Banorët e “5 Majit” ndalojnë Ramën para se të hyjë në Parlament

10 Shkurt 2022, 10:17Politika TEMA

Edhe këtë të enjte, po ashtu si edhe dy javët e fundit, banorët e “5 Maji” në Tiranë kanë dalë në protestë para Parlamentit për prishjen e banesave të tyre.

Një grup i banorëve ka ndaluar kryeministrin Rama para se ai të hynte në parlament. Ndërkohë, Rama, teksa ka pasur një bisedë të shkurtër me ata, u ka kërkuar që të zgjedhin një përfaqësi dhe të diskutojnë më pas me kryeministrin në ambientet e Kuvendit.