Kukësi fiton thellë ndaj Kastriotit dhe vendos në presion Tiranën me Laçin

13 Shkurt 2022, 16:14Sport TEMA

Kukësi ka arritur që të fitojë thellë ndaj Kastriotit në shifrat 4-0.

Verilindorët e kthyen ndeshjen në të mërzitshme duke mos lënë shumë vend për histori.

Goli i parë erdhi nga Gligorov, i cili i ndihmuar nga devijimi i pafat i Karakacit, do të gjente realizimin e parë.

I dyti do të vinte me penallti, teksa Taipi nuk gaboi nga 11-metrat, duke e mbyllur të parën në 2-0.

Ndërkohë me nisjen e së dytës, pas një aksioni fantastik ishte Basha që e mbylli në perfeksion duke gjetur cepin e rrjetës.

Vulën e vendosi Bahtiri në minutat e fundit, për të vendosur në presion Lacin dhe Tiranën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje