Vuçiç i vendosur: Serbia nuk duhet ta njohë Kosovën

12 Shkurt 2022, 15:38Rajoni TEMA

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç edhe njëherë ka përforcuar qëndrimin e tij se Serbia në asnjë mënyrë nuk duhet ta njohë Kosovën.

Vuçiç në një intervistë për mediat serbe, nuk ka ngurruar që të ritheksojë se nuk është me rëndësi pranimi i pavarësisë së Kosovës, ndërsa ka shtuar se Ballkani i hapur është një mundësi për një bashkëpunim të ndërsjellë.

“Unë nuk mendoj se duhet të pranojmë apo njohim pavarësinë e Kosovës, në asnjë mënyrë. Megjithatë ne duhet të punojmë me shqiptarët nga Kosova për bashkëpunim të ndërsjellë, por kjo është e pamundur sepse pavarësia është gjithçka për të cilën ata duhet të flasin”, ka thënë Vuçiç.

Ai gjithashtu ka theksuar se Ballkani i Hapur është një ide e mirë për të kapërcyer marrëdhëniet e këqija dhe sa i përket drejtësisë, ai ka theksuar se nuk ka dyshim se Serbia ka pësuar një padrejtësi të madhe”, është shprehur ndër të tjera Vuçiç.

 

3 komente në “Vuçiç i vendosur: Serbia nuk duhet ta njohë Kosovën”

  1. Analisti amator says:

    Metamorfoza e Vuciqit
    Fillimisht Vuciqi, mbas vdekjes se Millosheviqit ne Hage, ishte i trembur. Nen trysnine perendimore filloi bisedimet me Thacin per “arritjen e marreveshjes perfundimtare me njohje reciproke”. Platforma e bisedimeve ishte teoria e “shkembimit te territoreve”. Ne kete kohe Vuciqi fliste per interesat e popullit serbe dhe i shmangej spjegimeve per njohjen e Kosoves. Me sa duket ai dhe Hashimi po binin dakort qe te arrihej kjo marreveshje ku Kosova te merrte Presheven dhe Bujanovcin, kurse Serbia Veriun e Mitrovices. Pra shkembim territoresh ne emer te ruajtjes se pupullit. Pasurite natyrore do i jepeshin me koncesion Amerikes. Dihet se ne kundershtim me Ameriken dhe Rusin qe ishin dakort me kete platforme, Evropa e kundershtoi sepse kjo zgjidhje do hapte ne Evrope “Kutine e Pandores”.
    Me sa duket bisedimet ishin nga fundi dhe po te ishte se Kosova dhe Serbia do merreshin vesh, Evropa do e kish te veshtire te sabotonte marreveshjen. Ajo qe beri te deshtonin bisedimet midis Thacit dhe Vuciqit ishte populli serb. Vuciqi po hulumtonte opinionin serb sepse mendonte qe kete marreveshje, nqs do arrihej, ta kalonte ne referendum ne Serbi. Nga hulumtimet dilte se populli serb ishte gati 90 perqint kunder kesaj zgjidhje. Populli serb mendonte se Kosova ishte pjese e pushtuar e Serbise.
    Kjo ishte arsyeja qe Vuciqi nderoi mendje. Si skile qe eshte ai nuk mund te rrezikonte reputacionin e tij.
    Ne ndihme i erdhi Haradini, qe shpalli taksen 100 perqint. Eshte gati e sakte se ishte Sali Berisha qe e keshilloi Haradinin per te vene kete takse. Historia dihet se si Vuciqi doli nga bisedimet duke na bere ne fajtor.
    Ne Shqiperi Sali Berisha shpalli Haradinin hero dhe Thacin spiun, duke haruar se kjo ishte pikerisht ndihma me e madhe qe ju dha Vuciqit per te dale nga bisedimet. Shkembimi i territoreve i shnderua ne ndarje te Kosoves e keshtu me rradhe deri me sot bisedimet ne menyre konstante jane sabotuar.
    Pikerisht nga momenti qe Vuciqi nderoi mendje, ai ndryshoi dhe fjalorin. Ai ka deklaruar disa here se ai nuk do e njohi Kosoven qofte se do i kushtoje edhe jeten.
    Fatkeqesa e pales sone eshte se si Haradini apo Kurti nuk kuptojne, ose bejne sikur nuk kuptojne se bisedimet per njohje nga Serbia, jane ne favorin tone. Eshte pak pikelluese kur mendon se si Kurti ne fillim tha qe bisedimen nuk jane ne axhenden e tij… por qellimi im ishte vetem te kujtoja “metamorfozen e Vuciqit” dhe jo gjenialitetin Kurtit.

  2. Ceni says:

    Per kosoven nuk ka rendesi mendimi yt, po pavarsia. Tani ata jetojne te lire. As i vrisni e as i perzini dot nga shtepite.

  3. po ke te drejte.tani ata jetojne te lire,vetem 86.000 prej tyre aplikojne cdo vit per vize gjermane,perfshi 800 anetare te FSK

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje