Presidenti ukrainas e pranon: Sulmi rus po afrohet, u informuam për ditën

14 Shkurt 2022, 21:00Bota TEMA

Situata në kufirin ruso-ukrainas është në kolaps të plotë , me datën e një pushtimi të mundshëm rus që thuhet të jetë brenda pak ditësh. Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, në një fjalim televiziv theksoi se ishte informuar për një sulm nga Moska në 48 orët e ardhshme, pra të mërkurën.

Më herët, Shtetet e Bashkuara lëshuan alarmin për një pushtim brenda pak ditësh, duke parë rritjen alarmante të forcave ruse në kufirin me Ukrainën. Fuqitë perëndimore kanë furnizuar rregullisht Ukrainën me armë ditët e fundit.

Deklaratat e Zelenskit janë të habitshme, duke pasur parasysh se ai ka shmangur përmendjen e mundësisë së luftës në ditëe e mëparshme, nga frika se ekonomia e vendit të tij mund të përkeqësohet më tej.

E mërkura është cituar nga CIA si dita kur do të shpërthej një sulm rus në Ukrainë.

Në fjalën e tij, presidenti ukrainas thekson se në vend, në këtë ditë, himni kombëtar do të luhet kudo nga mëngjesi, ndërsa flamuri do të varet në ndërtesat kryesore .

Uashingtoni ka vendosur të zhvendosë ambasadën amerikane në Ukrainë nga Kievi në Lviv në perëndim të vendit për shkak të “përshpejtimit dramatik” të zhvillimit të forcave ushtarake ruse në kufi, njoftoi sot kreu i diplomacisë amerikane. Pentagoni akuzon Rusinë për grumbullimin e 100,000 trupave në kufirin me Ukrainën.

4 komente në “Presidenti ukrainas e pranon: Sulmi rus po afrohet, u informuam për ditën”

  1. demokrati says:

    Gazetaret faqezinj shqiptare, ata qe u perdoren nga Serbia per montimin e akuza monstuoze ndaj UCK, ishin ne radhe te pare per ti bere echo propogandes se Kremlinit per nje rend te ri boterore.”Albanologet” ruse te FSB se bashku me “Operatoret” turistik po i japin nje pamje te rreme me ate cka po perballe populli dhe qeveria e Ukraines, nje agresion fund e krye kriminal ndaj lirise dhe te drejtes se nje populli per te vendosur mbi te ardhmen e tij.Gazeta e lavrovit ne Tirane dhe kanali tv i Rusise ne dizinformacion te plote do te shpallin renien e Kievit para se barbaria ruse te bombardoje qytetet dhe qytetaret paqesore ukrainas..Nese zinxhiri komandues i ushtrise ukrainase ka mbetur i paprekur nga tenja ruse, ukrainasit do ta kthejne token ukrainase ne varr per barabaret ruse.

    1. ;) says:

      Ti do jesh ai kryegjeniu i CIA’s qe dhe alarmin per armet berthamore ne Irak ne 2004 dhe kur arritet atje gjetet nje K-r te madh! Qindra mijera jete te pafajshme u humben me ato informacionet te shpikura…, keshtu qe te besosh verberisht prapaganden e rreme te Perendimit nuk me e logjikshme se ate te ketyre qe akuzon ti

  2. Dajti says:

    Jam dakort me ty Demokrat.Shiko si flasin ; Rusia do te pushtoje Ukrainen. Keta gazetaruce harojne se perpara se te pushtohet nje vend behet sulmi dhe sulmi nuk dihet se si perfundon. Mbrojtesit gjithemone jane me moral te larte dhe japin jeten per lirine e Atdheut. Po ushtaret Ruse qe kane nje muaj ne mes te bores e akullit e flene ne cadra ne nje lufte te pa drejte cfare morali kane ???

  3. Shqiptar says:

    Te ndalet agresioni. Luftenxitesit si dje dhe sot jane te tille,sepse jane mesuar me teorine e luftenxitjes. Popujt duhet te çohen ne protesta kudo dhe ne çdo vend per te kundershtuar fashistin Putin!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje