Ilir Meta: Ja pse u çmenda para 25 prillit

12 Shkurt 2022, 18:34Politika TEMA

Ilir Meta ka komentuar zgjedhjet e 25 prillit një vit më parë dhe rolin e ti për të cilin akuzohet se ka zhvilluar fushatë zgjedhore.

Në një intervistë të zhvilluar për televizionin Apollon, ai deklaroi se të gjitha tensionet përpara zgjedhjeve i ka provokuar kryeministri Edi Rama.

“Presidenti ka përgjegjësi për ruajtjen e rendit kushtetues. Përpjekja për të dhunuar zgjedhjet dhe për të përmbysur, zgjedhjet është praktikisht një cenim i rendit kushtetues, që bazohet te vota e lirë dhe te zgjedhjet e lira. Kush e prishi marrëveshjen e 5 qershorit? Presidenti? Jo! E prishi Edi Rama! Është fakt apo nuk është fakt që ai është përgjegjës i të gjithë tensioneve? Ai është burimi i tensionit. Prishja e njëanshme e marrëveshjes deri në zgjedhje, përveç të gjitha akteve të tjera. Kush e prishi Teatrin Kombëtar në mënyrën më antikushtetuese dhe më antinjerëzore? Kur Presidenti, për të shmangur konfliktin e artistëve me Policinë, shkoi vetë dhe e çoi çështjen në Gjykatën Kushtetuese.

Padyshim, që e vetmja rrugë që duhej të pritej, ishte gjykimi nga ana e Gjykatës Kushtetuese. Por interesi tjetër, jo vetëm për të treguar që po bëja fuqi ndaj artistëve, dhe një fuqi në mes të natës, në kulmin e pandemisë, por edhe për të përgatitur kulmin e tensionimit të situatës para zgjedhjeve, bri atë ngjarje që do të ngelet një njollë e zezë për atë qeveri si dhe për të gjithë ata që bashkëpunuan në historinë e Shqipërisë” – tha Meta.

Meta sjellë në vëmendje dhe futjen e tij brenda zyrave të FRD-së apo edhe vrasjen në Elbasan përpara zgjedhjeve.

“Në mbrojtje të votës, për t’iu kundërvënë frikësimit të qytetarëve shqiptarë nga ana e Qeverisë dhe e bandave të organizuara të partisë në pushtet. Thonë pse shkoi Presidenti te selia e një partie politike (FRD) në Tiranë?! Rendi ynë kushtetues bazohet në pluralizmin politik. Të sulmosh e të dhunosh në mënyrë të paligjshme selinë e një partie politike në mes të Tiranës, dhe ky konflikt mediatizohet kudo dhe Presidenti të jetë 100 metra larg selisë dhe të mos shkojë të shikojë në vendngjarje se çfarë po ndodh, kur sapo ka nisur fushata zgjedhore si dhe kur kjo gjë bëhet qëllimisht se vetëm kjo parti politike u regjistrua në koalicionin me opozitën, ky është faji i Presidentit…?

Dhunohen zgjedhjet! Pse shkoi Presidenti në Kavajë? Ata duhet të shqetësoheshin përse punonjësit e Bashkisë hynë të armatosur në zyrën e partisë më të madhë opozitare, përdorën armë, plagosën njerëz, derdhën gjak atje, dhe për 48 orë nuk kapen, derisa të bëjnë një marrëveshje me Policinë. Ata shqetësohen pse Presidenti angazhohet për të parandaluar raste të tilla! Shqetësohen se Presidenti denoncoi mosveprimin e institucioneve të Prokurorisë për çështjen e Elbasanit? Po të kishte vepruar prokuroria, nuk do të kishte ndodhur ajo ngjarje e Elbasanit!

Të gjithë e dimë se cili i bëri ngjarjet e Fierit. Le të vijmë te ngjarja e Fierit! Se të gjithë e dimë se është bërë çështje e madhe kjo historia e mprehjes së sfurqeve! Ju e dini shumë mirë që atë ditë ka pasur një konflikt paradite, dhe konflikti është shkaktuar për fat të keq nga Bashkia e Fierit që nuk ka respektuar rregullat zgjedhore. Kur në mënyrë të dhunshme kanë dashur të heqin posterat e LSI-së në zyrën që ishte marrë, sipas ligjit, për arsye sepse në atë shesh do të zhvillohej një miting i Partisë Socialiste, pasdite” – tha Meta.

10 komente në “Ilir Meta: Ja pse u çmenda para 25 prillit”

  1. ce says:

    Po cfare particke eshte frpdja mor , apo per te mare nje rroge dhe per te patur nje zyre Sali Shehu se ka ngelur pa pune hunderri. Dhe kjo particke nuk mori asnje vote me 25 prill. Nuk e votoi as gruaja e Sali Hunderrit. po cdeshe me rojen e godines duke i vene duart ne fyt, ai pershesh po hante i shkreti. Sa per Fierin leshikes kishte te drejte se atje ishte kandidatja e preferuar qe u be deputete pa mbushur akoma 18 vjec ne 2017 me shkolle te mesme pa asnje cv por me nje kontribut te madh ne trajnimin e lristave erotiko naziskine te Jales ku Kejdi dhembcakallja kishte dhene nje kontribut te madh.

  2. Pacja says:

    Like ben qimja jam kur do te takohemi.

  3. Dhe vjen nje dite... says:

    Eshte shejtan budalla! Halabaku province mendjelehte! Na flliqi si komb fhe shqiptar! Me brek dhe pastaj me kapucon duke takuar rob te dyshimte. Me nje ” j” tek mbiemri dhe me lloj poshtersise mendohet te mashtron qe eshte nje hajdut qe ka abuzuar demokracine e brishte shqiptare.
    Merreni parat dhe futen 1 muaj ne burg! We te mos vij me ne politike! Mos u genjeni! Parat ( 7%, etj) te parat! Pas mesa 1 muaj burg! Moniken mos e ngacmon , vuan per buke! Karroce pa bene ne aeroporte thjeshte e ka per te mbledhje pak buke per femijet me studimet jashte shtetit!

  4. Tomori USA says:

    Ilir Meta ka qene – i cmendur me kohe, pamvaresisht se sesht derguar ne psikiatri. Me te drejt Berisha e ka cilesuar trafikantin me te madh te droges,femrave dhe gjith pislleqeve me te keqia ne Shqiperi e me gjere.
    Ndesa Birne , e -ka cilesuar trafikantin dhe bosin me te pasur te Ballkanit.
    Te gjitha levizjet politike , sa majtas djathtas , i ka bere per tu pasuruar gjithnje e me shume ne kuriz te shqiptareve dhe ne shkeljet ligjore e kushtetuase gjat ketyre 30 viteve trazicjon.
    Kymoster duhej te ishte me kohe ne burgun e Recit por , prokuroret dhe gjukatesit e degjeneruar dhe te kooruptuar si ai, se -kane mare nen hetim edhe pse ka shkelur ligjet dhe Kushtetuten e SHqiperis, duke vepruar si kryetar partie dhe opozite , me shume se perfaqesus i unitetit te popullit.

  5. K says:

    Me keta fshatare injorante nuk shkohet as ne hale jo me ne Evrope.

  6. Fshatari nga Skrapari says:

    Kush ka thene se ky u çmend perpara 25 Prillit?
    Ky eshte me i mençuri i skipetareve te cepanit, eshte hedhur nga njera koder ne tjetren dhe u ngrit lart, duke fluturuar, sipas shembullit te babah habas ali tomorr tomorrices, qe fluturonte me koke te prere dhe ra atje, ku likja shkon e i ben nerimet me ner e me duarte e tij ne zemer, pastaj shkon dhe i fut ne burg me duarte e tij policët ne krye te detyres, se i kane hequr ata te Bashkise prej objekteve te saj, mbasi FRD ka mbaruar kontraten dhe nuk eshte parti palamentare…
    Ku eshte ketu çmenduria? Ai eshte vullai i saleh bej-budalles dhe te dy jane ”engjej te qiellit”, qe kane zbritur ne toke, sipas shembullit te babah alibe tomorr tumorit te teqe-teneqese kulmak, por politiken ai e ka xhan, kushtetuten e ka shpirt dhe kundershtaret i ka budallenj dhe superbudallenj. Cfare te beje i shkreti like! Kot i bjene me qafe!

  7. mona says:

    Thjesht bandit.

  8. Vezhgimi says:

    As nje nga episodet qe permend ky gjasme president , nuk ka lidhje me detyrat e presidentit . Ka organe te tjera qe merren ato pune .

  9. rexha 10 says:

    Thuaja troce more Like .A nuke eshte e vertete se ne Shqiptaret e kemi merake te madhe qe me shume merremi me punen e te tjereve ,se sa me punen qe na takon te bejme .Ke te drejte ,sepse po te shikoshe kryeministerin ,shehe se bene detyren e c’do lloi ministeri .Saliu pervece detyrat e ministrave ,bente edhe detyrat e gjykateseve ,prokuroreve ,,ku arrinte edhe ne perfundimin e ngjarjeve duke bere edhe detyren e hetusit te ceshtjeve te ndrysheme .Kjo ishte rruga qe zgjodhe ti ,dhe te doli nami se ike nga fiqiri . Keshtu thane edhe per Saliun ,qe duhet ti behet nje kontrolle mjekesore ,sepse ka filluar me trembur femijet si lugat .Po keshtu po thone edhe per Ramen .
    A nuke jeni te 3 nje lloi per nga karakteristikat qe jane permendur ?Tamam si tre vellezerit siameze per nga veprimtarite politike dhe doni sa te hipeni ne kale ,dhe veshtire te pranoni zbritjen nga kali po nuke kerciti dajaku .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje