FSHF ka zyrtarizuar sot emrat e kandidatëve të cilët sipas Komisionit të verifikimit, kanë marrë numrin e duhur të propozimeve për postin e presidentit të këtij institucioni dhe Komitetit Ekzekutiv për zgjedhjet e 3 marsit.
Në garën për president konfirmohen tre emrat e përmendur në ditët e kaluara: Armand Duka, Dritan Shakohoxha dhe Sulejman Starova.
Ndërkohë, ka 12 kandidatura për Komitetin ekzekutiv, ku bien në sy shumë emra të rinj por edhe largimi i peronave të cilët kanë qenë pjesë e këtij organi në vitet e kaluara si zëvendëspresidenti i FSHF, Edvin Libohova, apo Bardhyl Minzhozi.
Njoftimi i FSHF
U zhvillua ditën e sotme mbledhja e Komisionit të Verifikimit, që kishte në axhendë verifikimin e ligjshmërisë së propozimeve dhe integritetin e kandidatëve të propozuar për President dhe anëtar të Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit.
Në përfundim të mbledhjes, që erdhi një ditë pas përfundimit të afatit për depozitimin e kandidaturave për postin e Presidentit të FSHF-së dhe anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv, pasi u shqyrtuan propozimet e sjella nga anëtarët, rezultoi se për postin e kandidatit për President të Federatës Shqiptare të Futbollit kanë marrë numrin e propozimeve të nevojshëm personat e mëposhtëm:
Armand Duka
Dritan Shakohoxha
Sulejman Starova
Kandidatët për anëtar të Komitet Ekzekutiv të FSHF janë 12, të cilët kanë marrë numrin e nevojshëm të propozimeve për të qënë zyrtarisht në garë, së paku 2 propozime, janë personat e mëposhtëm:
Abdyl Kuriu
Anila Basha
Arben Dervishaj
Fatbardh Jera
Envi Hicka
Ermal Tahiri
Ervin Canollari
Gjergji Petro
Lutfi Nuriu
Pano Xhixho
Vasil Bicaj
Ylli Ҫekiҫi
Komisioni i Verifikimit është organi përgjegjës për organizimin dhe mbikëqyrjen e procesit zgjedhor në përputhje me Rregulloren e Asamblesë së FSHF-së dhe kryerjen e kontrollit të integritetit, i miratuar në Asamblen e Përgjithshme të FSHF-së.
Po akoma me Haxhi Lleshin e shijakut 20 vjet ne federate dhe s’u ngop ky hunderr qe e ka kthyer federaten cerdhe te militanteve nga Shijaku qe mundohen te mbajne ne kembe akoma Xhiken barkderr. Jo kesaj radhe futbolli ka nevoje per fytyre te re se ka shkuar shume poshte nen drejtimin e Haxhi Lleshit te Shijakut.
Ti okoke kotruve me haxhi lleshin cpate okoke patate.
E paska henger dhe Pano Xhixho lugen e çorbes te prishur?Rrespekte!