Presidenti ukrainas i drejtohet SHBA: Na tregoni provat që do pushtohemi të mërkurën

12 Shkurt 2022, 18:09Politika TEMA

Ukraina nuk i dorëzohet fatit të vendit të pushtuar, aq më pak të pushtuar në një ditë të caktuar: të mërkurën. Ndërkohë që në rrugët e Kievit jeta duket sikur vijon normalisht, ukrainasit lexojnë gati të habitur që raportet e shërbimeve sekrete amerikane njoftojnë se trupat ruse mund të hyjnë duke filluar nga kjo e mërkurë, duke detajuar madje edhe mënyrat dhe pozicionet nga ku ky pushtim do të ndodhë.

Presidenti Volodymyr Zelenski ishte i qartë, gjatë një deklarate. “ Në qoftë se amerikanët janë 100% të sigurt që do të ketë një sulm, të na tregojnë provat”, edhe pse nënvizoi se qeveria e tij është e vetëdijshme që “ ky rrezik ekziston dhe se vendi është i gatshëm t’i përgjigjet”.

Por sinjalet tregojnë të kundërtën e paqes, në atë rajon.  Ndërkohë që personeli jo i domosdoshëm i pothuajse çdo ambasade po braktis selitë e tyre diplomatike, duke mbushur avionët së bashku me sipërmarrës që prej vitesh investojnë aty, Ministria e Mbrojtjes ka sinjalizuar shtimin  e provokimeve dhe prishje të armëpushimit në Donbass, nga ana e separatistëve.

Sot parashikohet telefonata e shumëpritur midis sekretarit të shtetit Anthony Blinken dhe ministrit të Jashtëm rus Sergei Lavrov, por tensioni nuk duket se mund të ulet, përkundrazi pritet të rritet ndjeshëm me manovrat detare të shpallura nga Kremlini në Azov si dhe në Detin e Zi, duke filluar nga e diela.

19 komente në “Presidenti ukrainas i drejtohet SHBA: Na tregoni provat që do pushtohemi të mërkurën”

  1. Matrapiku says:

    Kane 1 muaj qe gazeta propagandojn rezikun e pushtimit te Ukraines nga Rusia.
    Te gjitha keto per te terrorizuar dhe per te nderzen Evropen ndaj Rusis.

    Nje genjeshter e madhe, qe as vet Ukraina nuk e beson dhe revoltohet me keto Fake News duke reaguar … “mos perhapni lajme te tilla se po shkatroni ekonomin e vendit”, pas u pezulluan investimet dhe renie drastike e vleres se monedhes vendase.
    .
    Ndersa Rusia emohon ne menyr absolute, pushtimin e Ukraines.

  2. Bubuzhel Berati says:

    HAAA PO CFARE PROVASH KERKONE KUR NUK DO KETE LUFTE .
    NUK KA LIDHJE FARE UKRAINA NE KETE HISTORI ESHTE THJESHTE NJE LUFTE E FTOHTE MIDISE SHBA DHE RUSSIE UKRAINA ESHTE VIKTIME E DY PUISSANCE USHTARAKE NJERA BENE SIKUR KERKONE TA MBROJE DHE TJERA BENE SIKUR DO TA SULMOJE EHHH POPULLI UKRAINAS TERRORIZOHET
    NESE RUSSIE DO VENDOSI ARME DHE USHTARE NE CUBE SI DO JETE REAKSIONI I SHBA .

  3. Asd says:

    Me gjithe cfare eshte shkruar per kete perplasje, Putini do te turperohej po te kthehej mbrapsht pa gje. Eshte e qarte qe ai u nis per te bere nje provokim dhe per te trembur boten qe te arrinte disa qellime, por tani ka rene vete brenda. Megjithate parashikimi im (kam edhe une parashikimin tim) eshte qe ne daten 20 shkurt, pra kur mbarojne manovrat e perbashketa me Bjellorusine, Rusia mbledh “kuc e mac” dhe kthehet mbrapsht. Ne te kunderten hapen shume probleme per Putin dhe nuk parashikohet asgje se si do te shkoje fundi. Po u vrane me mijra, Putin rrezikon karrieren e tij por edhe gjygjin ne Hage.

    1. Leo says:

      Po po asd Putin.ka.friken e bidenit dhe rames e CA me shume Ty.
      Rri o shoku fli se sben lek NGA lufta as ti e as une.

  4. Ilir says:

    Nato kerkon qiqra nga Ukraina. kerkon ta beje antare te saj me provokime dhe dredhi.
    Lereni te qete Ukrainen !
    Ukrainasit te vazhdojne te jetojne ne pavarsi dhe sovranitet, duke injoruar propoganden idjote te krereve te Natos , te shteteve te Perendimit me ne krye ShBA .
    Keta jane vec aventuriere te rrezikshem per jeten e njerezve te thjeshte .

  5. vlora.vlora says:

    Russia nuk ben bllof se nuk eshte si larot e Evropes .gjithe ato trupa qe jane zhvendosur kane shpenzime ,te pakten deri afer Kievit russia do e pushtoje ukrainen ,sepse deri afer kievit jane filoruse .Amerika carmatosi ukrainen dhe pastaj beri grushtin e shtetit ,dhe ne fund duan ta fusin ne nato ,Asnjerit si pelqen ti kete raketat te dera e shtepise .Evetmja arme e amerikes jane saksionet swift ,qe nqs ndodh plas lufta e trete boterore ,,Evropa+nato jane si kurvat as te thembra si arijne russise .

    1. Antipatrea says:

      ….. Dhe i kisha thënë kaq herë sat’ëme , atëhere kur punonte tek kamariere tek klubi i Pashalimanit : Kujdes me këta rusët , se s’përdorin prezervativ dhe do të t’a bëjnë zarin …

    2. genti says:

      saksionet swift ,lot lot
      ta kane perkthyer gabim o mik aty ku e ke lexuar ……

      1. vlora.vlora says:

        o ti gje e zgjuar ,e mora psh shpejt e shpejt se s do ti shpjegoje nje injoranti si puna jote se cfare eshte swiift dhe cfare impakti do kete ne ekonomine e rusise

  6. Shqiptar Ukraine. says:

    Presidenti ukrainas eshte filorus si Meta i Shqiperise. Shpejt do i dale tymi nga populli i tij.

  7. Davidi says:

    Na tregoni provat per, Non grata, te Rusise.

  8. Grand says:

    US kerkon me patjeter t’ja dua Putinit!
    Kerkon ta nxis qe te sulmosh Ukrainen! Us kerkon te realizoi operacionin SWIFT, my RUSSIA do duket se nuk eshte ne kete planet. Cdo the paralizohet ne kuptoni ekonomik. Brenda javes falimenton shteti Rus. Kjo ne fakt eshte per ti treguar edhe Jones qe bota eshte sistem Demokratike.
    Amerikanet mesa duket e deshirojne sulmin e Rusise ndaj Ukraine’s. Sulmi i Rusise dhe perdorin i Swift eshte me shume se perdorim i armeve berthamore. Te shohim! Putin po i vjen fundi! E drejte aresyetim i nje komentusi: Eshte lufte apo perballje midis SHBA dhe RUSISE.
    Shume shpejte PUTIN do te jete SADAMI i Rusise.

    1. Balsha says:

      Mëso shqip njëherë o njeri, pastaj komento në faqe shqiptare.

  9. Ceni says:

    Presidenti qorr i Ukraines nuk i sheh forcat ruse ne kufi. Perse kane ardhur ato, per feste? Do e sulmojne dhe do shkepusin gjysmen e vendit, deri ne Dnieper. Kjo, per futjen e gjithe rusve ne nje shtet, Bota Ruse. E ka thene Hantingtoni para 25 vitesh, te Perplasje e Qytetrimeve. Tani lufta do jete midis qytetrimeve. Ne ukraine eshte kufiri mes katolicizmit dhe ortodoksise. Dhe kjo eshte arsyja e luftes, te ndahen ortokset nga katoliket, jo frika nga nato.

  10. american16al says:

    Cfare provash kerkon ky ???!!!! Me sh se 100000 ushtare ne kufi dhe armatim pa fund nuk jane per te festuar diten e veres atje ..mos kerkon ky president qe amerikanet t’i cojne Putin ne zyre….Ha,..Ha……….

  11. Elton says:

    Po sepse Amerikanet duan me patjeter te ndezin luften aty,dhe destabilizojne ekonomite e gjithe Evropes dhe risin fitimet e tyre nga shitja e armeve dhe e gazit.

    1. Hako says:

      Amerikaneve j’u cjerr zeri duke thene mos sulmoni Ukrainen, ndersa specialistet si ti me shoke thoni qe po nxit Rusine per pushtim.Rusia te mos kaloje kufirin dhe “hedh poshte planin Amerikan”.Lexoni historine e luftes se 2-te boterore dhe do te kuptoni se historia e fillimit te luftes eshte kryekeput si e Hitlerit, fillimisht duke aneksuar zonat pro-Ruse , dhe pastaj duke kerkuar siguri te perjetshme te kufinjve per Rracen e vet.

  12. Afer Kievit says:

    Po cfare “presidenti” eshte ky mor aman. Eshte njelloj sikur te besh Agron Llakajn president te Shqiperise. Megjithese ne fakt Agroni do ta bente me mire ate pune se sa ky qe kemi tani…Te gjithe bejne bllofin ne kete histori..populli (ne kete rast i Ukraines) e peson.

  13. rexha 10 says:

    Nuke eshte pune lufte ,pore interesi i gazit .SHBA po bene lojen e bllofit ,sepse i interesone qe Rusia te filloi luften ndaje Ukraines , menjehere mbase fillimit te luftes nderpriten furnizimet me gaze ndaje shteteve Europiane .37% e gazit Ruse ,kalone neper teritorin e KIEVIT .Nje konflikte me MOSKEN do te krijonte problemet e medha,8% ekonomise se Ukraines sigurohet nga gazi Ruse qe kalone ne token e KIEVIT .Eshte pikerishte kjo arsyja qe kryeministeri i UKRAINES po i kerkon prova Amerikes se do te pushtohen te merkuren.nderkohe SHBA po i bene thirrje vendeve Arabe ,Katar qe temarin masa per furnizimin e shteteve te Europes ne raste te ndonje sulmi te pa pritur nga ana e Rusise . Dhe nga ana tjeter SHBA mere masat e saje per te furnizuar me gaze vendet europiane qe mernin gazin ruse ..Egjithe kjo loje ,qe nisi si shaka e PUTINIT do te perfundoje ne demin e tije . Tani mvaret se ku eshte interesi me i madhe i shteteve te kontinentit te vjeter . Decizionin me te madhe do ta luaje GJERMANIA ,DHE ITALIA ,SI DY SHTETET QE IMPORTOJNE ME SHUME GAZIN RUSE ,KU NJERI SHTETE 50 %, QE ESHTE GJERMANIA .NDERSA TJETERI QE ESHTE ITALIA ESHTE 40%TE GAZIT RUSE .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje