qe halabake si puna jote te hane mut pafund!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje