"M'u errën sytë, ishin hapur fjalë në fshat se ai shkonte me mamanë tonë": 37 vite burg për vëllezërit që vranë taksistin

9 Shkurt 2022, 20:10Kronika TEMA

Një makinë me targën e mbuluar me Bekimin ” Urime çiftit”, por prej të cilës u qëllua për vdekje Abdulla Budlla u konsiderua prova më e fortë kundër dy vëllezërve Saimir dhe Arsil Shera.

Dy të rinjtë, njëri 33 vjeç dhe tjetri 22 vjeç u shpallën fajtore nga gjykata për vrasje me paramendim dhe u dënuan në total me 37 vite burgim.

Gjatë fjalës së mbrojtjes ata i kërkuan gjykatës të merrte parasysh si rrethanë lehtësuese gjendjen emocionale të secilit kur ata mësuan të vërtetën.

Ajo që Saimir Shera, dënuar me 22 vite e quajti ” errësimi i syve” ka lidhje me thashethemin që u hap në fshatin e tyre për lidhjen e mamasë me taksistin e familjes, të cilin e kishin pajtuar prej pesë vitesh.

Vëllai më i madh Saimiri tha në gjykatë se kur u kthye nga Greqia kuptoi që historia ishte përhapur në zonë dhe ngado flitej për Abdulla Budllën dhe të ëmën e tij, por ndërkohë ai mësoi se viktima kishte ngacmuar edhe një anetar tjetër te familjes.

“I ngjita makinës me qera frazën e urimeve në dasmë dhe i kërkova vëllait tjetër t’i jepte automjetit”, u rrëfye në gjykatë i riu i cili tregoi se më i vogli nuk dinte asgjë.

“E pashë Budllën në makinën e tij, dhe humba arsyen ndaj e qëllova me një armë të 1997”- tha 33 vjeçari.

Gjykata vlerësoi se krimi u krye me paramendim dhe i shpalli fajtorë të dy djemtë.

2 komente në ““M’u errën sytë, ishin hapur fjalë në fshat se ai shkonte me mamanë tonë”: 37 vite burg për vëllezërit që vranë taksistin”

  1. Taulant says:

    te kalben ne burg per jete, te pakten vrasesi!

  2. Sunitet nuk behen njerez, lloji i kafshes..... says:

    Arabe shqipfoles, vari kkkkkkk….
    Rrace bastarde…. turkish telesehir continue

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje