Votimi për vettingun, reagon Soreca: Votë për të ardhmen e Shqipërisë në BE

10 Shkurt 2022, 19:11Politika TEMA

Ambasadori i BE-së, Luigi Soreca ka reaguar pasi në Kuvend u votua pro zgjatjes së afateve të vettingut.

“Sot Parlamenti tregoi vendosmëri të fortë ndërpartiake për të ecur përpara drejt anëtarësimit!

Urime deputetëve të forcave politike që votuan sot për zgjatjen e vettingut, një moment historik vendimtar drejt përfundimit të reformës në drejtësi.

Kjo ishte një votë për të ardhme ne Shqipërisë në BE. E rëndësishme që organet e vettingut të vazhdojnë punën e tyre, me profesionalizëm dhe integritet më të lartë, për të siguruar një finalizim të suksesshëm dhe të shpejtë të procesit. Mirëpres vendimin e rëndësishëm të marra nga Kuvendi për propozimet e PD për komisionin e posaçëm parlamentar për reformën zgjedhore , në përputhje me rekomandimet e OSBE, si dhe për reformën territoriale, duke ruajtur arritjet e arritura deri më tani”, shkruan Soreca.

1 komente në “Votimi për vettingun, reagon Soreca: Votë për të ardhmen e Shqipërisë në BE”

  1. Plani 5te pesevjecar says:

    Shko re pirdhu…! Evropiane te kurves. Bla, bla bla….!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje