Sokol Kushta sulmon Dukën dhe Rejën: Me Brojën në fushë ndaj Anglisë, nuk do të dilte 4 plus

13 Shkurt 2022, 18:16Sport TEMA

Sokol Kushta, një nga legjendat e futbollit shqiptar, ka thumbuar drejtpërdrejt trajnerin e Kombëtares shqiptare, Edy Reja, si dhe presidentin e FSHF-së. Në një status në profilin e tij në Facebook, Kushta shkruan:

“Që Broja është lojtar klasi, nuk ka nevojë ta them në këto momente…Thjesht tani unë po e shijoj këtë djalë, duke e parë çdo 3 ditë. Por “kënaqësia” më e madhe që po shijoj është lëpirja qe po i bëjnë shumica e gazetarëve, që ishin kundër para dhe pas ndeshjes në Londër.

Ishin ata që dolën pro trajnerit dhe presidentit…dmth kundër Brojës. Unë isha i sigurtë që po të qe në fushë, Broja pjesa e parë nuk do dilte 4 plus. Dhe zgjidhja qe ulja në tribunë me preteksin që Broja është kapriçoz.

Dhe nuk është rastësi që trajneri i Kombëtares del dhe bën fushatë për presidentin e FSHF-së. Veprim absurd! Nuk e di në cilin shtet do ndodhte kjo gjë që trajneri i Kombëtares të bëjë fushatë për presidentin e futbollit”, shkruan Sokol Kushta.

5 komente në “Sokol Kushta sulmon Dukën dhe Rejën: Me Brojën në fushë ndaj Anglisë, nuk do të dilte 4 plus”

  1. Trotski says:

    Drejt Sokol.Sjellja ndaj Brojes eshte fyerje ndaj Sportdashesve Shqiptare.

  2. Drini says:

    Mero, qe Armand Duka e ka mbush kupen kjo nuk do as mend as kalem, por te gjithe keta oponentet qe i kane dale kunder jane te gjithe pa shkolle, po kur them te gjithe te gjithe. Jane 99% e tyre qe edhe shkollen e mesme e kane mbaruar naten.

  3. WTF was that? says:

    Broja nuk luajti as pas Anglise me klubin e tij se ishte I demtuar o njerez te perendise.Traineri eshte zot i skuadres ,kush nuk deshiron ta degjoje ate nuk ka vend ne ekip

  4. Bk says:

    Sa shume te drejte ke i dashur Kushta. Duka duhet larguar me doemos. Ai eshte aty i paligjshem. Shoqata e tifizeve kuq e zi duhet te bojkotoje te gjitha aktivitetet e futbollit perfshi edhe kombetaren deri sa Duka te jape doreheqjen. I kemi pare dhe mare vesh te gjitha pislleqet e tij. Haptaz u kene kerkuar pare lojtareve per te luajtur ne kombetarr perfshi edhe Xherdan Shaqiri. Cfare priyet me. Ky brez lojtaresh qe kemi tani nuk duhet zhgenjyer. Ata mund te bejne shume me teper me nje trainer normal qe nuk le lojtarin me te mire ne tribune.

  5. Shkodrani says:

    Lojtar te mire si Armando dhe Xherdani mund te gjejeme perseri, por hajdute e maskarenj si Duka dhe shoket e tij, nuk mundemi. E veshtire me ja kalu!!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

1 Komente

  1. A
    Albana Piroli

    TI KE TE DREJT SOKOL SE GJITH PISLLEQET DHE PAZARET I BEN DUKA SA PER REJEN DO BEJ SI I THOT PADRINO DUKA, NUK ESHT ME FUTBOLLI SI KA QEN DIKUR SIDOMOS KETU TEK NE NE ALBANIKISTAN, MBROJA NUK ESHT PER TE LOZ PER DUKEN SE NUK E DUAN DO PARA DUKA SE NDRYSHE NUK TE FUT NE LOJ DHE SKUADRA JON HUMB CDO NDESHJE ME DUKEN ME PISLLIQET E TIJ.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje