Rrëfimi i operativit të Sigurimit: Si e zbuluam rrjetin e atentatorëve që donin të vrisnin Enverin! Kush ishte agjentja 35-vjeçare që do priste ‘killerin’ dhe lidhjet me bandën e Xhevdet Mustafës

9 Shkurt 2022, 12:33Dossier TEMA

Piro Nuredini

Ishte pasdite kur mbërritëm në Gjirokastër. Sipas porosisë, Avdul Banushin (agjenti që do eliminonte Enver Hoxhën) e sistemova në një nga birucat e Degës së Punëve të Brendshme.

Lajmi për mbërritjen e tij vuri në lëvizje fisin Banushi, vëllezër, motra e kunetër. Plot katër ditë e katër netë. U takuan e u çmallën me Avdulin. Rikthimi në Burrel e trazoi edhe më shumë shpirtërisht. Në orët e vona të mbrëmjes, teksa e lashë në dhomën e tij, në burg, duke e kuptuar se çfarë bluaja në mendje, më tha: -Do të më lësh ca kohë të qetë, sa të mbledh veten…

-S’ka problem, i thashë. Kur të jesh i gatshëm, më njofto… Pas tri ditësh, në kutinë postare, gjeta letrën që më dërgonte Avduli. Hapa zarfin me një frymë dhe lexova: “Të pres të vish. Siç e kemi lënë, do fillojmë të bisedojmë vetëm ne të dy, pa praninë e të tjerëve. Dua të të tregoj si fillim, një problem që përbën një labirint të vërtetë…” Përgatita zyrën dhe porosita oficerin e rojës ta sillte aty. Mbusha dy gota me raki dhe i trokitëm duke uruar njëritjetrin. Sapo pimë gllënjkën e parë, e mori fjalën Avduli:

– Sot dua të flas për një bazën tonë në hotel “X” në Durrës, ku do të qëndronim pasi të hynim në Shqipëri. Atje do të shkonim, nëpërmjet ndihmës së agjentes së zbulimit jugosllav, Abibe C., me banim në qytetin Kavajë. Lidhjet me të do t’i vendosnim nëpërmjet parullës: “Shkëmbi i Kavajës është i minuar” dhe kundërparullës: “Kemi specialist për çaktivizimin e minave”.

Abibe C. mbante lidhje me agjentin tjetër të zbulimit jugosllav, Z.D., oficer madhor në radhët e ushtrisë, nga i cili merrte informata ushtarake me interes për jugosllavët. Këto të dhëna, Abibe C. ia dorëzonte oficerit të UDB-së, J.M., në takimet fizike, në çdo tre muaj, që bënin në një fshat të Shishtavecit, në rrethin e Kukësit e ndonjëherë edhe në territorin jugosllav.

Abibe C. është me origjinë nga fshatrat e Kukësit dhe atje ka disa të afërm. Kjo e justifikon vizitën e saj atje. Është rreth 35 vjeç dhe e ndarë nga burri, me shtat mesatar, brune, femër e paraqitshme dhe e mbajtur mirë. Kur u nisa për në Shqipëri, A.H., me origjinë nga Gjakova e me banim në New York, i cili nuk kishte shumë që kishte ardhur në Amerikë nga Kosova dhe qe afruar me organizatën tonë, më foli për
të. A.H. kishte qenë oficer i UDB-së dhe kishte pasur lidhje me Abibe C. Ai më dha fotografinë e saj një javë përpara nisjes dhe kur më arrestuan në kufi, foton bashkë me disa sende të tjera m’i kapën dhe m’i sekuestruan. Kur më pyetën në hetuesi për fotografitë, thashë se ishin miqtë e mi në Amerikë. A.H. më tregoi edhe për kanalin që zbulimi jugosllav kishte në Durrës. K.L., me banim në këtë qytet dhe me punë në hotel “X”, mbante lidhjet me UDB-në, nëpërmjet Abibe C.

Kam bindjen se i arratisuri Xhevdet Mustafa, që erdhi diversant në vitin 1982, pas përplasjes me policinë shqiptare mori drejtimin për në Kavajë, me mendimin për t’u strehuar tek Abibe C…

AGJENTI NË MINISTRINË E MBROJTJES

Teksa më fliste në mirëbesim, Avduli ndenji pak dhe pas një farë kohe më kujtoi se do më tregonte emrat e agjentëve të tjerë që punonin për zbulimet e huaja. Në takimin tjetër, më tha, do të flas për një oficer madhor në Ministrinë e Mbrojtjes që shërben për një agjenci antishqiptare. Një vëlla i tij është oficer i Ministrisë së Brendshme. Ai ka emrin e një filozofi të lashtësisë greke. Është i pasionuar pas gjuetisë. Këtë fakt e mësova në Janinë, në vitin 1974, kur kisha ardhur nga Amerika për të hyrë në

Shqipëri. Aty nëpërmjet shokut tim, N. Plesati, i arratisur nga Shqipëria, me banim në Prevezë, u njoha me Ilia P., i cili kryente detyrën e sekretarit të një ambasade perëndimore në Tiranë dhe shërbente si zbulues i fshehtë. Kaq më tha ato çaste Avduli dhe pasi më kërkoi leje, u largua. Sakaq, unë shkova në zyrën që kisha në Degë dhe fillova të përpunoja informacionin që kishte të bënte me rrjetin e zbulimit të huaj.

Në mënyrë të përmbledhur, përmenda ato që më tha Avduli për agjentin e zbulimit në Ministrinë e Mbrojtjes dhe sekretarin e ambasadës, Ilia P. Të nesërmen, sapo hyra në burg, shkova në dhomën e Avdulit. Policin e shërbimit e porosita ta mbyllte derën me shul nga jashtë dhe të vinte aty vetëm kur ta thërrisja unë. Filluam bisedën. Kisha planifikuar të rrija gjatë dhe nisa ta pyes. Ai përgjigjej qetë-qetë. Kontrolloja shpesh orën dhe kur vinte momenti që kaseta ishte drejt përfundimit e duhej ndërruar, dilja dhe “shkoja në tualet”.

-Domethënë edhe sekretari i ambasadës, Ilia P., kryen detyra të zbulimit amerikan? – e ndërpreva unë.

-Patjetër. Kam dhe diçka tjetër për I.P. Në vitin 1973, ai ka vënë në shërbim një vajzë, të quajtur Sh., me të cilën ka marrëdhënie intime. Siç më tregoi ai në Janinë, asaj i çoi

dhe një televizor dhuratë. Sh. punon si infermiere në Spitalin Ushtarak dhe nëpërmjet një oficeri siguron informacione me interes për Ilia P. Oficeri, sikurse më ka treguar N. Plesati, është me origjinë nga Jugu…

– Ilia P,- vazhdoi Avdyli,kur u takuam në Janinë, foli me N. Plesatin e L. Guvelin edhe për tre persona, nga një qytet jugor i Shqipërisë që më vonë nga N. Plesati mësova se ishin K.K, Q.J, B.A., të cilët vepronin në bashkëpunim si agjentë të vjetër. Njëri nga këta ishte funksionar i rëndësishëm. N. Plesati më sugjeroi që kur të hyja në Shqipëri, të përpiqesha t’i takoja me parullën “Burimin duhet ta duam”.

Tek ata do të gjesh baza të sigurta dhe larg rrezikut. Sepse janë të besuar të pushtetit. Mbeta i befasuar nga kjo e dhënë, jo vetëm se i njihja personalisht personat e mësipërm, por se pikërisht këtë informacion e kisha siguruar edhe më parë nga një burim tjetër i besuar. Isha i sigurt se po ta dërgoja këtë informacion në ministri, ai do të vlerësohej menjëherë. Ata edhe pse ishin të besuar të pushtetit, nuk ishin pjesë e ndonjë klani të fuqishëm.

Më pas, Avduli më foli për bazat e FRASH-it në Tiranë, Vlorë, Gjirokastër, Korçë, Elbasan e gjetkë. Ndërkohë, i ishte kujtuar edhe emri i oficerit madhor në Ministrinë e Mbrojtjes, që mbante lidhje me sekretarin e ambasadës së huaj, i cili quhej S.M dhe një vëllai i tij punonte në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

-Sekretari i ambasadës Ilia P – vazhdoi Avduli, – në Janinë, i ka thënë N. Plesatit dhe L. Guvelit që S.M me ndërhyrjen e Ilias para një viti, ishte transferuar nga rrethi ku shërbente dhe emëruar në Ministrinë e Mbrojtjes. Ai i dhuroi atij një armë të shtrenjtë gjahu.

Në vazhdim, Avdyli më tregoi fakte të panjohura më parë. Ai më foli për disa persona që ishin në shërbim të organizatës FRASH, jashtë shtetit. Disa prej tyre i njihja, veçanërisht ata me banim në Vlorë dhe Gjirokastër. Baza të rëndësishme ishin dhe në Savër të Lushnjës, ku vuanin internimin disa kundërshtarë të sistemit. Lidhjet me bazën në Savër mbaheshin nëpërmjet një bashkëpunëtori nga Lushnja. Gjatë kësaj bisede, Avduli më shpjegoi me hollësi ngjarjen e nëntorit 1974, kur kishte ardhur në Shqipëri nga Amerika, me shokun e tij nga Devolli, Ibrahim D., për ti bërë atentat Enver Hoxhës…/ Panorama.al

 

13 komente në “Rrëfimi i operativit të Sigurimit: Si e zbuluam rrjetin e atentatorëve që donin të vrisnin Enverin! Kush ishte agjentja 35-vjeçare që do priste ‘killerin’ dhe lidhjet me bandën e Xhevdet Mustafës”

  1. Franci says:

    Histori spiunazhi te rendomte , te varfer , pa me te voglen vlere dhe shprese , se nje dite do kishin rezultat ….thjesht ishin rjepacuke qe mernin te dhena jep ketej e jep andej , thua se do benein hatane ….te gjitha keto informacione dhe burime informacionesh nga kushdo nuk paten asnje rezultat ….pasi qe i qarte rjeti nformativ shqiptar , dhe gjithe struaktura e mbrojtjes se sistemit komunist ….te gjithe kundra te gjitheve ….me kete parulle ose moto , mereni si te doni nuk shpetonte askush , dihej boterisht qe sa do te perpiqeshin , nuk do ja harinin qellimit kurre , sa do te fshehte ishin dhe sa do te ster kamufluar te ishin…thjesh gabimi me i vogel kushtonte shume shume shtrenjt ..me pak fjale kushtonte jeten …
    Agjensite e huaja keto plane i kuptuan , i kuptuan vone ama , ku me nje llogjike te thjeshte dolen me humbje qe nga krijimi i tyre dhe deri ne fund kaluan pothuajse me teper se 4 dekada , 4 dekada pa patur asnje rezultat , me thoni mua , kush doli me humbje ???? …Pasi dihet boterisht sot cdo gje ka nje cmim ,u paguan miliona , dhe perfundimi zero ……Hoxha rojti e mbreteroi dhe iku nga kjo jete fizikisht dhe jo eleminim sic deshin shume e shume agjenci te huaja spiunazhi … dhe gjithe ajo katraure , informatore ordinere , spiune te rendomte ….nuk ja hariten qellit primar , qellimit kryesor ku qe eleminimi i udheheqesit Enver Hoxha ose udheheqesve te tjere te sistemit sistemit ….kur nuk ja hariten qellimit , perse gjithe kjo reklame , gjith keto versione deshtimi , ku me teper ngjajne me thashetheme grash se sa me nje spiunazh te mirfillte …..Agjencite e huaja te spiunazhit dhe qeverite perkatese e kuptuan me ne fund qe me metodika te tilla nuk i harihej qellimit …duhej formule e re , formule me sterholluar , duhej rezuar sistemi nga themelet …..duhej nje revolicion total ne shume shtete nje heresh dhe jo me banda , me koraker spiune qe me teper i jepnin rendesi stimulimit ekonomik personal se sa idealit kryesor …..”u cthur pulovra “me shtetet e Europes Lindore , po filloj te cthuret pulovra dihet fundi ….u prish gjithe struktura dhe u tunden themelet e shume shteteve te Europes Lindore , u godit lidhj e tyre ekonomike , dhe si rjedhoje erdhi dhe fundi i sistemeve , po keshtu erdhi dhe fundi i sistemit tone u poq u poq fruta ne peme , ra vete ….me banda , me spiune dhe me ca kacake , nuk permbyset nje sistem , nje sistem edhe te nje shteti kaq te vogel , kaq te varfer sic qe Shqiperia …kete qeverite perendimore dhe agjensite e tyre te spiunazhit e kuptuan , vone ama e kuptuan ….tani se crendesi kane informacione te personave pa me te voglen vlere nje zot ne qiell e di …..Enver Hoxha nuk eleminohej , kish krijuar sic e thash me lart rjetin e tij ……te gjith kundra te gjitheve …..

  2. Raifi says:

    A do bindeni o njerzë se sherbimet jugosllave përkatësisht serbe gjithmonë kanë punuar kundër Shqipërisë dhe kanë pas rrjet të fort në të gjithë Shqipërinë .Po tani që Shqipëria nuk ka as sherbime të sigurimet për të qenë e as ushtri gjendja është alarmuese.Sherbimet serbe kanë pllakos Shqipërinë andaj është e pranishme në cdo mes propaganda anti kosovare.Vertet Serbia ka shpërndarë lekë të shumtë por edhe Qeveria Rama ua ka hap derën shërbimeve serbe dhe Shqipëria është shendrruar në bahçe serbe.Fo ia shihni sherrin jo vetëm.në Shqipëri por edhe viset tjera shqiptare.

  3. Dikur Ushtare ne Xhenjo says:

    Respekt per z.Piro Nuredini,sepse eshte n je dhe nga te Rrallet ish-Oficere te Sig-Shtetit qe na Flete per “Demokratet” qe ishin ne sherbime te te Huajve….???
    C´fare do te na thoje .Z Kaloci..kur te lexoj keto??????????

    1. Operacioni Zjarri says:

      Do thote jane te paverteta se po te ishin te verteta do shkruheshin vetem nga une

    2. xheJ. eN. Bi. says:

      Ushtari Xhenjos….
      Piro Nuredini ishte, se tani nuk është më. Para disa vjetësh janë përplasur dy makina në Kallpaq .

      1. Ushtare i Xhenjos says:

        @@xhej.eN.Bi

        1-u “Perplasen” dy Makinat ne Kallpaq(Greqi)..apo ishte nje Vrasje e Miremenduar??????????

        1. xheJ. eN. Bi. says:

          Ushtare i Xhenjos…
          Tani na nxorët Teorit e Kospiracioni… Tek makinat që u përplasën nuk doli njeti i gjallë. Në njërën nga makinat drejtuesi i mjetit ishte pa gjumë dhe humbi kontrollin.

  4. Si gjithmone politikanet e semure mendore , kryesisht komuniste te tipit Enver perpiqen qe per deshtimin e premtimeve te tyre per lumturi tja u hellim fajij te tjereve , armiqve te jashtem e te mbrendeshem !! por….. armiku i vertete ishte ne bllok , djadhi i vertete kjofte largu Enver i mallkuar per jete te jeteve …. pa harruar njeriun e ri qe la mbrapa , e qe ishte vepra ma e poshter e djadhit Enver …. Aman Raif se po na pushtojne fuqite e medha ????!!! mendoj qe te fillojne sa ma shpejt zbore e marshime pa fund , e te mobilizohen edhe pleqte nen moshen 80 vjeç , plus forcat vullnetare , por per momentin tu jepen vetem pushke druri sepse aty mund te kemi edhe shume armiq te mbrendeshem , me te cilet sigurimi fame keq do te merret mbasi ti shporrim forcat imperialisto revizioniste …. E marksizem leninizmi , plus trimeria e popullit tone do te triumfoje edhe pse ne numer jemi 1 ushtare joni me 100 ushtare armiq …. njerez te semure mendore , njeriu i ri besoj qe e kuptoni , ju tru bunkeret …..

  5. Hasan Spahiu says:

    Mire do te ishte te fliste jo vetem me pseudonime ,por me emra.Psh Prof .dock. Bujar Hoxha ,vellai i Fadil Hoxhes,antar i presidence se RPFJugosllave.Ka qene residenti kryesor i UDB ne shqiperi.Ai drejton te,organizonte ,mbante lidhjet me dtejtuesit kryesore te UDB.Ose psh,Neritan ceka agjent gjerman,gramoz pashko i intelegjence Servisit,Ali Spahia i UDB,skender gjinushi i Frances,etj.etj.per kuriozitet:-e gjeni dot kush eshte babai biologjik i gramoz pashkos ,ndjese paste?Nuk e gjeni dot?Atehere pyeteni Nevzat Haznedarin,Po,Po,ate hetuesit e famshem.Per Saliun jane thene e sterthene.Eh sa ka patur UDB.Mund te themi se me shume kane drejtuar ata .Por …ai …Enveri,ai ua prishi,ndaj duhej hequr qafe.

    1. Jorgo says:

      Gjarper do te behem
      te futem ne dhe
      te t’a ze me dore
      aty ku e ke

  6. Chhdgfxf says:

    Rrespekte per heronjt e zbulimit Shqiptar , lavdi heronjve te heshtur te armes se ish sigurimit te shtetit qe ishin gijotina antishqiptarve dhe tradhtarve te kti vendi , ata qe i shajn sot jan vetem vemje dhe kelysh tradhtaesh .

  7. Prodesori kur e nxorri. says:

    Plane per vrasjen e Enverit ka pasur shume, e deklaruar ngs cia dhe mi17. Qe nuk ia arriten tregon shume gjera per aftesite e sigurimit.
    Poshte enveri por rrofte sigurimi.

    Tani jemi lesh arapi, s’ka me asnje sekret.

  8. Dikur Nxenes ne Diktature says:

    me 1998-ten ne Tirane–takova Rastesishte nje Kusheririn time te Larget…ishte Ulur ne nje Kafene te parku Rinia..dhe duke kaluar degjova se dikush me therriste…..kthej koen dhe dikush ma bene me dore…shkoj me afer dhe shikoj Kushon….kisha vite qe nuk e kisha pare se une isha Emigrante -Greqie…..
    Ulu me thote…dhe me beri vende,ishte me nje Zoteri tjeter,nje “Shoke” me Prezanton..pa thene Emrin….flisnin per Politike dhe ?????Per cudine time Degjoj se thote:UDB-ja Serbe eshhte Shtruar Kembekryq ne Shqiperi!!!!!!..tjetri nuk ja mohoj apo pohoj…
    THeksoj-se kushua kishte Punuar ne Ambasaden Shqipetare ne Beograde ca kohe…dhe nuk Fliste Gjera kote se koti apo Aludime…pra Dicka dinte…po sot a kemi UDB-ne Shqiperi???????
    si jo:Berisha-dhenderr-serbe, si dhe Lulezim Basha “Nipe-Kosove”……po te tjere a ka??????????

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje